Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi traktatin e parë global për armët konvecionale me qëllim trasparencën dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Traktati i parë në botë prej 70 miliardë dollarësh për kontrollin e shitjes së armëve mori 154 vota pro, tre kundër dhe 23 abstenime.

Vetëm Irani, Koreja e Veriut dhe Siria, të cilat u përpoqën deri në fund të bllokojnë traktatin, votuan kundër. Por dy prodhuesit më të fuqishëm të armëve Rusia dhe Kina si dhe dy blerësit e mëdhejn Egjipti dhe India ishin mes shteteve, që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme në Neë York.

Qëllimi i këtij traktakti synon të parandalojë abuzimet ndaj civilëve dhe të mbajë armët larg duarve të terroristëve dhe bandave të paligjshme si dhe të vendosë standartet për të gjitha pikat kufitare përsa i përket transferimit të armëve konvecionale në mënyrë, që të mos përdoren për akte genocidi, krime ndaj njerëzimit, krime lufte apo terrorizëm.

Aktivistët për kontrollin e armëve dhe organizatat e të drejtave të njeriut cilësuan këtë marrëveshje e cila u firmos pas negociatave, që kanë zgjatur mbi një dekadë, si një traktakt të mirë për të ndaluar rrjedhjen e pakontrolluar të armëve.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)