Shqipëria dhe Italia, për herë të parë zhvilluan një mbledhje të përbashkët mes qeverive, ku u nënshkrua një marrëveshje partneriteti strategjik dhe 15 marrëveshje të tjera në disa fusha si mbrojtja, shëndetësia, siguria e infrastruktura. Kabineti qeveritar i udhëhequr nga shefi i ekzekutivit Edi Rama udhëtuan drejt Romës, ndërsa kryeministrja italiane Meloni kishte rezervuar një pritje zyrtare për homologun e saj në Vilën Doria Pamphili.
Liderët e dy vendeve, Edi Rama dhe Giorgia Meloni vlerësuan raportet e kahershme mes dy vendeve duke e quajtur një ditë historike mbledhjen e dy qeverive.
“Sot për ne është ditë historike, sa herë unë shkoj në NATO dëgjoj të flitet për ditë historike, por historike është kjo sepse për herë të parë qeveria shqiptare ulet me qeverinë italiane për të folur për projekte të përbashkëta”, tha Rama.
“Dua të falënderoj Kryeministrin Rama, ministrat dhe ambasadorët që kanë punuar për këtë ditë historike.",- tha Meloni.
Shefi i qeverisë tha se bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve tashmë do të konkretizohet në kantiere të mëdha bashkëpunimi, duke veçuar atë të 7 anijeve në zonën e Pashalimanit.
“Thellimi i kësaj marrëdhënieje dhe është njëherësh drejtimi i thelbit të kësaj lidhjeje të veçantë, të këtij partneriteti strategjik që më në fund shoqërohet nga kantiere të mëdha. (...) Nuk janë dy anije të vogla, as dy varka, sepse kur bëhet fjalë për varka është lajm negativ, pra nuk janë vetëm 2 anije. Por, mbi të gjitha janë 7 anije që do të ndërtohen në Pasha Liman nga një kompani italo-shqiptare, pala italiane do të jetë Fincantieri, pala shqiptare do të jetë KAYO. Dhe kjo do të jetë një sipërmarrje e përbashkët që do të krijojë vende pune, njohuri për të rinjtë shqiptarë dhe që do të furnizojë Italinë, Shqipërinë nëse do të ketë nevojë, por dhe vendet e tjera”, tha Rama.
Kryeministrja italiane Meloni vlerësoi rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, duke theksuar se po sillet si një komb europian. Nga ana tjetër, kryeministri Rama riartikuloi edhe njëherë tezën e tij për integrimin e vendit tonë në BE pa të drejtë vetoje. E si për të treguar raportet e mira mes dy vendeve dhe përkrahjen që Italia i jep Shqipërisë në rrugën Europiane, Rama me batutë u shpreh se Shqipëria është gati që në BE të përfaqësohet nga komisioneri italian.
“Nuk jemi ne ata që e vendosim se kush është evropian dhe kush jo dhe Shqipëria, sigurisht, është një vend, një komb europian. Ajo çka na takon ne është ta ndihmojmë këtë proces në mënyrën më serioze dhe nëse është e mundur më të shpejtë të mundshme, sepse edhe kjo është në interesin tonë”, tha Meloni.
“E kam thënë këtë edhe në raste të tjera, ne jemi gati të bëjmë një marrëveshje me Bashkimin Europian për të mos përdorur as veton dhe as votën, nuk na intereson. Ne jemi ithtarë fanatikë të vlerës europiane dhe nuk kemi asnjë qëllim, asnjë mendje të vendosim veto dhe do të thotë që jemi gati të nënshkruajmë që mund të përfaqësohemi nga komisioneri europian italian”, theksoi Rama.
Italia ka zhvilluar dhe të tjera mbledhje të përbashkëta me vende anëtare të BE-së, por është e para herë që ulet në një tryezë të përbashkët me një shtet janë Unionit.
Delegacioni shqiptar
Të pranishëm në mbledhjen me Italinë ishin: zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku; ministrja e Jashtme Elisa Spiropali; i Drejtësisë Besfort Lamallari; ajo e Brendshme Albana Koçiu; i Mbrojtjes Pirro Vengu; e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Evis Sala; e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj; i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja; i Mjedisit Sofjan Jaupaj; dhe Adea Pirdeni, ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Kryeministrja Giorgia Meloni thotë se sakrifica e shqiptarëve në vitin 1943 për të shpëtuar mijëra ushtarë italianë nga nazsimi, meriton të rikujtohet dhe rivlerësohet.
Pyetja: Do doja t’ju pyesja për diçka që ka ndodhur 80 vite më parë. Në shtator të vitit 1943, mijëra ushtarë italianë të humbur nëpër Shqipëri u fshehën nga shqiptarët, të cilët i strehuan dhe i mbrojtën nga nazistët. A mendoni që ka ardhur koha që kjo faqe humanizmi të ndërsjellë meriton të kujtohet dhe të rivlerësohet sot?
Giorgia Meloni: Po, meriton të kujtohet dhe të rivlerësohet. Janë disa projekte që po përgatiten në këtë kuptim. Kjo është faqe e jashtëzakonshme e historisë dhe e marrëdhënieve tona. Nëse do të kërkohej gatishmëria jonë për këtë ide, ne do ta kishim menjëherë.
Edi Rama: Unë do të doja të shtoja që ne jemi krenarë për dy çaste shumë të rëndësishme të historisë tonë. Njëri është më së shumti i njohur për të gjithë shqiptarët — që është shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kohë kur Shqipëria e mbylli luftën me më shumë hebrenj se sa e filloi atë, dhe nuk ka asnjë të dhënë të njohur për një person të vetëm me identitet hebre që t’i jetë dorëzuar nazistëve. Por një tjetër pjesë e historisë që është po aq e rëndësishme, është ajo që ka të bëjë me ushtarët italianë që mbërritën në Shqipëri për t’u shpëtuar nazistëve. Ishin 25 mijë që u shpëtuan nga shqiptarët. Ishte një oficer italian, një oficer i lartë italian, i cili humbi jetën në Shqipëri në atë kohë, dhe shqiptarët e varrosën atë me nderimet më të larta. Djali i tij, oficer i ushtrisë italiane në vitin 1991, u bë personi kyç për organizimin e misionit “Arco Baleno”, një mision italian për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në një fazë të jashtëzakonshme pas daljes së saj nga komunizmi.
Kryeministri tha se në marrëveshjen e nënshkruar mes kompanisë shtetërore italiane Fincantieri dhe asaj shqiptare, KAYO mes dy ministrive të Mbrojtjes, bëhet fjalë për ndërtimin e të paktën 7 anijeve në Pashaliman. Rama shtoi se Shqipëria shumë shpejt do të furnizojë Italinë me anije dhe po ishte e nevojshme dhe vendet e tjera.
“Nuk janë dy anije të vogla, as dy varka, sepse kur bëhet fjalë për varka është lajm negativ, pra nuk janë vetëm 2 anije. Por, mbi të gjitha janë 7 anije që do të ndërtohen në Pasha Liman nga një kompani italo-shqiptare, pala italiane do të jetë Fincantieri, pala shqiptare do të jetë KAYO. Dhe kjo do të jetë një sipërmarrje e përbashkët që do të krijojë vende pune, njohuri për të rinjtë shqiptarë dhe që do të furnizojë Italinë, Shqipërinë nëse do të ketë nevojë, por dhe vendet e tjera”, tha Rama.
Kryeministri Rama dhe homologia e tij, Meloni folën dhe për raportet me shtetin grek.
Pyetja: Ju folët për 6 mujorin e parë të vitit 2028. Ju folët për ministra te Shqipërisë që flasin italisht, por ju siguroj që kemi ministra që flasin mirë greqishten, nuk na ndihmojmë me Greqinë.
Flitet për dy anija të vogla. Kjo do të përdoret dhe për të ndaluar fluksin migrator. Do ju kujtoja ngjarjen e rëndë me anijen Sibila dhe shteti italian ende nuk ka kërkuar falje.
Meloni: Përsa ai takon çështjes së hapur të dialogut politik Ne jemi mbështes të hyrjes së Shqipërisë në BE duke respektuar rregullat mendoj që fakti që do të përfundonin marrëveshjet me të fundit tregon dhe një punë të mirë që është bërë nga ana e Shqipërisë. Po e ndjekim dhe po përpiqemi ta lehtësojmë. U fol sot dhe për përfshirjen e universiteteve italiane të drejtësisë në hartimin e teksteve juridiksionale.
E di që ka disa fërkime, unë i njoh miqtë e mi grek dhe dua të them qe ata janë njerëz që kanë punuar për të mirën e Evropës.
Rama: Unë do të thosha që si Italia dhe Greqia janë dy vende fqinje. Fakti që është deti në mes na relakson për sa kohë takojmë njëri-tjetrin. Jemi në linjë kontakti, ndoshta mund të jetë e ndërlikuar se nuk kemi kohën të relaksohemi duke notuar ndërsa përshkojmë me varkë për të shkuar tek tjetri. Unë do të thosha që pasi kalon një moment jo i lehtë për të gjitha arsyet që të gjithë i njohin. Ne jemi në rrugën e duhur, jemi duke punuar mire së bashku. Për ne vlerat e mbrojtës, pakicave janë vlera dhe parime që janë të pandashme nga ekzistenca e Shqipërisë. Kur Shqipëria vë përpara nesh apo si të thuash na thërret në këtë drejtim apo na bën ndonjë vërejte janë mirëseardhur. Unë jam optimist së në faktin në vitin 2028 kur Italia do të ketë kryesinë dhe Giorgia do të drejtojë negociatat nuk do të ketë nevojë ta telefonoj Qiriakon (kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis), se deri atëherë do të kemi zgjidhur çdo gjë.
Është e sigurt jemi mëse të lumtur që të ndihmojmë, ti japim një dorë se nuk ndodh shpesh që Italia ti kërkojë ndihmë Shqipërisë. Nuk do ta harroj kurrë atë çka bërë forca te zjarrfikësve italianë kur ne patëm tërmetin. Ata rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish në një vend që kishin ardhur për herë të parë. Këto janë gjëra që mbeten përgjithmonë dhe bëjnë që Italia të mos jetë thjeshtë aleat, por të jetë motër e Shqipërisë.
.jpeg)
Shqipëria dhe Italia forcuan edhe më tej partneritetin në fusha të rëndësishme, me shkëmbimin e një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh mirëkuptimi, në kuadër të mbledhjes së parë ndërqeveritare mes vendeve të mbajtur në Romë.
Marrëveshjet që u shkëmbyen nga ministrat respektivë të kabineteve qeveritare mbulojnë një gamë të gjerë fushash strategjike.
Më poshtë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara mes Italisë dhe Shqipërisë
1. Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin mbi sigurinë kibernetike
2. Marrëveshje ndërqeveritare në lidhje me koncesionin e një huaje ndihme për mbështetjen e krijimit të një sistemi të mbrojtjes civile shqiptare
3. Marrëveshje ekzekutive për nismën kundrejt përforcimit të aftësive të mbrojtjes civile në Shqipëri
4. Marrëveshje për realizimin e projektit në mbështetje të neonatologjisë, në mbrojtje të fëmijëve dhe nënave
5. Memorandum mirëkuptimi operativ kundër trafikut të drogës
6. Marrëveshje për bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes
7. Memorandum mirëkuptimi mes fondacionit MAXXI, Muzeu Kombëtar i Arteve i Shekullit të XXI dhe Galeria Kombëtare e Arteve e Republikës së Shqipërisë
8. Protokoll mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes civile
9. Marrëveshje teknike për dorëzimin e dy motovedetave të Guardia Costiera italiane për Forcën Detare Bregdetare Shqiptare
10. Deklaratë mirëkuptimi mes departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile shqiptare dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, zyra e Tiranës
11. Marrëveshje financiare mes Cassa Depositi e Prestiti SpA dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë eklektike në Shqipërinë veriore, pas tërmetit të vitit 2019
12. Memorandum mirëkuptimi me Cassa Depositi e Prestiti SpA dhe Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë
13. Memorandum mirëkuptimi me Simest SpA dhe Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve Shqiptare, AIDA
14. Memorandum mirëkuptimi mes Fincantieri dhe KAYO, memorandum paraprak përpara krijimit të joint ventures për punimet në kantieret e Pasha Limanit
15. Memorandum mirëkuptimi mes Leonardo SpA dhe KAYO
16. Marrëveshja e partneritetit strategjik mes Ramës dhe Melonit
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, kryeministrja italiane Giorgia Meloni u pyet nga gazetari i medias Rai3 mbi marrëveshjen për strehimin në Gjadër të Lezhës të emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të futen në territorin e Italisë.
Meloni tha se për nga forma, marrëveshja me Shqipërinë është revolucionare dhe se kjo formulë po kopjohet tashmë nga shumë vende të Bashkimit Europian.
Kryeministrja italiajne u shpreh e bindur se pavarësisht se ky projekt ka mbetur në vendnumëro për momentin, “ingranazhet” juridike do të zhbllokohen sapo të hyjë në fuqi Pakti i ri i BE-së për Migracionin dhe Azilin.
“Ka disa vende europiane të cilat prej kohësh përpiqen të ndërmarrin veprime të ngjashme, në të njëjtin drejtim dhe me të njëjtin qëllim. Të gjithë e kuptojmë se një nismë e tillë është revolucionare sa i përket mënyrës së menaxhimit të flukseve të emigracionit. Ne e dimë mirë pse deri më sot nuk ka funksionuar siç duhet. Protokolli do të funksionojë kur të hyjë në fuqi marrëveshja e re për azilin. Nëse disa transferime të emigrantëve janë bllokuar, kjo është një çështje që do të zgjidhet së shpejti”,- tha Meloni.
Ndërsa kryeministri Rama theksoi se nuk është penduar aspak që ka pranuar marrëveshjen për emigrantët me vendin fqinj.
“Sa i përket pyetjes suaj nëse jam penduar — nëse ju, që për dy vjet me radhë bëni të njëjtën pyetje, nuk jeni penduar, si mund të jem unë? Unë kam bërë 100 gjëra të tjera me Kryeministren tuaj. Këtë e kam thënë që në fillim: me Italinë, unë do të vazhdoj ta bëj këtë bashkëpunim 100 herë, edhe pse 100 herë të tjera do të vazhdoni të jeni kundër — dhe me vendet e tjera jo. Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarëdo që i vjen ndër mend”,- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen italiane Meloni hodhi edhe njëherë tezën se Shqipëria është gati të pranojë një marrëveshje me BE-në, për anëtarësim pa të drejtë vetoje. Rama tha se janë gati që të nënshkruajnë marrëveshjen dhe të përfaqësohen nga Komisioneri Europian Italian.
“Siç theksova edhe gjatë mbledhjes, dhe siç kam thënë edhe në raste të tjera, ne jemi gati të bëjmë një marrëveshje me Bashkimin Europian, pa kërkuar as veto dhe as votë. Nuk na intereson kjo pjesë. Ne jemi ithtarë të vendosur dhe fanatikë të vlerave europiane, dhe jemi të gatshëm ta nënshkruajmë marrëveshjen. Mund të përfaqësohemi nga Komisioneri europian italian. Do të ishte shumë për ne”, tha Rama.
Në konferencën e përbashkët për shtyp pas mbledhjes së qeverisë mes Italisë dhe Shqipërisë, kryeministri Edi Rama shkëmbeu batuta me kryeministren italiane Meloni. Rama tha se nuk ekziston qeveri tjetër jo italiane, që të flasë 100% italisht, përveç asaj të Shqipërisë. Më tej, mbledhjen e parë të qeverisë mes dy vendeve e quajti ditë historike.
“Kemi edhe provën shkencore që përveç qeverisë italiane, nuk ekziston qeveri tjetër joitaliane që të flasë 100% italisht dhe është veçse ajo shqiptare. Do doja të shtoja që sot për në është ditë historike, sa herë unë shkoj në NATO dëgjoj të flitet për ditë historike, por historike është kjo sepse për herë të parë qeveria shqiptare ulet me qeverinë italiane për të folur për projekte të përbashkëta dhe për të folur për të ardhmen të përbashkët, por të flasë edhe për të bërë një bilanc të gjërave që janë bërë. Në të gjitha vitet që kam udhëhequr Shqipërinë, më duhet të them që skam asnjë dyshim mbi qëllimet e mira, dashurinë dhe për të bërë me të gjitha qeveritë, por me këtë qeveri është dëshira për të bërë, por edhe të bërit, jemi mirënjohës, sepse jo vetëm motra e madhe e Italisë është motra ime, por edhe ministrat e saj qenë me në shumë të gatshëm dhe vazhdojnë të jenë të gatshëm për të na ndihmuar dhe shpresoj të mos keqkuptohet dhe të mos merret për keq kur unë them falë angazhimit vëllazëror të ministrit të mbrojtjes së Italisë sot jemi në gjendje të projektojmë në disa drejtime konkretisht për të fuqizuar aftësitë tonë të mbrojtjes”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thekson se partneriteti mes shtetin italian do të forcohet më shumë teksa rendit një sërë projektesh të reja, kryesisht në sektorin e energjisë.
“Falënderoj ministrin Tajani, i cili si një evropian i vërtetë, por njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, ka qenë mik i Shqipërisë. Ai po na mbështet në të gjitha elitë tona, dhe po e bën këtë jo vetëm në rrugë diplomatike dhe në aspektin ekonomik. Dhe nëse sot më në fund korridori 8 që është strategjik, më në fund ka nisur me një ritëm të përshpejtuar, kjo është meritë e ministrit të Jashtëm të Italisë.
Pastaj më duhet të shtoj që falë kësaj qeverie edhe kujdesit të veçantë të kryeministres italiane, sot të gjithë shqiptarët që kanë punuar në Itali, sot kanë më në fund të drejtën për pensin. Një kërkesë e bërë shumë vite më parë, mbi 10 vite, një angazhim i marrë nga të gjithë qeveritë e mëparshme por është fakt prej e përditshmërisë të shqiptarëve, falë Giorgia Melonit. Mund të them gjithë sa tha Meloni, shkon në drejtimi ne saj që është për thellimin kësaj marrëdhënie dhe është drejtimi i thelbit të kësaj lidhje të veçantë që më në fund shoqërohet nga kantiere të mëdha. Kemi një nga projektet më më të mëdha për energjinë në Evropë që po ecën përpara, përmes linjës interkoneksionit mes Shqipërisë dhe Italisë me pjesëmarrjen e Arabe, por jemi duke punuar për një tjetër projekt, që do të lidhë Lindjen me Perëndimin. Pastaj kemi dhe kulturën. Nëse nuk do të ishte e pranishme kultura, nuk do të ishte as Italia. Kjo nderon qeverinë por dhe ministrin. Jam i lumtur të iu bashkohem juve në kritikat që do tiu bëhen nga shtypi, por përsa më takon më në fund pas kaq shumë vitesh kemi një marrëveshje konkrete për të bërë bashkë një strukturë më rendësi shumë të madhe evropiane.
Pra për ta mbyllur, do të doja të shtoja që do të ishte qershia mbi torte nëse në vitin 2028, vit që Italia do të marrë kryesinë e KE, dhe kur Giorgia do të mbajë rolin e dyfishtë, atë të kryeministres dhe presidentes të KE, qeshni por koha do të kalojë dhe do të shihni që unë kam gjithmonë të drejtë. Gaboja kur isha më i ri si ministër i Kulturës, por tani që jam një vereran, besoj se nuk gaboj”, tha Rmaa.
Kryeministrja italiane Meloni vlerëson rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.
“Vazhdojmë të kemi një vizion të përbashkët. Pas pak ditësh do hapet kapitulli i fundit për anëtarësimin, për negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, do ishte një arsye për të qenë të kënaqur që të hapim negociatat politike me rastin e marrjes së kryesisë nga ana e Italisë që do ndodhë në 6 mujorin e parë të vitit 2028. Shqipëria është një komb europian”, tha Meloni.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka komentuar marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët. Meloni ta se është një marrëveshje me frymë europiane dhe se Shqipëria po sillet si vend anëtar i BE-së. Sipas Melonit, shumë u përpoqën ta pengojnë marrëveshjen, por do të ecin para.
“Sa i takon sigurisë, fokusi po aq i marrëveshjeve të rëndësishme që do fuqizojnë luftën kundër trafikut të drogës janë hallka të rëndësishme që kalojnë nga një vizon i të përballuarit së bashku të fenomenit të migracionit për marrëveshjen tonë për të cilën unë edhe njëherë do doja të falënderojmë Ramën dhe gjithë popullin shqiptar. Ajo që u tregua është fakti që Shqipëria sillet si një vend anëtar i BE. Kam gjykuar dhe vazhdoj që të gjykojë se është marrëveshje me frymë të thellë evropiane, migrimi është fenomen mbarë evropian, marrëveshje novatore që ka ngjallur interesin e shumë vendeve të tjera, jo të gjithë arritën ta kuptonin vlefshmërinë e këtij modeli, ne jemi të vendosur të vazhdojmë para”, tha Meloni.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, tha se një tjetër takim është përcaktuar për të nisur punimet për krijimin e një forumi ku do të përfaqësohen ndërmarrje të sistemit prodhues.
“Është hera e parë që qeveritë tona takohen në një format të këtij lloji. Është e qartë ne dimë që marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë i kanë rrënjët shumë thellë. Kanë qenë gjithmonë të tilla, konstante që shkojnë përtej interesave reciprokë. Kemi qenë të mallëngjyer nga kalimi i asamblesë tonë plenare me 20 ministra duke folur të gjithë në italisht pa pasur nevojën e përkthimit. Ajo që duam të bëjmë, është që këtë marrëdhënie të jashtëzakonshme ta shndërrojmë në një thesar për ta fuqizuar më shumë. Italia është partneriteti i parë tregtar i Shqipërisë. Qëllimi ynë është që ti japim më shumë thellësi ,që ti vendosim marrëdhëniet tona në një plan më të thellë. Me kryeministrin Rama kemi lënë një tjetër takim ,atë të krimit të një forumi ku do të përfaqësohen shoqëri ndërmarrje që përfaqësojë sistemim prodhues brenda 6 muajve të parë nga sot. Kemi përcaktuar drejtimet, investimet në sektorë si energjia, transporti duke u përqendruar tek korridori i 8. Ajo rrugë që vjen nga Puglia duke kaluar në Shqipëri dhe duke vazhduar me tej në Maqedoni dhe Bullgari. Kjo domethënë të sigurosh më shumë mirëqënie e zhvillim jo vetëm për Italianë por në mbarë Evropë”, tha Meloni.

Albana Koçiu dhe Matteo Piantedos
Në kuadër të takimit të parë të përbashkët ndërqeveritar Shqipëri–Itali, që u zhvillua sot në Romë, Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një takim të frytshëm me Ministrin e Brendshëm të Italisë, Matteo Piantedosi.
Në qendër të bisedës ishin forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë, lufta kundër trafikut të narkotikëve, krimit të organizuar e pastrimit të parave, si dhe shkëmbimi i eksperiencave në trajnimin e policisë.
Në prani të të dy ministrave, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës” ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës të Republikës Italiane. Ky dokument synon rritjen e cilësisë së bashkëpunimit operacional, lehtësimin e shkëmbimit të informacionit mbi grupet kriminale, forcimin e operacioneve dhe hetimeve të përbashkëta, si dhe zgjerimin e programeve të trajnimit dhe shkëmbimeve profesionale midis strukturave policore të dy vendeve.
Ministrja Koçiu nënvizoi angazhimin për të nisur punën mbi një memorandum të ri të përbashkët, që do të forcojë bashkëpunimin në identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të fituara nga veprimtari kriminale, si prioritet i përbashkët i dy qeverive.
Po ashtu, u vlerësua mbështetja e vazhdueshme italiane për Akademinë e Sigurisë, në kuadër të marrëveshjes së vitit 2023, përmes së cilës janë trajnuar deri tani 68 studentë dhe pedagogë shqiptarë në akademitë e Policisë italiane.
Ministrja Koçiu theksoi rëndësinë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi akademik dhe harmonizimit të programeve të formimit policor, për të mundësuar njohje të ndërsjellë të diplomave dhe rritje të standardeve të trajnimit.
“Ky është një hap i rëndësishëm përpara, që tregon se kur ekziston besim dhe vizion i përbashkët, rezultatet janë të qëndrueshme dhe në dobi të sigurisë së qytetarëve tanë,” u shpreh Ministrja Koçiu pas takimit në rrjetet sociale.
Takimi dhe nënshkrimi i memorandumit përfaqësojnë një moment të ri në bashkëpunimin strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurisë, duke thelluar më tej partneritetin e gjatë mes dy vendeve mike.
Kryeministri Edi Rama është filmuar rrugëve të Romës duke folur ne telefon me një prej vartësve të tij. Rama dëgjohet teksa flet me tone të ashpra duke i kërkuar llogari për një çështje të caktuar.
“Lëre grupin… Ti ti po flas me ty. A je ti bashkëkryetar? Apo çfarë je? Atëherë çfarë bën ti? Për çfarë je bashkëkryetar? Të krijojnë pengesa. Na keni kthyer një vit pas… Çfarë po bëni..”, dëgjohet kryeministri të thotë mes të tjerash.
Me gjasë kryeministri po bisedon me një prej dy bashkëkryetarëve të dy reformave më të rëndësishme, asaj territoriale dhe zgjedhore, duke u kërkuar të ecin para me punën. Kjo pasi Rama dëgjohet teksa në telefon i drejtohet dikujt me fjalët "a je bashkëkryetar?" dhe të vetmit që e gëzojnë këtë pozicion janë Arbian Mazniku, bashkëkryetar i reformës territoriale dhe Damian Gjiknuri i reformës zgjedhore.
Kryeministri ndodhet në Itali ku u zhvillua mbledhja e parë mes dy qeverive, asaj shqiptare me atë italiane.
Kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane, Giorgia Meloni firmosën marrëveshjen ndërmjet dy vendeve mbi bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar. Në total janë 16 marrëveshje që firmosen sot edhe nga ministrat për fushat përkatëse.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mesditën e sotme në Romë ku është pritur nga homologia e tij, Giorgia Meloni.
Edi Rama shoqërohet nga 10 ministra të kabinetit, për të zhvilluar mbledhjen e parë mes dy qeverive.
Report TV ka zbardhur marrëveshjet që do të firmosen sot në Romë në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe italiane. Në total 16 marrëveshje dhe memorandume do të shkëmbehen gjatë ceremonisë zyrtare të kësaj mbledhjeje të nivelit të lartë.
-Shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal

Kryeministri Edi Rama e quan një ditë historike të sotmen, teksa do të zhvillohet mbledhja e përbashkët qeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë. Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë thotë se mbledhja do t’i hapë rrugë 16 marrëveshjeve konkrete të bashkëpunimit.
“Mirëmëngjes dhe me krenarinë për një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, e cila zhvillohet në Romë për t'i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik me fqinjin tonë të çmuar perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Komente











pO PSE TA KANE LENE PRINDERIT NE TRASHIGIMI QE TE BESH CFARE TE DUASH ME SHQIPERINE NJE GJA QE TA KUPTOSH JE I PUNESUAR SI KRYEMINISTER NUK JE MBRET Q
Përgjigjubravissimo signor pa lloshi
Përgjigjuvendos ballukun ti beje anijet...se e shikon sesi del.....
PërgjigjuA cog.....ne lumsi ne per Ty se dele si ne shqiptarët çoban si ty na duhet
PërgjigjuViva l'Amicizia Italia-Albania!
PërgjigjuKujt na dhe telefonin me tba videon?
PërgjigjuMe mendje ne koke kur te kaloni ne Rinas se mos ngelemi pa qeveri
PërgjigjuHHAHA ECNI ANASH
I madh!!
Hahaha i madh je.