TIRAË, 5 Shkurt / ATSH/ -. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise eshte miratuar krijimi i Agjencise Kombetare te Zonave te Mbrojtura. Në një deklaratë për mediat, Odeta Çato, Drejtore e Biodiversitetit dhe Zonave të Mbrojtura në Ministrinë e Mjedisit, e vlerësoi vendimin si mjaft të rëndësishëm për mjedisin shqiptar, pasi Zonat e Mbrojtura në të gjithë vendin, përveçse mbrojtëse dhe garantuese të larmisë së botës së gjallë, shërbejnë edhe si burim ekzistence, të mirash materiale dhe të ardhurash për komunitetin. "Rrjeti përfaqësues i Zonave të Mbrojtura kërkon një autoritet funksional për menaxhimin dhe administrimin. Së bashku me përpjekjet për zgjerimin e sipërfaqes së tyre, u pa e nevojshme të merren masa për të ngritur dhe forcuar kapacitetet e strukturave menaxhuese përkatëse", tha Çato. /a.ke/








