TIRANE - Qeveria ka miratuar përbërjen strukturore dhe të shpërblimit për Këshillin Kombëtar të Sportit. Këshilli kryesohet nga zv/ministri i Sportit, 14 anëtarë dhe 1 sekretar.

Kështu përbërja e re do të jetë si më poshtë:

a) Drejtorin e Sportit, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit,                                       anëtarë;
b) Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Olimpik Shqiptar                                    anëtarë;
c) Dy gazetarë sportivë (një me aftësi të kufizuara)                                                anëtarë;
ç)  Një jurist (me kontribut në legjislacionin për sportin)                                          anëtarë;
d) Nëntë personalitete sportive nga disiplina të ndryshme të sportit                         anëtarë;
dh)  Një specialist nga Drejtoria e Sportit, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit,          sekretar.

Përbërja nominative e Këshillit Kombëtar të Sportit caktohet me urdhër të ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe këshilli thirret si rregull prej tij jo më shumë se 3  herë në vit. Ministri i Arsimit dhe Sportit miraton rregulloren e organizimit dhe të funksionimit të Këshillit Kombëtar të Sportit. Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Sportit përfitojnë për pjesëmarrje në çdo mbledhje një shpërblim prej 5 000 (pesë mijë) lekësh.

Më poshtë vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:

VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E PËRBËRJES strukturore E TË SHPËRBLIMIT TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË SPORTIT
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 9, të ligjit nr.9376, datë 21.4.2005, “Për sportin”, të ndryshuar, dhe të vendimit nr.843, datë 27.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
 
VENDOSI:
 
1. Miratimin e përbërjes strukturore të Këshillit Kombëtar të Sportit, i cili kryesohet nga zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit dhe ka në përbërje 14 (katërmbëdhjetë) anëtarë dhe 1 (një) sekretar, si më poshtë vijon:
a) Drejtorin e Sportit, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit,                                       anëtarë;
b) Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Olimpik Shqiptar                                    anëtarë;
c) Dy gazetarë sportivë (një me aftësi të kufizuara)                                                anëtarë;
ç)  Një jurist (me kontribut në legjislacionin për sportin)                                          anëtarë;
d) Nëntë personalitete sportive nga disiplina të ndryshme të sportit                         anëtarë;
dh)  Një specialist nga Drejtoria e Sportit, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit,          sekretar.
2. Përbërja nominative e Këshillit Kombëtar të Sportit caktohet me urdhër të ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe këshilli thirret si rregull prej tij jo më shumë se 3 (tre) herë në vit.
3. Ministri i Arsimit dhe Sportit miraton rregulloren e organizimit dhe të funksionimit të Këshillit Kombëtar të Sportit.
4. Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Sportit përfitojnë për pjesëmarrje në çdo mbledhje një shpërblim prej 5 000 (pesë mijë) lekësh. Pagesat për shpërblimet përballohen nga “Programi i sportit”, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
5. Vendimi nr.88, datë 15.2.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e përbërjes strukturore dhe shpërblimin e Këshillit Kombëtar të Sportit”, i ndryshuar, shfuqizohet.
6. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)