Miratohet gjurma e korridorit Adriatiko-Jonian

Miratohet gjurma e korridorit Adriatiko-Jonian

Autoriteti Rrugor Shqiptar

Këshilli Teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar u mbledh sot për të marrë në shqyrtim propozimet e dërguara nga Konsulenti “Konsorciumi i Kompanive WYG-COWL-Atkins-Arup”, për studimin e fizibilitetit për projektin: Korridori Rrugor Adriatiko-Jonian (seksioni rrugor 1 dhe 2)  Mali i Zi dhe Shqipëri. Në përfundim të prezantimit dhe diskutimeve vijuese,  Këshilli Teknik miratoi gjurmën definitive të Korridorit, mes disa alternativave, duke i hapur rrugë njëherë e mirë financimit të përgatitjes së projektit përfundimtar.

Gjithashtu, Këshilli la detyra të mëtejshme për specifikime teknike të nevojshme, si dhe në bashkëpunim me ARRSH,  Konsulenti do të bëjë një azhornim të studimit me projektet të cilat janë zhvilluar së fundmi, që janë në zhvillim e sipër ose që pritet të nisin së shpejti në mënyrë që të shmangen problematikat dhe vonesa në të ardhmen.

Sipas ARRSH-së, ky studim është financuar nga Fondi i Përbashkët Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe është kryer vetëm për segmentin rrugor Mal i Zi – Shqipëri. Kuadri i investimeve të Ballkanit Perëndimor është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian, Institucioneve Financiare Ndërkombëtare, dhuruesve dypalësh dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor. Ky investim mbështet zhvillimin socio-ekonomik dhe procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Korridori Adriatiko-Jonian është pjesë e Rrjetit Kryesor të Rrugëve të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu pjesë e zgjatimit të Rrjetit të Transportit Trans-Evropian (TEN-T) në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili u miratua zyrtarisht në 2016-n.

Korridori Rrugor Adriatiko-Jonian do të lidhë Evropën Qendrore dhe Italinë Veriore me pjesën Joniane të gadishullit ballkanik nëpërmjet Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë. Lidhja rrugore është planifikuar të shtrihet përgjatë bregut lindor të deteve Adriatik dhe Jon, që përfshin bregun perëndimor të Gadishullit Ballkanik nga Trieste në Itali në Kalamata, Greqi. Projekti  është  i  përfshirë  në  portofolet  e  projekteve  kombëtare  shqiptare  dhe  malazeze  dhe  është  një projekt prioritar i nivelit kombëtar dhe rajonal. Gjatësia  e  përgjithshme  e  vlerësuar e  korridorit  Adriatiko-Jonian  nga  Italia  deri  në  Greqi  është përafërsisht 1,550 km.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin