Jo vetëm në kohë lufte, emergjence natyrore apo gjendjeje të jashtëzakonshme, por edhe në kohë krize çmimesh do të aktivizohet rezerva shtetërore.
Projektligji i depozituar në Kuvend “Për Rezervat Materiale të Shtetit”, thuhet se rezervat krijohet për të mbrojtur popullsinë dhe ekonominë në situata të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme, fatkeqësisë natyrore e fatkeqësive të tjera, veprimeve terroriste apo në rast të çrregullimit të tregut. Ndërsa në ligjin aktual të rezervave ‘kriza e inflacioni’ nuk është e parashikuar si situatë ku mund të aktivizohet rezerva e shtetit.
Ky vendim i qeverisë vjen 3 vite pasi vendi u përball me inflacion të lartë dhe me vështirësi për të siguruar mallra nga jashtë siç ishte rasti i energjisë elektrike, grurit, vajit e produkteve të tjera, shkaktuar prej luftës në Ukrainë.
Fondet për krijimin e rezervave materiale të shtetit do të përballohen me fonde të buxhetit të shtetit, donacione dhe burime të tjera të ligjshme thuhet në nenin 5 të projektligjit. Sasia e rezervave ushqimore, veshjeve, karburantit etj do të përcaktohet përmes një ‘Plani Strategjik Afatmesëm të Rezervave Materiale të Shtetit’, që miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe rishikohet çdo 3 vjet.
Për të përcaktuar sasinë minimale apo maksimale të mallrave që do të jenë pjesë e rezervës në konsideratë do të merret edhe numri i popullsisë dhe lëvizjet demografike. Ky ndryshim bëhet për shkak të tkurrjes së numrit të popullsisë me 400 mijë banorë nga viti 2011 sipas rezultateve të censit, dhe rezerva duhet t’i përgjigjet numrit të ri të popullsisë prej 2.4 milionë banorësh.
Pas miratimit të këtij projektligji në Kuvend, pas 17 vitesh në fuqi do të shfuqizohet ligji aktual “Për Rezervat Materiale të Shtetit’.
G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 17:55
Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni Shqipëri-Andorra?
-
Fiton Shqipëria
88.1%
-
Barazim
5%
-
Fiton Andorra
6.9%
Vota total: 101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SKEDA/ Si zgjidhen 140 deputetët e rinj? Në fillim marrin mandat kandidatët e listës së mbyllur! S’ka prag 10 mijë vota për garuesit e ‘betejës së hapur’, del fitues edhe me 1 votë më shumë
20 Mars, 10:47
-
'Boll kam pritur!'/ Mesazhi i Braçes: Betejë për pensionistët, nderin dhe dinjitetin! Dua të jem në Kuvend për të luftuar ‘frikën’ e ministrave të Financave (mes tyre Ahmetaj)
18 Mars, 10:47
-
Borë në pranverë, zbardhet malësia e Korçës! Pjesa tjetër nën shi, temperatura deri në 0 gradë celsius (VIDEO)
18 Mars, 09:49
-
VIDEOLAJM/ Flamur Noka turpëron Kuvendin me gishtin e mesit
17 Mars, 17:08
-
Balla ironizon PD në Kuvend: Opozita u shpartallua që ditën e parë pas listave, të njëjta me ato të 2013-ës! 1 milion shuplaka do merrni më 11 maj
13 Mars, 17:10
-
‘Senatorët’ e PS në lista të hapura/ Kodheli: Sfidë, e kërkova vetë! Gjiknuri: Formulë e suksesshme! Naço u largua: Në shtator bëhem avokat
13 Mars, 09:35
-
Inflacioni në shkurt 1.9%, vijon shtrenjtimi i ushqimeve! Tkurret numri i bagëtive, shtrenjtohet mishi dhe bulmeti
10 Mars, 14:58
-
KAS rrëzon Celibashin: Kuvendi të miratojë ‘burgjet e hapura’! Votimi në unanimitet: S’është ligj elektoral
10 Mars, 12:10
-
Kuvendi i shkarkoi/ Report Tv siguron listën me 55 kandidatë për Këshillin Drejtues të RTSH
4 Mars, 12:29
-
FMN në Bankën e Shqipërisë: Monitoroni kursin e këmbimit dhe inflacionin! Sejko: Ulëm interesat e kredisë konsumatore
26 Shkurt, 17:29
-
'Këto 6 muaj, progres sa për 27 kapituj!' Hapen 75% e grupeve për BE, por qeveria e opozita 'përplasen' për mbledhjet pa media
21 Shkurt, 15:41
-
I jepet fund dilemës! Firmato apo imitim? Në kuvend draft ligji që ndalon mashtruesit e markave
21 Shkurt, 15:27