Miratohet rezoluta e OKB-së për
Krimenë, i pavlefshëm referendumi

NEW YORK - Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën për Krimenë, e cila shpall të pavlefshëm Referendumin në Krime.
 
Kjo rezolutë është aprovuar me 100 vota pro, 11 kundër dhe 58 abstenin nga përfaqësuesit e 193 vendeve përfaqësuese. Në votimin e kësaj resolute, si zgjidhje e propozuar nga qeveria e Ukrainës, 28 vendet e Bashkimit Europian kanë qenë kompaktë.
 
Ndërkohë që Kievi ka hedhur alarmin për 100 mijë ushtarët rus të vendosur në kufi me Ukrainën, një mazhorancë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka izoluar Moskën dhe është mobilizuar në mbrojtje të integritetit territorial të Ukrainë.
 
Ndërsa kreu i delegacionit të Bashkimit Europian tek Kombet e Bashkuara Thomas Mayr-Hartinn ka deklaruar se veprimet ruse cënojnë Kartën e OKB-së, duke nënvizuar se Europa nuk e njeh referendumin ilegal të aneksimit të Krimesë në Federatën Ruse dhe ka dënuar ndërhyrjen e forcave të armatosura ruse.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i sherbejnë hetimit

Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i sherbejnë hetimit