Më 18 shkurt 2026, Tirana do të shndërrohet në qendrën e dialogut rajonal për riafirmimin e rëndësisë strategjike të një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore dhe gjeopolitike të rajonit: Ministerialit të Korridorit VIII, i cili do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia dhe Rumania, si dhe përfaqësues nga vende partnere.
Takimi synon të thellojë bashkëpunimin ndërqeveritar për përshpejtimin e zhvillimit të Korridorit VIII si një arterie strategjike transporti, zhvillimi ekonomik dhe sigurie, duke kontribuar njëkohësisht në forcimin e integrimit rajonal dhe ndërlidhjen me rrjetet kryesore europiane.
Seanca plenare do të trajtojë temën: “Korridori VIII në momentin strategjik të Europës: Lidhshmëria, qëndrueshmëria përmes lëvizshmërisë ushtarake dhe prosperiteti i përbashkët përmes integrimit”, duke theksuar nënvizuar rolin e Korridorit VIII si një shtyllë strategjike që bashkon dimensionin ekonomik, të sigurisë dhe të ndërlidhjes rajonale në funksion të prosperitetit të përbashkët.
Gjatë Ministerialit pritet miratimi i një deklarate të përbashkët, ndërsa programi do të përfshijë gjithashtu takime dypalëshe dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në kuadër të ministerialit, do të zhvillohet edhe Forumi Ekonomik për Korridorin VIII, me temë: “Nga Lidhja Strategjike drejt Rritjes Ekonomike Rajonale: Potenciali Ekonomik i Korridorit VIII”, i cili do të mbahet në ambientet e Bankës së Shqipërisë.
Forumi Ekonomik do të bashkojë autoritetet publike, institucionet europiane, institucionet financiare ndërkombëtare dhe aktorët ekonomikë për të avancuar dialogun mbi zhvillimin ekonomik, lidhshmërinë dhe investimet përgjatë Korridorit VIII.
Diskutimet do të fokusohen në lehtësimin e tregtisë, si dhe zhvillimin industrial me synim rritjen e konkurrueshmërisë rajonale. Forumi synon të mobilizojë instrumente europiane dhe ndërkombëtare financimi dhe të prodhojë rekomandime konkrete për ta shndërruar Korridorin VIII në një katalizator të investimeve, rritjes dhe integrimit ekonomik rajonal.
Komente











Korridori 8 eshte nje rruge " nostalgjie" ku projekti nuk fillon nga Deti Jon, fillon nga Deti i zi ose si mund ta emertosh " Dark Waters ", Plovdivi, eshte nje qender industriale dhe do te " hidherohej" nese rruga do te devijonte per nje " ndryshim" casti, per vete faktin se fizibiliteti i projektit nuk e kishte pranuar teknikisht nderlidhjen me ate Azise juglindore ose " Silk Road" qe ne shqip do te perkthehej "rruga e lulekuqeve". Ndersa largohem nga devijimi i Plovdivid shkoj afer Nish, atje projekti perseri mund te devijoje, nje LADA, prodhim Cek, nuk mund te vozise rrugeve te ketij korridori, shume "antik per standart modern" te teknologjise qe kerkon korridori 8.Nga Nish-i kaloj ne Bukuresht. Te them te drejten historia e Causheskut te varur me ka lene mbresa te thella, urrejtja e akumuluar e nje populli u kurorezua me nje " shembull ekzistencializmi" varje ne litar. Nqs zhgenjimi per devijimin edhe te Bukureshtit nga korridori 8, do akumulohej per nje kohe te gjate pritjeje dhe euforie, perfundimi i marreveshjes do ti perngjante hijes se diktatures se tyre te riperseritur. Kaloj nga Bukureshti dhe ndaloj ne Maqedoni. Ketu problemi zgjerohet me rruget dhe ngushtohet me emrat e tyre. Nuk mund te rri pa permendur andrrallat e popullit Maqedonas neper sallat e gjyqeve per nje emer shteti. Kishin dekada qe e quanin veten maqedonas, tani ju duhet te shtojne nga nje Veriu, Jugu, etj. Devijimi mund filloje pikerisht me emrat dhe ndalesat e korridorit. Thrakia? Foenicia? Helvetia? Alexandria? Mendoj se nje dosje per nje tjeter ankimim nderkombetar do shtyje dhe devijoje korridorin 8. PS. Me falni nese nuk permenda kryeqytetet, ku rruget shtrohen, shkaterrohen dhe shtrohen. Permenda vetem disa pika nevralgjike ose " strategjike" te korridorit 8.
Përgjigju