Miratohet plani i menaxhimit të integruar për ansamblin historik të Pallatit të Brigadave! Ministrja: Nuk do të ketë ndërtime në Butrint, do bëjmë vetëm qendër vizitorësh

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar plani i menaxhimit të integruar të ansamblit historik Pallati i Brigadave. Kështu bëri me dije Ministrja e Kulturës, Elva Margariti duke shtuar se në menaxhim përfshihet ehde zhvillimi i potencialit të parkut që do t'i japë impuls pozitiv zonës. 

Ministrja shtoi se vendimi është marrë pas konsultimit me Universitetin Politeknik të Tiranës si rrjedhojë e nismës 'Pakti për Universitetin'. Nuk mbeti pa komeentuar çështja e Butrintit, për të cilën ka shumë debate. Ministrja Margariti theksoi se nuk do të ketë ndërtim kullash apo vilash luksoze në zonë, ndërsa do të bëhet vetëm një qendër vizitoresh për të arritur standardet botërore. 

"Sot miratuam planin e menaxhimit të integruar të ansamblit historik Pallati i Brigadave. Kjo vjen si nevojë jo vetëm e planit që kemi për menaxhimin e siteve të ndryshme që vjen si rrjedhojë e kuadrit të ri ligjor, ligji i trashëgimisë na vendos para kushteve të hartimit të planeve të menaxhimit të integruar për të zhvilluar ato monumente kulture.

Në këtë rast jemi në një menaxhim të integruar sepse kemi parë jo vetëm pallatin në vetvete si një objekt i trashëgimisë por të gjithë potencialin e parkut për ta zhvilluar atë në një formë të re menaxhimi, e cila duhet të jetë një formë që i sjell jo vetëm vlera të shtuara të monumentit dhe të aspektin e mirëmbajtjes ose restaurimit që janë hapa të rëndësishëm të nevojshëm aktualë, por kemi parë pjesën e bashkëveprimit me komunitetin, me universitetet dhe aspektet e fjetura të një turizmi kulturor që i mungon asaj zone. Ka qenë proces i gjatë konsultimi, është hartuar në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës. Ka ardhur dhe si rrjedhojë e nismës 'Pakti për Universitetin'. Kjo i hapi rrugën projekteve të detajuara jo vetëm të restaurimit, por edhe parkut që do i japë impuls shumë pozitiv zhvillimit të zonës", tha Margariti.

Vendimi 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:09
Ministrja: Nuk do të ketë ndërtime vilash apo kullash në Butrint! Do të bëjmë vetëm qendrën e vizitorëve

1655896381_Butrint2.jpg

Teksa vijojnë debatet për çështjen e Butrintit, ministrja e Kulturës ka theksuar se nuk do të ketë ndërtime në zonën e pambrojtur nga Gjiri i Manastirit tek Pema e Thatë. Margariti tha se do të bëhet vetëm një qendër vizitorësh për të arritur standardet e parkut botëror.

"Plani i menaxhimit të integruar të Butrintit ka vendosur në vëmendje si të vetë institucioneve këtu, por ashtu dhe bazuar në rekomandimet të UNESCO-s për rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura. Aktualisht zona e hequr prej 800 hektarësh është Ksamili, një zonë e urbanizuar prej kohësh, shpesh herë e kemi quajtur Bathorja e Butrintit dhe kjo është zonë, e cila ka pas qenë e deklaruar.

Në këto 30 vite kemi kryer shumë projekte, sondazhe për shkak të këtij zhvillimi. Jo çdo ndërhyrje ka qenë e parregullt. Nuk prekim absolutisht asgjë që ka vlera mjedisore ose arkeologjike. Sa i përket zonës së Manastirit, vijon të ketë status të një objekti fetar sa i përket lidhjeve që kemi ne me atë pjesë dhe nuk ka rishikime të zonës për t;i hapur rrugën veprimeve. Ndërtime në zonë nuk do të ketë, përveç shikimit që po bëjmë për qendrën e vizitorëve për të arritur standardet e një parku botëror dhe do të shihet brenda të gjithë kritereve", tha Margariti.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë