Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, Lulzim Basha ka miratuar edhe rregulloren e re. Teksa rregullorja është miratuar nen për nen nga anëtarët, në të është shtuar edhe një ne i ri i cili duket se është edhe mënyra se si Basha mund të largoj nga anëtarë që kanë dalë në krahun e Sali Berishës.
Në nenin 8 të kësaj rregulloreje thuhet se “Mungesa, pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, në tre mbledhje radhazi, i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar, përbën shkak për zëvendësimin e tij me listën vijuese të anëtarëve të votuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë.”
Në mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të PD, mbështetësit Berishës nuk kanë marrë pjesë, kjo për faktin se ata nuk e njohin më Bashën si kryetra, po shprehen se ai është shkarkuar nga referendumi i 18 dhjetorit.
Neni 8
1.Mbledhjet janë të vlefshme kur në to marrin pjesë mbi 50% e anëtarëve me të drejtë vote me përjashtim të rasteve, kur në Statut parashikohet një shumicë më e madhe se kjo për marrjen e një vendimi dhe ai është parashikuar në rend dite.
2.Mungesa, pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, në tre mbledhje rradhazi, i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar, përbën shkak për zëvendësimin e tij me listën vijuese të anëtarëve të votuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë.
3. Konstatimi i mbarimit të mandatit për shkak të mungesave në mbledhje pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, bëhet me vendim të Kryesisë së Partisë, pas raportimit me shkrim të Sekretarit të Përgjithshëm.
Ndërkohë që neni 13 sqaron dhe mënyrë se si do të zëvendësohen këto anëtarë. Anëtarët e organeve që zgjedh Këshilli Kombëtar, dalin nga renditja në bazë të votave të marra dhe nëse dalin dy ose më shumë kandidatë me numër të njëjtë votash, atëherë zgjedhja bëhet sipas shortit të hedhur nga komisioni i zgjedhjeve.
Neni 13
1.Propozimet për kandidatë të organeve që zgjidhen nga Këshilli Kombëtar mund të behen me shkrim. Propozimet për kandidatë duhet të dorëzohen tek sekretaria e mbledhjes.
2. Pranimi i kërkesave për regjistrimin e kandidatëve për forumet që zgjidhen nga Këshilli bëhet deri 24 orë para fillimit të seancës së zgjedhjeve të këtyre forumeve.
3. Për zgjedhjen e funksionarëve të përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 6, të nenit 44 të Statutit, në rastet kur nga votimi nuk arrihet shumica e kërkuar, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidaturat me numër më të madh votash. Kur disa kandidatë kanë numër të barabartë votash, ata përfshihen të gjithë në balotazh.
4. Anëtarët e organeve që zgjedh Këshilli Kombëtar, dalin nga renditja në bazë të votave të marra. Në qofte se në pozicionet me të fundit të radhës sipas numërimit të votave dalin dy ose më shumë kandidatë me numër të njëjtë votash, atëherë zgjedhja bëhet sipas shortit të hedhur nga komisioni i zgjedhjeve.
5. Vendet vakante që mund të krijohen plotësohen nga kandidatët vijues të renditur sipas votave të marra dhe shortit në rast votash të njëjta.
(Kliko këtu për Rregulloren e brendshme të Keshillit Kombëtar)
Lajmi kryesor: