Miratohet ndihma ekonomike 
kush ka të ardhura del nga skema
PDF-Skema e ndihmës ekonomike

Miratohet ndihma ekonomike <br />kush ka të ardhura del nga skema<br />PDF-Skema e ndihmës ekonomike
TIRANE- Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi në mbledhjen e djeshme dhe një vendimin për shpërndarjen e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, si dhe pagesën e invaliditetit. Në propozimin e bashkisë është vendosur se do të jetë 6407 familje të cilat do të vazhdojnë të marrin si pagesën e invaliditetit dhe atë të ndihmës ekonomike.

Në 11 njësitë bashkiake që kanë qenë me reformën e vjetër territoriale do ta marrin pagesën 2618 persona, ndërsa në 13 njësitë administrative që i janë bashkuar Bashkisë së Tiranës do të vazhdojnë të përfitojnë 3789 familje. Do të jenë 432 familje të cilat nuk do të marrin pagesën e ndihmës ekonomike dhe atë të invaliditetit. Shkak për ndërprerjen e ndihmës është  fakti se familjet nuk kanë dorëzuar të gjitha dokumentet, nuk janë paraqitur çdo 3 muaj si dhe kanë “mashtruar” me dokumentacioni. Shkak për ndërprerjen e ndihmës ekonomike është bërë dhe pasi familjet pavarësisht se kanë aplikuar për këtë ndihmë, në shtëpi kanë patur mobile të reja.

Gjithashtu ndihma ekonomike është ndërprerë edhe pasi shumë familje kanë patur makinë, ndërkohë që ligji i ri parashikon se ata persona që zotërojnë një automjet nuk mund ta marrin pagesën. Personat që do të marrin ndihmë ekonomike në 11 njësitë e reja ndahen si më poshtë:

Njësinë Administrative nr. 1, 277 persona. Njësinë Administrative nr.2, 266 persona.
Njësinë Administrative nr. 3, 111 persona. Njësinë Administrative nr. 4, 363 persona. Njësinë Administrative nr. 5, 313 persona.
Njësinë Administrative nr. 6, 414 persona. Njësinë Administrative nr. 7, 120 persona. Njësinë Administrative nr. 8, 100 persona.
Njësinë Administrative nr. 9, 299 persona. Njësinë Administrative nr. 10, 92 persona. Njësinë Administrative nr. 11, 263 persona.  

Vendimi për ndryshime në nivelin e pagave të punonjësve të Njësive Administrative të Tiranës është kaluar nga Këshilli i Bashkisë së Tiranës vetëm me votat e mazhorancës. Anëtarët e djathtë shprehën kundërshtimin e tyre kryesisht për pagat e administratorëve të njësive bashkiake, të cilat sipas tyre trefishohen ndërsa kompetencat ulen.

Veliaj e ka justifikuar nivelin e pagave me arsyetimin e konkurrencës, pasi siç theksoi ai vetëm kështu mund të afrojnë njerëz të mire. “Duhet të kuptoni që mundohemi që në shtet të jemi kompetitivë sa mund të na lejojë buxheti për të tërhequr njerëz të mirë. Niveli i pagave pasqyron të njëjtin nivel që kemi edhe në nivele të tjera të qeverisjes. Është përdorur e njëjta logjikë siç ka qenë për kryetarët e komunave, në varësi të banorëve paguhen edhe administratorët”, u shpreh Veliaj.


  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin