TIRANË -Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën  Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi dhe miratoi sot projektligjin "Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit për kuadrin institucional të iniciativës për gatishmërinë dhe parandalimin e katastrofave për Europën Juglindore".
Relatori i këtij projektligji, Vexhi Muçmataj, deklaroi se nisma është në përputhje me Kushtetutën dhe ftoi kolegët që ta miratojnë.
Objektivat e Iniciativës, siç janë ndërtimi i kapaciteteve të organizatave të menaxhimit të fatkeqësive, kanë për qëllim rritjen e punës parandaluese dhe parapërgatitjen nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të saj, në funksion të zgjerimit të BE-së dhe procesit të integrimit euro-atlantik. /ATSH/