Gjatë diskutimeve deputetët e PD-së kanë hedhur kartëmonedha false 2 mijë lekëshe brenda në sallën e parlamentit si shenjë protesta për atë që e quajnë vjedhje të votës në Korçë.
Rama tha:"Kjo seancë e pështirë. Ndërmerrni çdo veprim për transparencë, ne e pranojmë " Vodhe votat e qytarëve në Korçë."- tha Paloka. Reagoi dhe Meta: E padenjë dhe e pavend.
15:55 ERION BRAÇE: DO TË KALOJMË TEK MODELI I KURSIMIT, JO SI SHPENZIMET E JOZEFINËS
“Me paratë e kursyera nga ky projektligj mund të zgjidhen problematike me ndihmën ekonomike, pensionet, apo problemet që kanë disa shkolla. Çfarë duhet të shkurtojmë në për të përballuar shpenzimet. Sigurisht që duhet të heqim ato që janë të tepërta, dhe të plotësojmë nevojat e atyre që kanë nevojë për shërbime publike. Nga modeli i zonjës Jozefinë, që ka shpenzuar 44 litra naftë në ditë, do kalojmë tek një model tjetër”, tha Braçe.
15:45 PETRIT VASILI: PRJEKTLIGJI, PËRGJIGJE RACIONALE NDAJ SHPËRDORIMIT TË DJESHËM
Në emër të grupit të LSI, Petrit Vasili tha se me kët vendim i jepet përgjigje shpërdorimeve të bëra me financat publike.
“Prjektligji që ne kemi sot në diskutim është përgjigje e drejtpërdrejtë dhe racionale ndaj atij shpërdorimi të djeshëm, shkujdesjes deri në ekstrem në dëm të madh lidhur me financat publike, që çoi në marrjen e kësaj iniciative, pasi financat publike ndodhen në situatë të vështirë. Në këtë sakrificë të përbashkët, funksionarët shtetërore mund të japin shembullin më të mirë”, tha Vasili.
Ndërsa deputetët e opozitës ishin larguar nga salla e Kuvendit.
15:32 TAULANT BALLA: HUMBJE JETE NË MINIERA, PËRGJEGJËSIT TË VIHEN PARA DREJTËSISË
Deputeti i Partisë Socialiste për Librazhdi, Taulant Balla, ka shprehur ngushellime familjeve të 7 persona që humbën jetën në dy miniera në Porgadec e Librazh ditën e sotme. Nga foltorja e Kuvendit, Balla i ka kërkuar qeverisë që të hetojë shoqëritë që kanë marrë me koncension këto galeri, ndërsa ka theksuar se përgjegjësit do të vihen para ligjit.
“Në Librazhd dy punëtorë kanë humbur jetën si pasojë e shëmbjes së një masivi në një minierë, dhe 5 të tjera humbën jetën në Pogradec, i shpreh ngushëllime familjeve. Dhe i kërkoj qeverisë që këtyre shoqërive të dhëna me koncension minierave të hetohen dhe të vihen para përgjegjësisë për mungesën e sigurisë. Personat përgjegjës për këtë aksident të rëndë, si dhe në Pogradec, të vihen para drejtësisë”.
Ndërsa duke u ndalur tek projektligji që është diskutuar seancën e sotme në Kuvend, tha se me kursimet që vijnë nga ky projektligj do t’u vihet në ndihmë familjeve në nevojë. Ndërsa nuk kanë munguar akuzat ndaj ish-kryeministrit dhe ish-kryetares së Kuvendit.
“Duke u kthyer tek projektligji që diskutohet ditën e sotme, do thoja se me ato kursime nga transporti i zyrtarëve, do të shtohet fondi për familjet në nevojë. Këta që sot hodhën para letre të printuara këtu, kanë harxhuar para të tjera, por këta nuk njohin lekun, këta njohin vetëm euro e dollarë, me të cilat shisnin vendet e punës. Jozefina me Arencën shisnin vendet e punës në Shkodër. Dhimbjet sapo ju kanë filluar, do ju shtohen, sot nxorrët lekët me para fallco që hodhët sot këtu në foltoren e Kuvendit, por do ju duhet të nxirrni dhe eurot dhe dollarët. Ne jemi të shqetësuar për ndihmën ekonomike, për pensionet, për të varfrit.
Ndaj kemi pranuar që na hiqen ne zyrtarëve këto para, dhe t’i kalojnë atyre. Ju që sot derdhët këtu lot krokodili, jeni bërë qesharakë. Sot po reduktojmë shpenzimet e transportit. Vetëm makinat jozefinës, faturonin 84 mln lek në vit, ose 7 mln lekë në muaj, nga buxheti i qeverisë. Digjte naftë e benzine sa shuma që do shkonte për qindra familje në nevojë. Sali berisha harxhonte në 2012, 212 mln lekë në vit. Topalli duhet hetuar edhe për shitjen e makinave qeveritare me shuma qesharake. I vetmi person që nuk duhet të flasë në këtë foltore, është Jozefina Topalli. Vendimi i sot heq përfundimisht udhëtimin me biznes klas për gjithë zyrtarët. Ne po i heqim sot këto shpenzime sepse duam që këto para që Berisha e Jozefina i shpenzonin për bileta dhe naftë, do t’i përdorim për familjet në nevojë”.
14:20 EDUARD HALIMI: KORRUPSION POLITIK NË ZYRAT E RILINDJES
Ish-ministri i Drejtesisë Eduard Halimi ka akuzuar kryeministrin Rama për shkelje të ligjit dhe Kushtetutës. Ndërsa është ndalur tek procesi i zgjedhjeve lokale në Korçë. Sipas Halimit, korrupsioni politik në zyrat e rilindjes, ka tregonditur besimin e Shqipëritave tek vota e lirë, dhe tek procesi i pastër zgjedhor.
“Kryeministri Rama qesh me tragjedinë. Rama shkel ligjin dhe Kushtetutën. Shqiptarët përgjigjen e morën para disa ditësh. Gazetarët e treguan qartë skemën. Me një listë të përpiluar nga vetë ata, u kanë treguar të rinjve si të tërheqin shpërblimin e korrupsionit politik. Ata nuk e dinin as ku binte selia, por pyesnin njerëzit përqark. Këta nuk janë të rinj të forumit. Po njëlloj ishin paguar edhe në 23 qershor, dhe thonin na lini emrin që t’u thërrasim sërish. Ky është mekanizmi i blerjes së votës, në një proces të paligjshëm, korruptiv. E gjithë kjo veprimtari kriminale ndodhi ditën me diell, në zyrat e partisë në pushtet.
Ato para nuk i nxorri nga xhepi i tij, por janë para të sponsorizuara nga krimi. Ky është krimi dhe korrupsioni politik që ka damkosur këtë mazhorancë në pushtet. Ka disa themele të cilat nuk mund të preken se shembet gjithë dërtesa, dhe ata që përdorin tritolin duhet ta dinë mirë këtë. Vota e lire, ligjet dhe kushtetuta janë themelet e një vendi. Korruptimi i votës është dënim për vdekje për demokracinë e një vendi. Qeveria ka blerë me paratë e vjedhura korrupsionin politik që dënoi me vdekje besimin e shqiptarëve, se në këtë vend nuk mund të bëhen zgjedhje të lira”, tha Halimi.
12:36 EDMOND SPAHO: ZGJEDHJET NË KORÇË DUHEN ANULUAR
Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, kërkoi anulimin e zgjedhjeve në Korçë, duke i quajtur si "njollën më të madhe të zgjedhjeve në Shqipëri”.
“Në Korçë u zbulua një e vërtetë e hidhur për gjithë shoqërinë tonë. Nuk janë ata që u filmuan planifikuesit e blerjes së votës. Berisha mund edhe të mos i kishte njohur zgjedhjet, siç bëri Rama. Zgjedhjet në Korçë duhen anuluar, pasi bëjnë njollën më të madhe të zgjedhjeve në Shqipëri së bashku me 23 qershor”, tha Spaho.
12:33 RAMA-BODES: T’I MBAJE LAPSIN, DORËN TA LËVIZTE BERISHA
“Ne kemi filluar të qeverisim në mes të shtatorit dhe kemi filluar të kemi përgjegjësinë e administrimit të tatitemeve e doganave në fund të shtatorit.nga janari në shtator të ardhurat ishin në renie. Dhe kjo do të thotë të tallesh me shqiptarët. Këtë ke bërë 8 vjet me radhë. Ti lapsin mbaje, dorën ta tundte dikush tjetër. Rishikoje buxhetin, duke zhytur shqiptarët në borxhe, për të prerë shirita ai që të lëvizte dorën. Keni zhytur Shqipërinë në një gropë, që ne do e nxherrim duke përdorur një politikë diametralisht të kundër nga ajo e juaja. Duke u kthyer te “fiks fare”, tani që keni ngrirë të gjithë, ju ka mbetur vetëm të shkrini Filipin”, tha kryeministri Rama.
(Foto: Deputeti i PD, Paloka duke hedhur kartmonedhat)
12:30 RIDVAN BODE: THELLOHET MOSREALIZIMI I TË ARDHURAVE
“U tregua cinik me jetën e të rinjve që humbën jetën në Pogradec. Është detyrë e jotja të paguash njerëz të ruajnë atë minierë, dhe të mos lejojnë futjen e personave aty pasi është e rrezikshme. Nuk rriteshpenzimet dhe as mbështete ato shtresa që the. Përkundrazi u hoqe mundësi për më shumë paara, ke rritur vetëm buxhetin e kryeministrisë”.
12:30 Sokol Olldashi: Ne i humbëm zgjedhjet për shkak të “fiks fare”, duhet të kishte ndodhur më parë.
ORA 12:20 RAMA: SEANCA ME E PESHTIERE QYSH KUR JAM DEPUTET
”Jam dakord është vërtet seance më e pështirë dhe më e turpshme që unë këtu kam asistuar megjithëse kam parë të tjera edhe më të pështira dhe të turpshme.”- tha Rama ku shtoi se do të përqëndrohej në dy çështje të pr/ligjit dhe borxheve, “por nuk mund të kapërcej çështjen e ngritur nga PD.”
“Një herë e një kohë ishte një ministër i një qeveri socialiste i cili në zonën e tij i humbi zgjedhjet dhe ku socialistët kishin fituar gjithmonë. Besoj se mund ta ndaj me të gjithë deputetët e vjetër opinionin që ai ministër u bë shumë qesharak duke u ankuar se u vodh vota.” – tregoi Rama. Ishte një minsitër i brendshëm, e jo dosido, dhe atëherë deputetët e vjetër në sallë thanë të njëjtën gjë, po kujt ia kërkon ky të drejtën që ia kanë grabitur.
(Foto: Kryeministri Rama duke folur në foltoren e Kuvendit)
RAMA: PRANOJME CDO RRUGEN TUAJ PER TRANSPARENCE TE ZGJEDHJEVE
Rama u shpreh se është gati për të pranuar çdo lloj rruge që do të ndërmarrë PD për të bërë transparencë.“Ndryshe nga ju që nuk e pranuat transparencën e zgjedhjeve të 2009, dhe nuk pranuat të shikoni në sy të vërtetën efshehur në kutitë e 2009 ne jemi tërësisht të hapur për cfarëdolloj rruge që doni të ndërmerrni për të bërë faktimin e intepretimit tuaj.
RAMA: TRAGJEDIA NE MINIEREN E POGRADECIT SHKAK I KEQQEVERISJES
Rama në seancën plenare u ndal dhe tek tragjedia në minierën e Pogradecit. Duke lënë evasive numrin e të vdekurve, për shkak se skuadra e kërkimit vazhdon punën, bëri me faj keqqeverisjen 8 vjeçare të kryeministrit Berisha. Lexo me shume, Rama: Varferine s'e solla une
RAMA: LATE 200 MLN GROPE NE TATIME, E DOGANA
Rama foli dhe për boxhet milona dollarëshe dhe gropën e madhe për shkak të mos mbledhjes së taksave Rama tha se të gjithë përgjegjësit për këta borxhe do të paguajnë si dhe të gjitha paratë që nuk kanë paguar kompanitë do të mblidhen një për një.
"Në dogana e në tatime mungojnë pjesa dërrmuese, keni lënë një gropë të madhe e cila prek e kalon 200 milionë dollarët. Gropa merr përmasa të dukshme pikërisht kur vjen prill, maji dhe në qershor bëhet e madhe. Ku i keni çuar ato para? Për çfarë i keni përdorur? (U drejtohet deputetëve PD). Sikur t’i kishit shpenzuar për ujësjejllësa do të ishin në fatura, por mungojnë në llogaritë që keni lënë." Lexoni me shume. Karburantet, Rama: 87 milione dollare do i marrim një për një
RAMA: PR/LIGJI KURSEN 1.6 MLN DOLLARE
Duke komentuar pr/ligjin për disa ndryshime të pr/ligjit për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë Rama tha se me këtë pr/ligj kursehen 1/6 milionë dollarë.
“Pr/ligji heq 1.6 mln dollarë nga bonuset e më të privilegjuarve të këtij vendi, jo sepse ne besojmë që 1.6 mln dollarë do të zgjidhin problemet e varfërisë dhe pensioneve të personave me aftësi të kufizuar apo të 1 mln të papunëve, sepse ne besojmë që kryeministri dhe ministrat nuk mund të udhëtojë në biznes klas për jashtë. Delegacionet nuk mund të jenë të panumërta me soj e sorollop për të përfaqësuar shtetin e më pas të bëjnë shoping.
Nuk mund të hyjmë si të thjeshtë në qeveri e të dalim senator të pasur”- tha Rama.
KENI SHTRIRE DOREN QEVERIVE TE VENDEVE MIKE PER USHQIME
“Turpi i keni shtrirë dorën qeverive të vendeve mike që në rast fatkeqësisë natyrore në rast përmbytjes të kemi në dispozicion ushqime për shqitparët. Ky është turpi juaj që ju jo vetëm të mos jeni këtu por të ulni koklën. Ushqimet që i duhen njerëzve në rast fatkeqësie i keni bërë grosh e pilaf.”
RAMA: PD LINDI SI PARTI E TRANSFORMIMIT TE MENDESISE U KTHYE NE BUNKER
"Ne jemi shumë të vetëdijshëm për cfarë jemi votuar dhe për çfarë shqiptarët na kanë dhënë 1 mln vota. Jemi të vetëdijshëm kush është misioni ynë dhe pse jemi këtu shumicë e cilësuar në rritje. Unë nuk i ngjaj paraardhësit tim në asgjë e aq më pak në atë pikën ku thoshin po ckeni mo me kom. Socialist, e PS po na e prishni PS, sepse në fakt i vinte nga ushtrimi i të parëve se në fund të fundit e ka dhe ai një dorë në krijimin e asaj partisë që deri në 90 persekutonte atë që sot rri afër në kuvend si ke stoli i parlamentit. E kam një keqardhje e PD që lindi si parti e madhe e transformimit të mendisësë dhe u kthye në bunkerin e mendësisë me të cilët ne të tjerët jemi ndarë që atëherë."- tha Rama
"Ne jemi shumë të vetëdijshëm për cfarë jemi votuar dhe për çfarë shqiptarët na kanë dhënë 1 mln vota. Jemi të vetëdijshëm kush është misioni ynë dhe pse jemi këtu shumicë e cilësuar në rritje. Unë nuk i ngjaj paraardhësit tim në asgjë e aq më pak në atë pikën ku thoshin po ckeni mo me kom. Socialist, e PS po na e prishni PS, sepse në fakt i vinte nga ushtrimi i të parëve se në fund të fundit e ka dhe ai një dorë në krijimin e asaj partisë që deri në 90 persekutonte atë që sot rri afër në kuvend si ke stoli i parlamentit. E kam një keqardhje e PD që lidni si parti e madhe e transformimit të mendisësë dhe u kthye në bunkerin e mendësisë me të cilët ne të tjerët jemi ndarë që atëherë. Çështjen që keni ngritur trajtoheni si të doni, por mos harroni se është e njohur hisotira zakonisht ndodh dy herë, një herë si dramë një herë si komedi, ju jeni tek kjo e dyta.”- tha Rama.
11:39 NIKO PELESHI: KORÇA I KA DHURUAR SHQIPËRISË NJË MODEL ELEKTORAL DEMOKRATIK
Zëvenddës kryministri Niko Peleshi ka falenderuar të gjithë qytetarët e Korçës të majtë apo të djathtë, “pasi i kanë dhuruar Shqipërisë një model elektoral demokratik”.
“Më në fund Shqipëria ka shënuar zgjedhjet e para të lira e të qeta. Ky është një standard nga i cili do përfitojë shoqëria shqiptare”, u shpreh Peleshi.
11:29 RIDVAN BODE: JENI NË KUSHTET E HUMBJES SË PLOTË TË LEGJITIMITETIT
Ish-ministri i Financave Ridvan Bode, e ka cilësuar qesharak dhe sarkastik projekligji që po diskutohet në seancën e sotme në Kuvend. Bode tha se kjo mazhorancë ka humbur legjitimitetin, duke blerë votën e qytetarëve.
“Ligji që po diskutojmë sot është gjëja më qesharake dhe sarkastik për situatën në të cilën ndodhet vendi. Dy javë më parë ne diksutuam këtu në Kuvend, dhe miratuan që qeveria të harxhonte më shumë për të përballuar periudhën e mbetur të vitit. Por sot po miratojmë një ligj, që vlen aq sa votat e blera në votë sot. Kleptokracia nuk është demokraci. Ky ligj që ne miratojmë sot është pjesë e kësaj demagogjie sarkastike therrëse. Kleptokracia nuk është legjitimitet. Le të referohemi fakteve”, u shpreh Bode.
Sipas Bodes, kjo qeveri po bën veprime të pabazuara në ligj, sa i takon mbylljes së bizneseve, prishjes së ndërtimeve, apo anulimit të koncesioneve, duke shtuar se këto veprime “i bën në rrugë policore dhe me polici”.
“Gjithçka që po ndodh pas zgjedhjeve dhe qeverisjen tuaj, vërteton se për ju ligji ska rëndësi. Ju pa ligj mbyllni biznese me leje, pa ligj prishni godina me dokumenta, pa ligj largoni administratën nga puna, pa ligj anulloni ligje të miratuara nga ne të gjithë. Ju bazoheni në një pushtet kleptokrat dhe për ju i rëndësishëm është vetëm pushteti juaj. Edhe taksat i mblidhni në rrugë policore dhe me polici, dhe mjafton vetëm kjo për t’ju konsideruar në kushtet e iligjitimitetit demokratik.
Vetëm një gjë nuk bën policia në këtë vend, të vendosë rendin. Kleptokracia është tirani e një shumice të blerë. Kjo demonstrohet çdo ditë që kryeministri bën në karrigën e tij. Të gjitha këto dëshmojnë se jeni në kushtet e humbjes së plotë të legjitimitetit. Ju vodhët dhe bletë votat në Korçë edhe pse ishte e panevojshme. Por kjo është pjesë e strategjisë suaj. 1 milion shuplakat janë 20 miliardë lekët që ju miratuar në kuvend”, tha Bode.
11:22 ARBEN AHMETAJ: DUHET TË FILLOJË PATJETËR KURSIMI
Duke iu përgjigjuar akuzave të deputetëve të opozitës, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetja, tha se këto janë “ndikime të 1 milionë votave kundër”. Duke u ndalur tek akti i sotëm për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët, Ahmetaj tha se parëtë e kursyera do të përdorën për pensionistët dhe familjet në nevojë. Ndërsa shtoi se duhet t ëfillojë kursimi edhe për paketa të tjera shërbimesh.
“E kuptoj se ëhstë e vështirë të kesh në kurriz 1 milionë vota kundër, por koha do t’ju shërojë nga kjo. Ishit një mazhorancë e kalbur, tani jeni një opozitë e shpërqëndruar. I keni bërë shtetit shëprdorim për 8 vite. Keni vjedhur votën e shqiptarëve sidomos 2009-2011. Akti ligjor është simbolik, pasi i tregon publikut shqiptar se ky vend ka nevojë të reflektojë për financat publike. Këto para iu ikin zyrtarëve të lartë, dhe shkojnë për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike. Këtu do flasim për përgjegjshmërinëe ekonomike që duhet të ketë një qeveri, një mazhorancë. Është shkurtuar numri i përfituesve me 437 funksionarë të lartë, 70% është ulur numri i përfituesve. Është përfitimi mujor i 13 700 pensionistëve. Janë 165 mln lekë që shkojnë për përfitimin mujor të pensionistëve.
Është akt simbolik, por përfitimi shkon për qytetarët. Është një kursim fare i thjeshtë. Ne kemi njohur borxhin që ju latë, sepse ne e dimë shumë mirë se çfarë është duke ardhur përpara për qytetarin shqiptar. E kemi marrë vendin me një ekonomi të shkatërruar prej jush, por në dy vite do sjellim një rritje të qendrueshme. Flisni sikur ju keni vite ne opozitë, dhe ne kemi vitë në pushtet, duke harruar se kjo është trashëgimia juaj, duke u bazuar tek buxheti faktik 2012. Në trashgiminë tuaj janë 17 milionë dollarë të kontrabandës së Virxhinas, janë miliona të humbura në energjitike, miliona të humbura me koncensionin e pullave postare”, u shpreh Ahmetaj.
11:15 MAJLINDA BREGU: JEMI BËRË PIS TË GJITHË, ASKUSH MOS KUJTOJË SE ËSHTË I PASTËR
Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu, u ndal sërish tek zgjedhjet e Korçës, duke u shprehur se këmbanat për shitjen e votës kanë rënë edhe më parë, duke treguar sipas saj “se kjo është një mazhorancë mbi votën e blerë”.
Ne duam qe qeveria të bëjë punën e saj, dhe të mos ketë shpenzime ekstra. Shërbimet ndaj deputetëve duhet të shkojnë në funksion të punës së tij. Kështu e kam kuptuar unë këtë projektligj, e më ndjeni nëse ka kuptim tjetër. Duke vrarë mendjen sesi ky projektligj kuptohet më mirë, qenka jo aq i rëndësishëm për qeverinë. Deputetët zgjidhen me votën e lirë të popullit. Ajo që kemi parë të hënën është prova e pastër e krimit elektoral, që asnjë nuk e kishte faktuar kaq qartë.
Po pse duhet t’i bëhet vonë elektoratit se me çfarë shkojmë ne për t’i takuar ata. Madje me blerjen e votës mund të mos shkojmë fare. Këmbanat për shitjen e votës kanë rënë që më parë për të gjithë ne, por pa këto fakte nuk mund të thonim asgjë konkrete. Televizionet kanë bërë pulbike edhe faktin se sa lek u jepnit qytetarëve për të dalë në protestat tuaja”, u shpreh Bregu.
Sipas deputetes demokrate, kjo mazhorancë nuk është fuqi, pasi ka legjitimuar pazarin politik. Bregu tha se nga ky proces askush nuk është i pastër, për shkak të blerjes së votës.
“Bashkimi i kësaj mazhorance nuk është fuqi. Ju keni legjitimuar pazarin politik, që u konfirmua me zgjedhjet e fundit. ka njerëz në nevojë kur mund të japësh edhe më pak se 50 mij lek. E më e keqja është kur këtë e bën dikush që thotë do të luftoj korrupsionin. E kështu jemi bërë pis të gjithë, askush mos kujtojë se është i pastër. As mos e vrisni mendjen të shkurtoni shpenzimet, pasi ju e keni blerë votën. A keni një të vërtetë për të gjithë ne që duam të rrisim fëmijët tanë në këtë vend?
Parlamenti nuk duhet të vijë nga deformimi i votës. Parlamenti duhet të ulërasë para degjenerimit që po i beni procesit të zgjedhjeve. Kjo mund të jetë qeveria e çdo stili, po jo e votës së lirë. Kjo mazhorancë nuk është e votës së lirë, por e korrupsionit. Ju qytetarëve nuk i detyroheni asgjë, dhe nuk e vrisni mendjen se çfarë dhunim ligji po bëni”, tha Bregu.
10:53 EDI PALOKA: VOTA NË KORÇË U VODH NË MËNYRËN MË TË MJERË
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, është ndalur tek zgjedhjet e mbajtura në Korçë, ku pas videos të transmetuar nga “Top channel” ka pasur debate të shumta nga opozita. Sipas Palokës, vota në Korçë “u vodh në mënyrën më të mjerë”. Skema e shpërndarjes së lekëve sipas Palokës, “ishte e organizuar, çka tregon se ka funksionuar edhe në Zgjedhjet e 23 qershorit”.
“Këtë vendim këta e bëjnë pasi nuk ka mbetur shqiptar pa e parë, sesi këta qeveritarë me paratë e vjedhura shqiptarëve, blenë votat në Korçë. E pamë këtë të dielë në Korçë, sesi ajo që duhet të jetë themeli i demokracisë, vota e lirë e qytetarëve, shihej dhe blihej në mënyrën më të mjerë, si në dyqanet e tollonit. Ajo që pamë ishte edhe më e rëndë, jo se nuk e dinim, pasi e kemi denoncuar në 23 qershor, por kjo konfirmohej edhe më qartë nga pamjet e “Top channel”.
Kush i pa pamjet e kuptonte se ishte një skemë e organizuar mirë, çka tregon se e tillë ka funksionuar edhe në zgjedhjet e 23 qershorit. Ju sot i paraqisni shqiptarëve një projekt ku do të kurseni 1 litër naftë për çdo deputet, po sa vota bleni me këto lekë që do fitoni. Kjo u bë për të vënë në presion qytetarët e korçës, për t’u thënë se kush nuk do të merrte kulacin 20 mijë leksh të Edi Ramës, do të merrte kërbaçin. Dikush me tha se Rama i ka transmetuar vetë, e ka bërë vetë.
Mbase, edhe ndodh. Se ai mbase thotë nuk pyes as për ligj, e as kushtetutë, dhe ju nuk keni çfarë bëni. Keni sjellë një ligj për të kursyer një milionë dollarë gjoja për shqiptarët, kur vetëm disa ditë me parë keni marrë borxh miliona dollarë. Keni shkelur me dy këmbët ligjin dhe kushtetutën e këtij vendi. Sot mbase ndiheni të fortë dhe bëni arrogantin, por kjo do të ndryshojë shpejt. Kush mendon se do të mbajë pushtetin me para e vota të pista, gabohet”, tha Paloka.
Në mbyllje të fjalës së tij, deputeti i PD, Edi Paloka, duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, tha “Kam një porosi nga studentët për zotin Rama”, duke i çuar kreut të qeverisë, një imitim të kartmonedhës 2 mijë lekshë, me portretin e Ramës.
Njëkohësisht deputetët e PD hodhën në sallën e kuvendit të tjera kartmonedha, ndërsa kryeministri Rama, vuri buzën në gaz me këtë gjest.
Ndërsa, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, tha se “kjo sjellje është krejtësisht e pavend dhe e padenjë”.
(Foto: Kreu i grupit të PD, Edi Paloka hedh lekë në Kuvend pë blerjen e votës në Korçë)
10:44 SHKËLQIM CANI: PROJEKLIGJI KURSEN PARA PËR QYTETARËT
Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka prezantuar proejktiligjin “për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët dhe punonjësit e shërbimit publik”. Sipas Canit, paratë që do të kursehen nga ky projektligj do të përdorën për t’i ardhur në ndihmë pensionistëve dhe familjeve në nevojë. Ndërs shtoi se këto masa do të shtrihen edhe në paketa të tjera.
“Me propozim të ministrisë së Financave, qeveria e re miratoi këtë projektligj. Këto masa do vijojnë nëpërmjet rishikimit të gjitha paketës së shpenzimeve administrative. Ky vendim reflekton vendimin e gjykatës kushtetuese për përfitimin e këtij shërbimi. Pastrimi i listës së përfituesve së pari sjell kryerjen më të mirë të detyra funksionale, dhe shmang abuzimet, dhe po kështu bën eliminimin e bonuseve mbi paga për disa funksione.
Këto masa do shtrihen në të gjitha paketat ku shpenzohen paratë e qytetarëve. Në komisione është vënë re që këto masa të drejta të denigrohen, të minimizohen. Cdo qeveri e përgjegjshme e fillon nga vetja. Njihen shumë raste në vende të tjera kur qeveritarët e kanë nisur nga ulja e pagave të veta. Kryeministri ka reduktuar eskortën përsonale. Asnjë zyrtar nuk do udhëtojë brenda Europës me bileta të klasit biznes. Po kështu po shihen dhe masa të tjera. Rregullorja e etikës së qeverisë nuk çliroi shqipërinë nga shpenzimet, por dha mendimin për një mënyrë të re të menaxhimit të shpenzimeve publike”, u shpreh Cani.
Ministri i Financave u ndal tek situata ekonomike e financiare që trashëgoi qeveria e re, duke theksuar se financat publike po bëhen transparente duke bërë të qartë gjendjen në të cilën ndodhet vendi.
“Pse reagon me mllef opozita e sotme? As më shumë e as më pak, po u preken interesat personale të tyre. Barrën e rëndë ku e katandisën vendin, ia lënë qytetarëve. Sa më shumë zbardhen faktet dhe bëhen transparente financat publike, aq më shumë bëhet e qartë keqqeverisja e qeverisë së mëparshme. Këto shpenzime të tepërta janë sa mbulimi i ndihmës ekonomie për 4 mijë familje. Gjithçka u shpërdorua gjatë fushatës elektorale nga qeveria e kaluar. Kur diskutojmë këtë çështje, opozita thotë se ju do të shtoni automjetet për funksionarët. Por kjo qeveri nuk do të shtojë numrin e autmjeteve, por paratë do të përdoren në mënyrë efektive në luftë me abuzimin dhe privilegjin. Do të reduktojmë koston financiare që mbart zbatimi i ligjit”, tha Cani.
Pr/ligji është paraqitur nga ministri i Financave Shkëlqin Cani. Pr/ligji kërkon shumicë të thjeshtë.
DEMOKRATET: TË DISKUTOHET SKANDALI I KORÇËS
Demokratët kanë kërkuar që seanca plenare e ditës së sotme të fokusohet vetëm tek vjedhja e zgjedhjeve në Korçë, duke devijuar nga axhenda normale e punimeve parlamentare.
Ka qenë kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, i cili kërkoi dje në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve që në seancën e sotme të bëhet një debat në lidhje me ngjarjen e vjedhjes së votave në zgjedhjet në Korçë.
“Nuk ka gjë më të rëndë për demokracinë në Shqipëri sesa konfirmimi i faktit që në Shqipëri nuk zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne si opozitë kërkojmë që nesër edhe parlamenti shqiptar të marri një pozicion. Ne si opozitë kemi pozicionin tonë dhe jemi në dijeni që në nivel lokal është prononcuar Partia Socialiste për këtë ngjarje. Ne si parlament duhet të zhvillojmë një debat dhe të mbajmë një pozicion’, tha Paloka.
Nga ana e tij, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi sqaroi se, Kuvendi i Shqipërisë funksionon mbi bazën e një Rregullore, në të cilën parashikohet qartë 60 minuta për të folur rreth çështjeve jashtë rendit të ditës. Kuvendi ka rregulla, norma se si zhvillohen debatet.
Në lidhje me këtë çështje, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shprehu qëndrimin e tij si Kryetar i Kuvendit, i cili mbështeti Prokurorinë në punën e saj për këtë çështje, e cila i takon dhe Gjykatës. Edhe deputeti Edmond Spaho, mësohet të ketë kërkuar debat në lidhje me blerejn e votave në Korçë. Sipas burimeve brenda Konferencës u la dakord që për këtë pikë të hidhet në votim sot në seancë pas prononcimit të një deputeti nga PD dhe PS.
Redaksia online
(e.s/sg/shqiptarja.com)