Miratohet pr. buxheti 2023, pritet rritje ekonomike 2.6%! Ministrja: Mbështetje sektorit të energjisë elektrike për të mbrojtur familjarët nga rritja e çmimit

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar ditën e sotme projektbuxheti për vitin 2023, në të cilin parashikohet që ekonomia shqiptare të ketë një rritje prej 2.6%. Po ashtu në projekt-buxhet parashikohet që të ngadalësohet inflacioni duke arritur në një nivel mestar prej 3.6%.

Kjo u bë e ditur nga ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, e cila u shpreh se ky buxhet do të vijojë që të mbështesë energjinë elektrike, me qëllim mosrritjen e çmimit për konsumtorët dhe bizneset. Sipas Ibrahimajt, gjithashtu do të të vijohet që të mbështeten kategoritë e shtresave në nevojë.

‘Gjatë vitit 2023 parashikojmë që ekonomia shqiptarë të rritet me një normë prej 2.6% në terma real dhe 5.7% në terma nominalë, ne parashikojmë që gjatë vitit të ardhshme infalcioni të fillojë që të ngdalësohet duke arritur një nivel mestatar prej 3.6%. Ne nëpërmjet buxhetit që sapo prezantuam do të vijojmë që gjatë vitit të ardhshëm të kemi një konsolidim fiskal duke reduktuar nivelin e pritshëm të borxhit public, duke reduktuar normat e defiçitit dhe duke parashikuar një balancë primare pozitive.

Projekt-buxheti reflekton këto parametra makro-ekonomik. Kemi ulur parashikimin për vitin 2023 nga 3% që e kishim në 2.6%, ky projekt buxhet do të bëjë të mundur që të krijohen hapësirat e duhura me qëllim që ekonomia shqiptare të përballojë rreziqet që lidhen me këtë parashikim në një formë të duhur dhe solide, duke krijuar hapësira për çdo goditje që do të vijë në të ardhmen. Projektbuxheti do të prezantohet me detaje në ditët në vijim. Ky buxhet do të vijojë që të mbështesë energjinë elektrike, mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike. Gjithashtu do të vijojë që të mbështesë kategoritë e shtresave në nevojë.’- u shpreh Ibrahimaj.

Sa i takon projektligjit për Amnistinë Fiskale, ministrja e Ekonomisë u shpreh se nuk ka një datë për miratimin e Amnistisë Fiskale ndërsa shtoi se po punohet për ligjin.

'Amnistia fiskale është një ligj i veçantë dhe nuk është parashikuar në projekt buxhetin që miratuam. Është ende në konsultim publik me partnerët ndërkombëtarë dhe nuk kemi ende një datë për miratimin e këtij ligji.'- u shpreh ministrja.

Ministrja u pyet edhe në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku tha se gjatë takimit u raportua për masat e marra nga ana e institucioneve dhe masat që do të merren në vijim për të siguruar mbrojtjen e vendit.

‘Roli i Presidentit të Republikës është që të thërrasë komitetin e sigurisë kombëtare. Diskutuam për sigurinë kibernetike ku çdo institucion raportoi mbi masat e marra, nivelin e goditjes dhe masat që do të merren në vijim në raste sulmesh.’- u shpreh Ibrahimaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:46
Qeveria zgjat gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike deri në 30 qershor 2023

1665413252_Krizaenergjitikeinfo.jpg

Këshilli i Ministrave vendosi të shtyjë deri më 30 qershor 2023 gjendjen e emergjencës energjetike. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. Gjenda e emergjencës ishte parashikuar që të përfundonte në 31 dhjetor 2022, por qeveria vendosi që ta shtynte.

Më 3 tetor të vitit të kaluar, Rama, njoftoi se kriza e jashtëzakonshme energjetike do të përfshinte dhe vendin tonë. Sipas kryeministrit Edi Rama, kjo krizë kishte nisur të jepte shenjat nga Kina e Koreja e Jugut, në Amerikë, në Britaninë e Madhe dhe në hapësirën e Bashkimit Evropian, e deri në vendet fqinje, si Italia e Greqia. Ndërkohë, për këtë qeveria ka ndërmarrë masa për të kursyer energji, mes tyre reduktimi me 15% i energjisë në institucione apo thirrjeve të vazhdueshme për kursim.

Ora 14:07
Vendimi i qeverisë: Nga 1 nëntori, nisin aplikimet për stacionet e ankorimit për mjetet lundruese

 

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka treguar vendimin e qeverisë për stacionet e ankorimit për mjetet lundruese duke thënë se aplikimet do të nisin që më 1 nëntor të këtij viti.

 “Një vendim tjetër i qeverisë ka të bëjë me sezonin e ardhshëm veror. Kaluam vendimin për disa ndryshime në rregulloren e menaxhimin e stacioneve të plazhit sepse nuk do të mendojmë për plazhin kur mendojnë pushuesit, por më parë për të marrë të gjitha masat që sezoni i ardhshëm të jetë edhe më i mirë se ky që kaluam.

Një ndryshim që vlen të përmendet është i kufirit minimal të stacioneve të plazheve publike që do të menaxhohen nga bashkitë. Ndonëse këtë vit, 50% e parcelave të plazhit të parashikuara nga bashkitë bregdetare ishin publike, minimum ligjor ishte 20%, e ngritëm 30% m. Do të vijojnë kontratat të jenë të vlefshme dhe për vitin tjetër.

Do të futen vitin tjetër dhe 2 masa për turizmin sic janë stacionet e ankorimit për mjetet lundruese. Për vitin që vjen, aplikimet në sistemin online fillojnë më 1 nëntor. I gjithë procesi do të kryhet brenda vjeshtës dhe dimrit të vitit 2022”, tha Kumbaro.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kaka: 10/10/2022 19:12

    Nisma qe do na lehtesojne dimrin

    Përgjigju
  • Ledi: 10/10/2022 19:11

    Super qeveria shqiptare ka bere shum per shtetin

    Përgjigju
  • Rei: 10/10/2022 18:42

    Ju keni dhene nje ndihme shume te madhe me paketat qe keni krijuar

    Përgjigju
  • Eva: 10/10/2022 18:42

    Shume vendime te mira keni marr per te qene ne mbeshtetjen tone

    Përgjigju
  • besi: 10/10/2022 18:34

    bravo per menaxhimin e krizes qe po e ben me mire situaten ne vend

    Përgjigju
  • andi: 10/10/2022 18:34

    ky plan do na coi perpara fal vizionit te qeverise

    Përgjigju
  • Olti: 10/10/2022 18:06

    Ne krizen e energjise elektrike ju jeni nje ndihme shume e madhe per ne

    Përgjigju
  • Toni: 10/10/2022 18:05

    Fale jush si qeveri ne po ndihemi shume te qete qe cmimi i energjise nuk po rritet

    Përgjigju
  • Olti: 10/10/2022 18:04

    Qeveria cdo dit me shum po na percjell plot te mira si ne rritjen Ekonomike dhe me permiresimin e kursimin e energjise

    Përgjigju
  • Sokol: 10/10/2022 18:00

    Te tilla vendime jane ne dobi te te gjithe ne

    Përgjigju
  • Shkodrane: 10/10/2022 14:37

    Nuk e kuptoj se si llogariten këta indikatorë kur mbizotëron ekonomia informale dhe të gjithë papërjashtim deklarojnë bilance të rremë?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë