Italia ka miratuar një draft të ri ligjor, për politikat e emigracionit të cilat sjellin ndryshime në politikat e pritjes, azilit dhe punësimit të tyre.
Përmes këtij draft ligjor, të gjithë emigrantëve lejohet konvertimi i lejes së qëndrimit të lëshuara për motive fatkeqësie natyrore, për mbrojtje speciale, aktivitete sportive, artistike, motive fetare e asistencë për minorenët në leje qëndrimi për motive pune.
Në bazë të Draftit të ri ligjor, krijohet "sistemi i ri i pritjes dhe integrimit". Koha maksimale e pritjes për vlerësimin e aplikimeve për nënshtetësi bie nga katër në tre vjet.
Ministrja e bujqësisë në Itali Teresa Bellanova është shprehur e kënaqur për këtë normativë të re ligjore.
“Më në fund i kemi dhënë fund jo qytetarisë së draft-ligjeve të sigurisë së Salvinit, duke vendosur kushte të civilizimit juridik dhe të drejtësisë sociale. Mbyllëm një faqe të errët të historisë italiane që për një normativë të gabuar kishte hedhur hije ndaj mijëra grave e burrave duke i transformuar në klandestinë”. theksoi ajo.
Politikat e sigurisë dhe emigracionit u iniciua fillimisht nga Matteo Salvini dhe synon ndryshimin e politikave të pranimit, trajtimit , azilit , integrimit apo dëbimit nga vendi të emigrantëve.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur
23 Dhjetor, 20:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në
23 Dhjetor, 17:12
-
Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi
23 Dhjetor, 16:14
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar
23 Dhjetor, 11:23
-
Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët
23 Dhjetor, 10:46
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës
22 Dhjetor, 17:53
-
Festat sjellin shqiptarët në Atdhe/ Fluks në portin e Vlorës, Durrësit, Kakavijë dhe Kapshticë (VIDEO)
22 Dhjetor, 08:59
-
Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg
21 Dhjetor, 21:48