Miratohet projektrezoluta, Kuvendi i kërkon BE-së hapjen e negociatave me Shqipërinë

Miratohet projektrezoluta, Kuvendi i kërkon BE-së hapjen e negociatave me Shqipërinë

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 104 vota pro Projektrezolutën “Për mbështetjen e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, e propozuar nga Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari dhe deputetja e PS-së, Senida Mesi.

Në rezolutën e miratuar, Kuvendi kërkon që institucionet shqiptare, bazuar në parimet demokratike dhe me një përfaqësim të ligjshëm të vijojnë të përqendruar në reformat e ndërmarra.

Po ashtu, Kuvendi kërkon që të ketë rezultate konkrete në zbatimin e përparësive të vendosura nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave deri në anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Projektrezoluta i drejtohet gjithashtu edhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian në kuadër të Sammit-it të ardhshëm të Këshillit Europiani cili do të mbahet me datat 17-18 tetor 2019, ku një ndër pikat e diskutimit në rendin e ditës do të jenë edhe vendimet për hapjen e negociatave me Republikën e Shqipërisë dhe me Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Në tetor pritet që Këshilli i Europës të vendosë nëse do të hapen negociatat mes Shqipërisë dhe BE.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë