Gjatë 8 orëve mazhoranca ka hedhur poshtë amendamentet e propozuara nga opozita, veç njërit të PDIU-së. Gjithashtu Kuvendi ka miratuar me 77 vota pro dhe 33 kundër projektligjin për tatimin mbi fitimin.
Duke folur në Kuvend, kryeministri Edi Rama tha se: Me punën e bërë dhe me buxhetin e 2014 ndalë rrënimin e 1996 për të boxheve. LSI ka tërhequr përkohësisht amendamentin për tatimin e biznesit fason.
Ndërkaq pas debateve mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës për projektbuxhetin për vitin 2014 dhe paketën fiskale, Kuvendi ka miratuar me 77 vota pro dhe 33 kundër projektligjin për tatimin mbi fitimin.
Me miratimin e këtij projektligji janë rrëzuar amendamentet e paraqitura nga opozita për ndyshimet për tatimin mbi pagat dhe për bizneset. Ndërsa LSI ka tërhequr përkohësisht amendamentin për tatimin e biznesit fason. LSI bie dakord që të mbajë pezull këtë amendament duke i dhënë kohë qeverisë brenda pranverës të hartojë një paketë integrale që do t’i vijë në ndihmë këtij biznesi.
Nga 3 amendamentet e paraqitura nga LSI, kjo e fundit tërhoqi përkohësisht amendamentin për tatimin e fasonëve. PD ka propozuar 39 amendamente, deri tani i janë hedhur poshtë 2 amendamente. Në fillim të seancës të pranishëm ishin 113 deputetë dhe ishte kuorumi për të nisur punën seanca.
SEANCA MINUTE PAS MINUTE E NISUR NGA ORA 11:00 DERI NE OREN 18:50
ORA 18:49 KUVENDI MIRATON ME 82 VOTA BUXHETIN E VITIT 2014
Me 82 pro, 27 kundër dhe zero abstenime Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për Buxhetin e vitit 2014. Kjo seancë është karakterizuar nga debate të shumta dhe përplasje mes mazhorancës e opozitës.
Gjatë votimeve, mazhoranca ka hedhur poshtë të gjitha amendatet e propozuara nga opozita për disa ndryshime në projekt-buxhetin e vitit 2014.
ORA 18: 37 NAÇO-MEDIU PËRPLASJE PËR FONDIN E ISH-PRONARËVE
Dëshpërblimi i ish-pronarëve ka qenë debati mes kreu të PR-së, Fatmir Mediu dhe ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço. Duke mbajtur fjalën për të sqaruar amendamentin e tij, ish-ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu tha se, qeveria duhet që të shtojë fondin e dëmshpërblimi për këtë kategori.
Ish-ministri Mediu, ka kërkuar në foltoren e Kuvendit, që fondi për dëmshpërblimin e ish-pronarëve të jetë më shumë se 3 milionë dollarë aq sa është parashikuar. Sipas Mediut, duhet që fondi në buxhetin e 2014 të jetë të paktën 10 milionë dollarë. Sipas tij, nëse vazhdohet me këtë ritëm, duhen 700 vite kohë që ish-pronarët të kompensohen.
Ndërkaq ministri i Drejtësisë, Nasip Naço tha se, qeveria gjatë këtyre 3 muajve ka bërë më shumë se, qeveria që iku. “Kërkoi që në buxhetin e shtetit të shtohen edhe 10 milionë dollarë. Sipas tij, nuk janë vlerësuar ish-pronarët nuk janë trajtuar. Por kjo është një çështje që ai e ka humbur që 8 vite më parë, sepse ka pasur prioritete të tjera e jo kompensimin e ish-pronarëve. Për ish-pronarët kjo mazhorancë do të bëjë më shumë se çkeni bërë ju në gjithë këto vite”, tha gjatë fjalës së tij ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.
“Kemi qenë të dy pjesë e kësaj mazhorance, kemi hartuar edhe buxhetin e 2013 së bashku. Kjo është çështje e të drejtës se ku e ka vendin politika”, ishte replika e Mediut pas fjalës së ministrit Naço.
ORA 18:20 KUVENDI RREZON AMENDAMENET E OPOZITES PER BUXHETIN, MIRATOHET AI I PDIU
Kuvendi i Shqipërisë, ka hedhur poshtë me shumicë votash amendamentet e propozuara nga opozita në lidhje me projekt-buxhetin e 2014. Gjatë votimit me më shumë se 79 vota janë rrëzuar amendamentet e propozuara kryesisht nga deputetët e PD.
Ndërkohë që deputetët me vetëm dy vota kundër, kanë miratuar amendamentin e deputetëve të PDIU-së, të cilët kërkonin ngritjen e monumentit në Kllogjer që përkujton masakrat e bëra nga forcat greke ndaj popullsisë çame.
ORA 17:47 ME BUXHETIN E 2014 SHMANGEM 1996
“Duke falenderuar kryetarin e Kuvendit, për atmosferën e re në këtë Kuvend. Duke falenderuar të gjithë deputetët për punën intensive që bënë për shkak të afateve. Ndalimin e rrënimi dhe shmangien e një ballafaqimi të dhimbshëm të shoqërisë dhe vendit me flakët që rrezikonin shtëpinë tonë njësoj si në vitin 1996, për shkak të boxheve”, tha në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama, duke folur për buxhetin e 2014.
Duke folur në Kuvend, kryeministri Edi Rama tha se, këto janë pasoja e një borxhi të lënë nga qeveria Berisha.
“Ju flisni sikur ne jemi në fund të 4-vjeçarit dhe sikur para 100 ditësh nuk ishit në qeveri, por jeni prej 8 vitesh në opozitë. Ju flisni sikur borxhet që latë nuk kanë lidhje me ju. Ne nuk kemi shtuar borxh, por thjeshtë kemi legalizuar katet pa leje të borxhit tuaj. Ne do të matemi me fjalët tona por nuk mund të mos matemi edhe me veprën tuaj, për shkak që pasoja e keq-qeverisjes tuaj i kemi përpara si një shkëmb që na ka zënë rrugën dhe që ne do e shkatërrojmë me këtë buxhet.
270 milionë euro kontrata të lidhura të pazbatuar nga ju dhe që sot janë borxhet
160 milionë dollarë për rimbursimin e TVSH, i keni lënë aty
50 milionë për ujin dhe dritat i keni lënë pas
40 milionë dollarë për financimin e qeverisjes vendore nga ekzekutimi i keni lënë
60 milionë dollarë që duhet të ishin shpenzuar për ndihëm ekonomik, i shpenzuar për kumarin elektoral e me rradhë të tjerat në shumën e 750 milionë dollatëve dhe në kushtet e Shqipërisë është një sfidë e jashtë zakonshme dhe ne sot kemi sigurinë e plotë dhe krenarinë e duke ju thënë shqiptarëve në sy se: Kemi fituar.
Mund të ishte dhe ndryshe. Mund të mos ja kishim dalë dot nëse nuk do të kishim bërë atë marrëveshje dhe sot do të ishim në gjendjen e tu kërkonim njerëzve, që nuk janë fajtorë për të borxh, të financonin punën e Kuvendit e tonën, duke u ulur rrogat. Por kjo nuk ndodhi. Ndodhi e kundërta. Ne nuk do t’ia ngarkojmë më të dobëtëve barrën e një krize që e keni krijuar me politikat tuaja”, tha kryeministri Edi Rama.
"Jeni opozita e parë që amendoni buxhetin duke u bazuar në buxhetin e qeverisë. Ju nuk keni program dhe vetëm ju mund ta bëni këtë gjë. Keni lënë për kryetar një roje të SHQUP-i. Keni lënë një lider që ju qofshi që e lini të dalë ntga shpia
Ju faleminderit që e bëni këtë, pasi është konfirmimi se në Shqipëria është vetëm një program, ky i yni. Ne na ndihmoni duke propozuar nisma në këtë program. Ne jemi më të qetë sepse i gjithë parlamenti punon mbi këtë program. Ne jemi e vetmja rrugë e kemi thënë. Pendesa është qytetare tha ai që kurrë nuk u penduar", tha kryeministri Rama.
(Në foto: Kryeministri Rama duke foluar nga foltorja e Kuvendit)
RAMA: JA SE ÇKENI BËRË ME LEGALIZIMET
Duke folur në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka folur veçanërisht për 3 çështje kryesore.
“E para: Jeni mbreslënës. Kërkoni që në 100 ditë të ndryshojë sistemi i shëndetësisë. Nga ai me kountribute në një tjetër. Ne do të bëjmë të mundur që secili ta marrë kujdesin shëndetësor sipas nevojës e jo sipas xhepit”, deklaroi Rama.
“E dyti: Ka shumë të pastrehë në Shqipëri. Solli një listë. 450 banesa në Tiranë që janë ngritur dhe sot rrinë e degradojnë. Edhe në Durrës. 250 banesa që nuk shpërndahen. Ka edhe nëpër Shqipëri. Këto janë banesa boshe, si pasojë e një mënyre tuajën të drejtuarit si ajo e juaja: Boshe. Ju keni bërë një politikë strehmi në hije dhe keni harxhuar shumë para për të marrë kredira që njerëzve ua keni dhënë falas dhe qeverisë i keni ngarkuar të paguajë interesat. Edhe kjo është pjesë tjetër e borxheve që nuk është e shënuar këtu. Me këtë çështje do të ballafaqohemi pas vitit të ri”, theksoi në fjalën e tij kryeministri Edi Rama.
“Së treti: Legalizimet janë në fakt politika më diskredituese për ju dje dhe sot, por do të mbeten një njollë diskredituese në histori për atë që i keni bërë këti vendi, ku ka lulëzuar ndërtimtaria pa leje. E keni quajtur Bathoren mrekullinë e 8 të botës. I keni inkurajuar për të ndërtuar me premtimin se do i legalizonit. Keni lënë një borxh që fillimisht e keni me ata.
Keni mbledhur 300 mijë vetëdeklarime. Në 8 vite nuk keni matur as gjysmën e tyre. Vetëm në 140 mijë ndërtesa u keni shkuar në shtëpi. Në këto 140 mijë ndërtesa që nuk keni shkuar për tu matur shpinë, por kokën, 70 mijë familjeve ua keni marrë paratë, pasi nën dorë ua keni marrë paratë. Nga 70 mijë banesa vetëm 21200 keni denjuar ti shpërbleni duke ju dhënë lejen e famshme, atë “Shaban-tapinë” tuaj. Por edhe këta nuk kanë marrë lejen. Kjo është politika antikombëtare. Dhe ju keni dhënë vetëm 15 mijë tapi. Më pak se 5 për qind të premtimit tuaj.
I keni lënë borxh këtij shteti 1 milionë dollarë për sigurime shëndetësore dhe shoqërore të atyre që keni marrë në punë tek Aluizni. Vetëm në 30 shtator, një ditë pasi drejtori të merrte detyrën, keni lidhur 200 kontrata të reja pune. Ju keni hipotekuar ndërtesa që nuk ekzistojnë. Ju keni marrë paratë për një ndërtesë që ata kishin në plan ta bënin. Keni hipotekuar ajrin.
Keni dhënë 76 raste legalizime për ndërtime pa leje në monumente kulture.
42 raste keni legalizuar ndërtime në rrugë, sepse kolektorë nuk njihni ju.
3 nga katër raste kur Aluizni shkon në gjykatë, janë abuzime të këtij institucioni.
Keni ndryshuar 22 herë në 8 vite ligjin e legalizimit. Dua t’iu tregoj se çfarë gjendje i keni lënë ju që vini e kërkoni pse su bënë për 100 ditë.
Ju keni marrë njerëzve ju, 79 milionë dollarë që duhet të shkonin tek ish-pronarët. 30 milionë dollarë ku kanë shkuar. Se sa të vërteta janë këto që them unë, apo që thoni ju, le ta gjykojë populli.
Keni nxjerrë mbi 100 vendime qeverie. Dhjetëra urdhëra personalisht të kryeministrit, sepse janë përzier shumë me këtë histori. Ne jemi shumë të qartë se çkemi thënë për të gjitha ato që kemi të shkruara. Mbani shënime dhe na i kujtoni. Ky është i vetmi shërbim që mund ti bëni këtij vendi për 4 vitet e ardhshme.
Ndërkohë që 160 mijë familje kanë bërë deklarimet dhe skeni bërë as matjet dhe këtyre ja një rast: “Depozituar në 10 korrik 2013. Proceduar në 12 korrik dhe legalizuar në 14 korrik”. Këto janë arsyeja se pse jeni ju aty ku jeni sot.
Lëreni të vdekurin të varroset me të vdekurit, bëhuni të gjallë se po shkuar pas të vdekurit, me të vdekurin do shkoni”, përfundoi fjalën etij, kryeministri Edi Rama fjalën e tij në Kuvend.
ORA 17:41 NDIHMA EKONOMIKE, DEBATE VELIAJ-NOKA
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, ka deklaruar se, ish-kryeministri Sali Berisha i ka sajuar mesazhet. “Ai iku siç ikën gjithmonë. Më kujton atë librin e famshëm “Kolonelit s'ka kush t'i shkruajë” (Gabriel Garcià Marquez). Kolonelit që bëri 100 ditë luftë dhe kërkonte pension përjetë.
Dhe kur nuk i dilte pensioni, se në fakt në luftë nuk kishte qenë ndonjë hero i madh filloi të merrej me një profesion tjetër: Lojën me gjela. Kështu edhe koloneli ynë, pas 1 mijë ditë luftë me mullinjtë e erës ku shkatërrojë këtë vend, në pritje të pensionit të vet ka sajuar këtë lojën me gjela. Thonë që e kanë me shumë seriozitet këtë punën e amendamenteve dhe vetëm 19 vota keni këtu”.
Ai ka folur edhe për abuzimet me ndihmën ekonomike në Kamzë dhe ka deklaruar se, Xhelal Mziu ka shtuar 3 mijë emra fiktivë në këtë skemë.
“Është e vërtetë, në bashkinë Kamzë nga 45 mijë lekë e ndan në 45 mijë lekë. Sepse ua ndan të gjithëve nga 25 mijë lekë. Vetëm në bashkinë Kamzë janë 3 mijë veta fiktivë. Ajo dosja që ka sot Xhelal Mziu do të bëhet një vandakt. Dhe ajo lista prej 3 mijë njerëzish do të bëhet zero lekë. Si mund të jeni krenarë për faktin se, aty ku ju votojnë më shumë, janë më të varfër. Askujt nuk do i mungojë gjeli i për vitin e ri. Dhe ata të pëndjekurit dje thanë se, nuk e kishin menduar që një parti e majtë të bënte kaq shumë”, tha Veliaj.
Ndërsa deputeti i Kukësit, Flamur Noka ka reaguar ndaj akuzave të ministrit Veliaj. “Është qesharake kur mburren këta ministra si kokoshi në majë të plehut. Asistencën e ke përgjysmuar në çdo komunë të Kukësit. Në të gjitha statistikat qarku i Kukësit, mbetet më i varfëri edhe prandaj qeveria jepte 60 % ndihmë. Po ua dyfishoni çmimet atyre dhe shqiptarëve”, tha Noka.
ORA 17:28 BERISHA: PENDOHUNI! LEGALIZIME ME 1 EURO BANESAVE
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se nuk po mban premtimet e bëra për shqiptarët. Ai e ka vënë theksin në legalizimin e banesave ndërsaa ka lexuar dy mesazhe, që sipas tij, ja kanë dërguar qytetarët.
“Qytetarët më detyrojnë të sjell këtu zërin e tyre. Ja çmë shkruan një qytetar: “Ju lutem zoti Berisha, pyete pak Partizanin Velo, pse na e uli asistencën sociale, nga 45 mijë në 25 mijë”. Po bëjnë lukse e orgji me paratë tuaja e ska përgjigje tjetër.
“Jam një qytetar nga Pogradeci. Me neveri dëgjova fjalën e zëdhënësit të kryekreut. Orizi ka qenë 70-80 lekë, sot është 100 lekë, buka 60 lekë, tani është 80 lekë. Pensioni im ishte 60 mijë lekë, tani është 190 mijë lekë”, këto janë zëri i qytetarëve. Pendohuni dhe hidheni poshtë këtë buxhet. Pendesën e kanë njerëzit e qytetaruar. Nëse ju vendosni për ti marrë një pension, pensionisti. Ju po i merrni kafshatën njerëzve. Hajdeni të modifikojmë këtë buxhet”, tha Berisha.
Duke folur për legalizimin e banesave falas, ish-kryeministri Sali Berisha, tha se, “ato shtëpi të gjitha do të legalizohen me 1 euro dhe kjo do të jetë taksa për ta. Ju mbani mashtrimin. Fillon me vitin e ri lëvizja e madhe për legalizimin e të gjitha banesave me 1 euro. Këtu do jeni ju kur të zbresë nga çdo anë e Shqipërisë referendumi për legalizimin e banesave”.
REAGON PJERIN NDREU
“Nuk ka bërë vaki asnjëherë që dy mesazhe të jenë njësoj. Përsa i përket legalizimeve ne do i bëjmë falas. Ku zotëria kishte 8 vite kohë, bashkë me Xhelal Mziu, kishin kohë të vidhnin asistenca. Kanë katandisur një zonë në mjerim të thellë, aty ku kanë marrë më shumë vota”, ishte reagimi i deputetit Socialist, Pjerin Ndreu.
ORA 16:53 FINANCIMET PËR BASHKITË, DEBATE TOPALLI-BRAÇE-PELESHI
Debate mes deputetes demokrate, Jozefina Topalli dhe deputetit socialist, Erjon Braçe. Gjatë fjalës së saj në këtë Kuvend, deputetja Topalli tha se, qeveria ka vendosur një Diskriminim mes bashkive të djatha dhe të majta. “Bashkia e Tiranës merr më pak se sa bashkia e Tepelenës”, tha Topalli. Sipas saj, është “duke u vendosur sistemi i luftës së klasave”.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kreut të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe. “Ndahet shqipëria në mënyrë të turpshme. Bashkia e Tiranës merr 11.8 milionë dollarë ndërsa bashkia e Tepelenës mes 300 mijë dollarë, 30 herë më pak. Bashkia e Shkodrës, me 4.1 milionë dollarë, ndërsa e Maliqit me 200 mijë dollarë. Komuna Pustec që ka më pak se gjysmën e banorëve se bashkia e Maliqit, merr më shumë se kjo e fundit”, tha Braçe.
Gjatë këtij diskutimi, e ka marrë fjalën edhe zv/kryeministri Niko Peleshi. Ai ka deklaruar se, nuk ka ndarje mes bashkive të majta dhe të djathta. Sipas tij, Bashkia e Korçës, merr më pak fonde dhe grante se Bashkia e Shkodrës.
“Në këtë buxhet ne kemi bërë më shumë se premtimi ynë, sepse nga 40 milionë dollarë që ishte në 2013 fondi për grantet konkuruese e kemi çuar në 60 milionë dollarë, duke e rritur me 50 %”, tha Peleshi.
“Ne po i qëndrojmë të gjitha premtimeve elektorale dhe vetëm brenda këtyre 100 ditëve. Në 4 vite do i mbajmë të gjitha premtimet”, përfundoi Peleshi. Ndërsa kreu i grupit demokrat Edi Paloka tha se, “opozita ka paraqitur amendamentet e premtimeve të pambajtura nga mazhoranca”.
ORA 16: 30 NISIN DISKUTIMET PËR AMENDAMENTET E PROJEKT-BUXHETIT 2014
Ish-ministri i Bujqësisë, Genc Ruli ka kujtuar qeverisë se nuk është duke mbajtur premtimin e saj, për bujqësinë dhe dhënien e subvencioneve nga ana e ekzekutimit. Sipas Rulit, qeveria nuk ka parashikuar asgjë në buxhetin e vitit 2014 për bujqësinë.
Ndërsa ka reaguar ministri Ilir Beqaj. “Tashmë është bërë efektive një kredi e BB-së, prej 30 milionë dollarësh për ujitjen dhe kullimin. Unë që ish-ministri i Bujqësisë të vinte me ndonjë skemë për ujitjen dhe ai propagandoi ujitjen me puse dhe në atë pjesë të Shqipërisë, në jug ka funksionuar kjo skemë”, deklaroi .
Ka reaguar menjëherë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se, jo vetëm një njeri të përgjigjet për të gjitha, sepse sipas tij, ka ministra që e njohin këtë fushë.
Ndërkaq, ish-ministri i Bujqësisë, Genc Ruli tha se, ministri Beqaj nuk duhet të jetë gjithbërës.
ORA 16:25 MIRATOHEN NDRYSHIMET E LIGJI PER SHENDETESINE FALAS
Miratohet me shumicë votash, prej 79 vota pro, 31 kundër dhe zero abstenime, projektligji “Për disa ndryshime...”, “për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Mazhoranca ka hedhur poshtë të amendamenteve të opozitës, së propozuar nga deputetja Albana Vokshi. Duke folur në Kuvend, deputetja Vokshi tha se, “premtimet tuaja për shëndetësi falas janë vetëm gënjeshtra, duke mos votuar amendamentin për shëndetësinë falas”.
Ndërkaq, pas deputetes Vokshi, ka folur edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Për të, hyrja në fuqi e shërbimit shëndetësor falas duhej të hynte në fuqi që në janar 2014, por sipas tij gjendja ekonomike e vendit është e dobët.
“Në Shqipëri 470 mijë persona kanë kountribute aktive. Nuk e pranueshme që edhe me sistemin kontributiv të mbajmë një sistem regresiv. Nuk është e drejtë që ministri, Kryeministri, të paguajnë vetëm 0.6 % të pagës për detyrime, e polici, mësuesi, infermierja, të paguajnë më shumë se 3 herë. Nuk do të rritet asnjë qindarkë kountributet në fshat”, tha Beqaj.
Edhe ish-kryeministri Berisha ka folur në lidhje me këtë fakt. “Kur dëgjova ministrin në atë Ufo-depistim dhe shënoje në fund të buxhetit. Këto muhabetet more zotëti nuk bëhen asnjë kuzhinë. Ky është një megamashtrim, kështu mashtruat qytetarët shqiptarë. U jap fjalën shqiptarëve se nga janari e tutje fillon një lëvizje e fuqishme për shërbimin shëndetësor falas”, tha Berisha.
Deputeti socialist Taulant Balla tha që, “ish-kryeministri të përfitojë një shërbim shëndetësor falas”. Ndërsa ka reaguar edhe deputeti, Flamur Noka i cili ka sulmuar deputetin Taulant Balla. “Kolegu e ka meraku tek ai denoncimi për tentativën e përdhunimit nga ajo vajza me SIDA”, tha Noka.
ORA 15:50 MIRATOHET NDRYSHMET E TVSH, BIEN AMENDAMENTET E PD
Kuvendi ka miratuar me shumicë votash, projektligji “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar”. Me 78 pro, 26 kundër asnjë abestenim është miratuar ky projekt-ligj. Gjatë votimit janë hedhur poshtë të gjitha amendetet e bëra nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike.
ORA 14:45 BERISHA: TË HIQET TVSH PËR BUKËN
Diskutime të shumta janë bërë nga deputetët në lidhje me TVSH-në për ilaçet dhe për ushqimet e shportës. Duke folur për këtë çështje, deputeti demokrat, Ridvan Bode tha se, TVSH-ja, për ilaçet të mos hiqet, por të bëhet zero, duke lënë pullat fiskale.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ka deklaruar se, qeveria është duke mbajtur një premtim.
“Do ta heqim, e kemi thënë edhe në fushatë dhe do e miratojmë dhe me ligj që mund ta vendosim më 1 janar 2014”, deklaroi ministri Beqaj.
Ndërkaq, ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar me anë të një amendamenti që të hiqet TVSH-ja për bukën.
14:00 MIRATOHET PR/LIGJI PER SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar” miratohet me 79 vora pro dhe 25 vota kundër. rrëzohet amendamenti i deputetes PD Jorida Tabaku për të bërë zero taksën e biznesit tè vogël.
Ora 13: 43 MIRATOHET PR/LIGJI PER AKCIZAT, RREZOHET AMENDAMENTI I PD-së
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” miratohet me 75 vota pro, 17 kundër asnjë abstenim. Rrëzohet amendamenti i PD-së, i propozuar nga deputeti i PD-së Genc Ruli për zero akcizë naftës për fermerët. Ministri i Bujqësisë tha se “Ne do ta mbajmë premtimin por nuk mund të nisë kjo, pa konsoliduar skemën dhe mënjanuar çdo spekullim”
ORA 13: 17 MIRATOHET PR/ LIGJI PER TAKSAT KOMBETARE
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar” miratohet me 76 vota pro, 30 kundër, 1 abstenim. Ky pr/ligj kërkon dhe pëlqimin e Presidentit dhe është rënë dakord që kjo gjë të ndodhë me dekretimin dhe hyrjen në fuqi të menjëherëshëm të këtij pr/ligji.
(Ne foto: Votimi i pr/ligjit “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar” )
13: 10: RREZOHET AMENDAMENTI I BERISHES, ISHTE KUNDER RRITJES SE AKCIZES SE NAFTES
Deputeti i PD-së Sali Berisha dhe kreu i PR-së Fatmir Mediu propozuan amendament kundër rritjes së akcizës së karburantit me 10 lekë më shumë. Me 73 vota kundër dhe 32 vota është hedhur poshtë amendamenti.
“Në votimet e sotme ky parlament po voton për të rrëzuar përdhe ekonominë e Shqipërisë. Sot ju rrisni në mënyrë katastrofale çmimin e naftës. Jua servirni shqiptarëve se është taksa e karbonit. Taksa e karbonit ka vite që vilet, është 0.75 për litër, taksa e qarkullimit është taksa e gijotinës. Çmimi rëndon në fermerë . ndalopni këtë masë të çmendur.
Ju garantoj se në 2015 borxhi do ju marrë parpara me 85 %. Ju nuk do vuani por shqiptarët. Jeni bixhoxhinj, kumarxhinj. Kërkoj që ky amendament të toovtet dhe kamera të mbetet në menonier en kohës si akti mnë i rëndë i shtryjs së shqëprisë drej recensionit “- tha Berisha
Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri tha se “Karburanti në Shqipëri p kthehet në çmime relativisht të pranueshme, është e mirë për të kufizuar qarkullimin e mjeteve. Ul dhe ndotjen“
12:45 MIRATOHET ME 77 VOTA PRO DHE 33 KUNDER PROJEKTLIGJI PER TATIMIN MBI FITIMIN
Pasi ka votuar me 72 vota pro dhe 36 kundër nenin 8 të paketës fiskale për “hyrjen në fuqi menjëherë” të saj, Kuvendi ka miratuar në tërësi projektligjin për tatimin mbi fitimin me 77 vota pro dhe 33 kundër. Më votimin e këtij projektligji janë rrëzuar edhe amendamentet e opozitës për ndryshime në këto nene, ndërsa LSI ka tërhequr amendamentin e saj.
12:40 BUSHATI: PO RIKTHEHET POLITIKA E RRITJES SË TAKSAVE DHE TATIMEVE
Amendamenti i paraqitur nga Helidon Bushati ka të bëjë me tatim-fitimin mbi agrobiznesin. Sipas tij është një premtim elektoral i pambajtur, pasi kjo qeveri i rikthehet politikës së rritjes së taksave dhe tatimeve.
“Në këtë paketë që po diskutojmë sot rriten tatimet për biznesin e madh. Dëmtohen investimet. Tatimi mbi fitimin për biznesin e madh është 50% më i madh krahasur me bazën e sotme tatimore. Kjo përbën një mashtrim të pastër elektoral nga ana juaj zoti kryeministër. Mashtrim ndaj atyre që i besuan kryeministrit. Sot qeveria nëpërmjet votimit apo rrëzimit të këtij amendamenti merr vlerësim nga biznesi për mbajtjen apo jo të premtimeve të bëra”, tha Bushati.
12:33 POLLO: BUXHETI 2014 NUK PARASHIKON MBAJTJEN E PREMTIMEVE
Dëputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo ka kërkuar të mos tatohen bizneset e reja. Sipas tij, premtimet e bëra nga PS janë gënjeshtra, dhe zotime të pambajtura.
“Buxheti 2014 nuk parashikon mbajtjen e premtimeve. Po kështu nuk po mbahet premtimi i legalizimeve falas. Kryeministri duhet t’u përbahet pretimeve të bëra. Është një zotim që e ka bërë kudo në gjithë vendin, është edhe në programin e PS, dhe nëse ka ndryshuar diçka që nuk e bën dot, atëherë le ta thotë”, tha Pollo.
Në replikë Braçe tha se “Po ndërtohet një alibi e tërë mbi premtimet”.
12:27 BERISHA: RAMA ËSHTË SHPALLUR KUKUTHI I TREGJEVE TË PARASË
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përmendur kontratat e nënshkruara gjatë qeverisjes së tij, duke theksuar se rritja e tatimit për këto sipërmarrje do të largonte investitorët e huaj. Duke u ndalur tek situata financiare në vend, Berisha tha se “rama është shpallur kukuthi i tregjeve të parasë, duke dëmtuar financat e vendit, dhe duke rritur borxhin”.
“Janë me qindra kontrata të firmosura me këtë shtet, janë projekte gjigande nga TAP, e deri tek gjigandi i Devollit, janë me qindra kontratat e tjera. Ky vendim është i ndëshkueshëm nga çdo gjykatë. Nga ky vendim do rrokullisen financat e vendit. Ky regjim fiskal pas zotimeve solemne do t’i thotë investitorëve se nuk do paguani 10 po 15 %. Kjo shkel marrëveshjet kontraktuale dhe është hap fatal për investimet. Kërkoj që të tërhiqen nga kjo taksë. Del i ashtuquajtiri ministër në Ekonomisë, që qshtë tabula rasa në ekonomi, dhe flet për vendet e punës.
Më duhet t’i them kryekreut, se këto ditë ka një shfaqje shumë të rëndë në tregjet financiare të vendit. U emetuan obligacionit 2-vjeçare në euro, dhe në vend të 40 mln euro të kërkuara, të gjitha ofertat e e marra së bashku, u kërkuan 24 mijë euro. U emetuan obligacione me interes fiks 7-vjeçar dhe sërish u ofruan shumë pak. Është rritur borxhi në vend. Ndërsa kreu i qeverisë është shpallur kukuthi i tregjeve të parasë, ndaj i them stop presionit të ekonomisë. Me këtë pesimizëm, dramacitet ju injektoni vetëm largim dhe frikë të parasë.
Kërkoj që t’i jepet qytetarëve ndihma ekonomike, pagesa e aftësisë së kufizuar dhe paga e 13-të.
Dhe të paguhen biletat e “Belle Air” sepse i latë shqiptarët rrugëve, me falimentimin që i bëtë kompanisë për ta marrë për vete”, tha Berisha.
12:30 TATIMI MBI FITIMIN, PS-LSI GJEJNE KONSENSUS, LSI TERHEQ PERKOHESISHT AMENDAMENTIN
LSI tërheq përkohësisht amendamentin për mbajtjen të pandryshuar të tatim fitimit për biznesin e fasonëve, dhe të mos rritej në 15 % siç e propozoi qeveria. LSI bie dakord që të mbajë pezull këtë amendament duke i dhënë kohë qeverisë brenda pranverës të hartojë një paketë integrale që do t’i vijë në ndihmë këtij biznesi. Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha aleanca PS-LSI në pranverën e vitit që vjen do të avancojë me plotësimin e një paketë të plotë masash fiskale për biznesin.
Ndërkohë Kuvendi rrëzoi me 73 vota kundë amendamentin e PD-së, propozuar nga deputeti i PD-së Ridvan Bode për "për mbajtjen e pandryshuar e tatim fitimit për bizneset me xhiro më të lartë se 8 milionë lekë, me qëllim që biznesi dhe tregu shqiptar të jenë sa më konkurrues brenda dhe jashtë vendit. " Një amendament i tillë i propozuar edhe nga kreu i PR-së Fatmir Mediu u hodh poshtë me 75 vota pro, 39 kundër dhe 1 abstenim.
Dy amendamentet kishin të bënin me nenin 7 të projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.
VASILI: MBAJME PEZULL AMENDAMENTIN PER FASONET
“Problemi është kompleks. Qeveria tha garancinë për trajtim të paketës integrale të cështjes së binestit fason që do të shqyrtohet edhe me grupet e interesit, lehtësira të karakterit infrastrukturor, dhe administrativ duke e bërë të mundëshmë të jetë një biznes i shëndetshëm. Duke konstatuar që është një zgjidhje më e plotë, hartimi i kësaj pakete brenda pranverës mars- prilll dhe mundmësia e ardhjes së saj në parlament bën të domosdoshme mbajtjen pezull të këtij propozimi në pritje të një pakete të tillë. Do të rishprehemi për mënyrën e ecurisë së mëtejshme në paraqitjen e plotë të kësaj zgjidhjeje në muajt e plotë që vijnë”
“- tha kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili.