Miratohet dëmshpërblimi për 470
ish- të dënuar politikë
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për dëmshpërblimin financiar për 470 ish- të dënuar politikë të regjimit komunist. Është miratuar dhe shpërblimi i pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale
TIRANE- Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për dëmshpërblimin financiar për 470 ish- të dënuar politikë të regjimit komunist. Është miratuar dhe shpërblimi i pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale
DEMSHPERBLIMI I TE DENUARVE POLITIKE Shuma totale e dëmshpërblimit financiar për 470 ish të dënuarit politikë është në masën 2 miliardë lekë. Vendimi përcakton masat e dëmshpërblimit për të tjerë të dënuar politikë, të cilët kanë vuajtur dënimin e kryer në burg, si dhe për familjarët e viktimave, të dënuar me dënim kapital, kërkesat e të cilëve kanë përmbushur kriteret ligjore të përcaktuara në ligjin 9831/2007 (të ndryshuar). Shuma totale e dëmshpërblimit financiar është në masën 2. 045. 944. 000 lekë
DEMSHPERBLIMI I PRONAREVE TE TROJEVE TE ZENANdërsa shpërblimi për pronarët e trojeve të zëna nga ndërtimet pa leje shkon në 370 milionë lekë Vendimi përcakton shpërblimin e pronarëve të ligjshëm, trojet e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale, të kualifikuara për legalizim, në qarqet e Tiranës, të Durrësit, të Dibrës, të Vlorës dhe të Elbasanit, për një sipërfaqe prej rreth 34 001.9 m2 truall, me vlerë të përgjithshme 307. 395. 710.4 lekë. Masa e shpërblimit është përcaktuar në përpjesëtim të drejtë me sipërfaqen e parcelës ndërtimore të zënë nga objekti pa leje. Këshilli i Ministrave miratoi edhe kalimin e pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale.
Për 2001 parcelat e objekteve informale, që me këtë vendim, bëhet kalimi i pronësisë së truallit me sipërfaqe të përgjithshme prej 414 222.90 m2, janë kryer nga ALUIZNI, në përputhje me kriteret ligjore, procedurat e përditësimit në terren, plotësimi i dokumentacionit tekniko-ligjor, si dhe kualifikimi për legalizim.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4239
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15