Miratohet një nga projektligjet më të ashpra kundër abortit

Miratohet një nga projektligjet më të ashpra kundër abortit

Shteti amerikan, Ajova, ka miratuar një nga projektligjet më të ashpra për abortin, duke ndaluar abortet prej momentit kur dëgjohen të rrahurat e para të zemrës së fetusit.

Ligjvënësit republikanë, që kontrollojnë dy dhomat e parlamentit kanë kaluar projektligjin, duke dërguar të njëjtin te guvernatori për të hyrë në fuqi.

Kritikët kanë argumentuar se ky projektligj e konsideron abortin të paligjshëm, përpara se shumica e grave të kuptojnë se janë shtatzënë.

Guvernatorja republikane e Ajovas, Kim Reynolds nuk ka treguar nëse ajo do ta nënshkruajë projekligjin.

Përfaqësuesja republikane, Shannon Lundgren u ka thënë mediave lokale se ajo beson që projekligji do të miratohet.

Vitin e kaluar, republikanët e Ajovas kanë ndaluar abortet pas javës së 20-të të shtatzënisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja