Miratohet udhëzimi për lidhjen në sistemin e shpërndarjes për vetëprodhuesit fotovoltatik

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka firmosur udhëzimin për miratimin e procedurës së lehtësuar të autorizimit për lidhjen në sistemin e shpërndarjes të projekteve të vogla të rinovueshme për vetëprodhuesit e energjisë elektrike nga dielli. Lajmin për firmosjen e këtij udhëzimi e ka bërë të ditur vetë Balluku gjatë një takimi që zhvilloi me prodhuesit e energjisë së rinovueshme fotovoltaike.

Siç njofton zyra e shtypit, gjatë takimit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka cilësuar miratimin e këtij akti si një fjalë të mbajtur, i cili vjen pas afro tre muajsh nga interpelanca që prodhuesit e energjisë fotovoltaike zhvilluan në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al, ku ngritën shqetësimin e tyre për mungesën e këtij udhëzimi.

Ka qenë një proces kompleks deri në hartimin e këtij akti, u shpreh ministrja Balluku, teksa bëri të ditur se janë zhvilluar një sërë takimesh të përbashkëta me grupet e interesit ku ka pasur një numë të madh propozimesh dhe komentesh sa i takon hartimit të udhëzimit.

“Ky është një proces që ka nisur dhe ju janë hapur të gjitha mundësitë tashmë për të pasur një shkëmbim mes jush dhe OSHEE-së. Po nga ana tjetër duhet të kuptojmë që metodologjia dhe gjithçka tjetër janë procese që do të vazhdojnë kështu që bashkëpunimi jonë nuk mbaron këtu me nxjerrjen e këtij akti. Ju duhet të jeni të angazhuar dhe të jeni pjesë e grupeve tona të punës për të pasur rezultate të cilat janë të kënaqshme si për ministrinë ashtu për distributorin, për OSHEE-në dhe absolutisht dhe për ju”, theksoi Balluku.

Nga ana e tyre prodhuesit e energjisë së rinovueshme fotovoltaike falënderuan ministren Balluku për hartimin dhe miratimin e këtij udhëzimi.

Udhëzimi parashikon që një shoqëri e vogël ose e mesme, apo një klient familjar mund të instaloje një kapacitet total deri në 500 kËp për vetëprodhimin e energjisë elektrike nga dielli teksa theksohet se fuqia e instaluar e impiantit PV për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, për çdo pikë lidhjeje ose/apo konsumator, do të llogaritet mbi bazën e orëve të punës në pik të prodhimit të energjisë elektrike nga ky impiant, por në asnjë rast nuk duhet të kalojë fuqinë e kërkuar.

Gjithashtu, udhëzimi parashikon lehtësim sa i takon procedurave të aplikimit ku në momentin e vënies në punë të sistemit PV, vetëprodhuesi duhet të njoftojë me shkrim OSHEE, duke i venë në dispozicion Kopje të miratimit të aplikimit dhe procesverbalin e kolaudimit dhe instalimit të sistemit të matjes për të dy matësat inteligjent, kopje Origjinale të akt – kolaudimit të sistemit, firmosur nga projektues të licencuar për impiante të prodhimit të energjisë elektrike të rinovueshme nga dielli, manualet dhe skedat teknike të produkteve të sistemit PV siç janë panelet, inverterat, kabllot, etj si dhe të dhënat e aksesimit online në platformën e monitorimit të sistemit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën