Miratohet Buxheti, planifikohen
1.576 mld euro të ardhura në 2015
Buxheti i Kosovës 2015 me të ardhura të planifikuara 1 miliard e 576 milionë euro, me një rritje prej rreth 8.1% krahasuar me vitin 2014, u miratua në seancën plenare të Kuvendit pas shqyrtimit të dytë ditën e sotme.
PRISHTINË - Buxheti i Kosovës 2015 me të ardhura të planifikuara 1 miliard e 576 milionë euro, me një rritje prej rreth 8.1% krahasuar me vitin 2014, u miratua në seancën plenare të Kuvendit pas shqyrtimit të dytë ditën e sotme.
“Me 69 vota pro, 20 kundër dhe 3 abstenime Kuvendi miratoi Ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015”, konstatoi kryesuesi i seancës plenare, Kadri Veseli.
Miratimi në parim i Projektligjit u bë të hënën e para një jave, në 22 dhjetor, me 73 vota pro, 22 kundër dhe asnjë abstenim, derisa në Kuvendin 120 anëtarësh në sallë ishin të pranishëm 95 deputetë.
Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa, gjatë javës shqyrtoi pjesën tabelare të Projektligjit, si dhe të gjitha kërkesat buxhetore të adresuara nga institucionet e pavarura, komunat, ministritë dhe deputetët, i përkrahu kërkesat të cilat u konsideruan të realizueshme dhe ato u inkorporuan në projektbuxhet nëpërmjet amendamenteve.
Projektligji, me amendamentet e propozuara, u procedua për shqyrtim në komisionet e tjera kryesore të Kuvendit, para seances së sotme plenare, të fundit për këtë vit, në prag të festës së Vitit të Ri.
Duke qenë një çështje urgjente dhe kaluar në procedurë të përshpejtuar, Buxheti i Shtetit 2015 miratohet brenda vitit 2014, edhe pse në këtë vit Kosova humbi shumë kohë duke mos qenë funksional Kuvendi 7 muaj nga vetëshpërndarja në seancën e jashtëzakonshme të 7 majit dhe duke mos u ndërtuar instituiconet deri gjysëm viti pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit./ATSH/
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.7%
-
Njësoj
17.8%
Vota total: 2409
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37
-
Arrestimi i serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë, reagon Vuçiç: Provokim i qëllimshëm, do njoftoj BE-në
3 Gusht, 22:31
-
Paris 2024/ ‘Mbreti’ i ri i notit, Leon Marchand bën të harrohet Michael Phelps
3 Gusht, 22:29
-
Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin
3 Gusht, 22:08
-
Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian
3 Gusht, 22:00
-
VIDEO/ Skena komike në 'Paris 2024', çiklisti gjerman ndalon garën dhe futet në 'Pub' për të kryer nevojat personale
3 Gusht, 21:57
-
Trazira në Britaninë e Madhe, e djathta ekstreme sulmon Sunderlandin pas vrasjes së 3 vajzave! Starmer: Ekstremistët dhe huliganët do i mposhtim (Video)
3 Gusht, 21:45
-
Real Madrid, NASA kërkon metodat 'Galaktike' të Pintus për t’u kthyer në Hënë
3 Gusht, 21:33
-
Lufta në Ukrainë/ Nëndetësja ruse fundoset në Detin e Zi, ushtria ukrainase: U godit me sukses
3 Gusht, 21:18