Në Pallatin e Brigadave festë për xhubletën në UNESCO! Zonjat e Alpeve marrin 'skenën', rrëfejnë dijebërjen! 96-vjeçarja i dhuron Ramës xhubletën që ka thurur vetë

Muret e Pallatit të Brigadave ishin veshur këtë mbrëmje me ngjyrat e etnografisë shqiptare. Në to me Xhubletën në UNESCO prej 29 nëntorit, ekspozohet, përmes një organizimi të Ministrisë së Kulturës, kostumografia shqiptare, mbi 4000-vjeçare. 

Pallati i Brigadave kishte sot në "Mbrëmjen e xhubletës", vizitorë politikanë, ambasadorë, zyrtarë të lartë, artistë, por edhe gjyshet e Alpeve, gra e vajza të Malësisë, pasi sot ishte tradita që bashkon me një emërues të përbashkët, ruajtjen e vlerave kombëtare.

Gratë veriore rrëfejnë se tradita është trashëguar brez pas brezi deri në ditë të sotme, kur me shpalljen e kësaj veshje si Pasuri e Njerëzimit, dijebërja devijon nga risku i zhdukjes. Tupanat e çiftelitë bien për të pritur vashat që sfilojnë në koridoret e Pallatit të Brigadave, bukurinë e Xhubletës shqiptare. Ajo vjen e veshur deri tek vogëlushet që ngjisin shkallët si simbol i premtimit se trashëgimia do vijojë të ruhet. 

"Sot krenohem kaq shumë që këtë pasuri kombëtare e shoh të veshur që tek gratë e reja, e deri tek vogëlushet e tyre", rrëfehet një prej zonjave veshur me xhubletë, duke shprehur mirënjohjen ndaj ministres së Kulturës, që bëri të mundur ruajtjen e kësaj tradite 4 mijëvjeccare. 

E pranishme gjatë kësaj mbrëmje është edhe Lena Linadi, 73-vjeçe e cila rrëfen lidhjen e saj me këtë dukuri të rrallë të trashëgimisë sonë. Ajo tregon se xhubletën e pat veshur për herë të parë në martesë, kur sapo kish prek të 18-tat.

"Jam e lumtur që kam veshur xhubletën, që e kemi të trashëguar brez pas brezi. Unë nga gjyshja ime, e ajo nga nëna e saj. U bëj thirrje që ta veshin të gjitha të rejat  që mos të humbasë se është një veshje kombëtare ", thotë Lena, duke rrëfyer se emocionet e kësaj dite janë më të mëdha se herën e parë që veshi xhubletën.

Ministrja e Kulturës prezantoi gjatë mbrëmjes një video dedikuar veshjes kombëtare, e cila nis me dy vogëlushë që mbajnë petkat e traditës kombëtare me kostumet tipike, tirqe e xhublet. Tradita muzikore e etnografia e kësaj pasurie, shpalosen në materialin e përgatitur. Në video përpos shqiptareve mbanin veshur xhubletën dhe gra nga vende te mdryshme te botes: Japoni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kamerun, Suedi etj.

"Tashmë xhubleta është e gjithë njerëzimit dhe jo vetëm e jona! Xhubleta është një kod, i qepur me harmoni e përsosmëri, me kallëpet e rralla që i japin formë perfekte kësaj këmbane që lëviz ajrin në mënyrë të magjishme. Pa gratë e Malësisë xhubleta nuk do të ishte kjo xhubletë ", thotë Margariti. 

Ndërkaq në sytë e vizitorëve, janë zonjat veriore që dëshmojnë në sytë e të gjithëve thurrjen e xhubletës, si një art më vete. Tole Lekaj Berisha, nga Tuzi, rrëfen po ashtu vlerat e xhubletës 4000-vjeçare.

"Xhubletën e kam mësuar 70 vite më parë, dhe nuk e kam lëshuar kurrë. Nuk e mendoja se do të vinte kjo ditë,e dhe pse e kam dashur me zemër. E kam punuar këtë veshje me qejf, ditë e natë. Që kjo kulturë të përhapet e mos të humbasë. E jona është e jona", thotë e moshuara.

E moshuara në formë mirënjohjeje i ka dhuruar sot kryeministrit Edi Rama një xhubletë të punuar nga duart e saj, e cila iu dorëzua ministres së Kulturës.

"Do të jetë pjesë e koleksionit të muzeut të dhuratave të çmuara në Kryeministri", u shpreh ministrja Margariti. 

Ndërkaq  Pallati u shndërrua në një punishte, ku gratë  ilustruan të gjithë procesin e dijebërjes ,që nga zgjedhja e leshit te endja ne vegje, duke e shpjeguar atë për të pranishmit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit