Miratoi e vetme rezolutën, PS nuk humb kohë, Komisioni i Posaçëm për Antikorrupsionin votohet të enjten! Burime: Nuk do të ketë bashkëdrejtim

Bojkoti që opozita i bëri rezolutës anti-korrupsion të Edi Ramës në parlament, duke mos marrë pjesë në votim, jo domosdoshmërisht do të përkthehet në bojkot edhe të komisionit të posaçëm që do të ngrihet për këtë reformë. Deri më tani thirrjes së kryeministrit Rama nga foltorja e parlamentit për t’iu bashkuar komisionit anti-korrupsion, nuk i kanë dhënë përgjigje as Rithemelimi e as grupi i Lulzim Bashës, megjithatë mazhoranca ua ka prerë shpresat se ndonjë prej tyre mund të ulet në tryezë si bashkëdrejtues.

Burime i thanë Report TV se nuk ka asnjë hapësirë që komisioni t’i nënshtrohet një drejtimi bipartizan pra me dy kryetarë, duke lënë kështu opozitën përballë zgjedhjes së vetme, të jetë anëtare e pakicës pa të drejtë vetoje apo negocimi. Ndërsa Gazment Bardhi përballë të tijve ende nuk është shprehur qartë për një vendim përfundimtar, duke lënë hapësirë për diskutime me mazhorancën dhe duke mos artikuluar për momentin asnjë mundësi bojkoti. Nga ana tjetër mazhoranca e vënë përballë kërkesës së shefit të qeverisë për të nisur menjëherë nga puna, është duke shqyrtuar mundësitë procedurale për ngritjen e këtij komisioni dhe çuarjen në votim në seancën e ardhshme plenare, konkretisht të enjten (30 maj).

Me 76 vota pro të mazhorancës Kuvendi miratoi mbrëmjen e 27 majit Rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin. Rezoluta, e propozuar nga vetë socialistët që më 7 maj bashkë me thirrjen për që ta votonte e gjithë politika, nuk mori asnjë votë opozitare. Rithemelimi, Partia Demokratike, Partia e Lirisë nuk morën pjesë në votim ndërsa nga rreshti opozitar dolën vetëm deputetët Agron Shehaj dhe Dashnor Sulaj që votuan kundër. 

Rezoluta sipas Partisë Socialiste është një përpjekje e madhe, një koordinim dhe fuqizim i mëtejshëm i tre pushteteve kushtetuese, legjislativit, ekzekutivit, gjyqësorit, që do t’i japë një goditje të madhe korrupsionit dhe do të realizojë reformat për Shqipërinë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. 

Opozita nuk ka shprehur në asnjë rast se është kundër këtij komisioni, ndërsa ka artikuluar se së pari duhet parë objekti dhe qëllimi i tij, ndërsa nuk kanë munguar edhe akuzat që përmes ndryshimeve ligjore kërkohet të sulmohet SPAK. Sipas tekstit të rezolutës synimi është që Kuvendi të rrisë rolin e tij mbikëqyrës dhe llogarikërkues ndaj qeverisë, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klea: 29/05/2024 10:53

    Per te vjedh nuk humbin kohe, per tu dhene te drejten e votes emigranteve dhe 12 vjet ne pushtet nuk u mjafton

    Përgjigju
  • Sami: 28/05/2024 23:57

    "Kuvendi të rrisë rolin e tij mbikëqyrës dhe llogarikërkues ndaj qeverisë, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese." Perfekt! Asnje mbikqyrje per Sherbimet/Agjencite informative. Dhe te mendosh qe Kuvandi ka afro tre dekade qe duhet te kishte krijuar nje nenkomision per keto pune. Ppr ska kohe. Bukur bukur. Dmth, sipas kesaj pune, komisioni i Rames, donte mbikqyre Ramen, per llogari te Rames per te fuqizuar njeherazi si korrupsionin e Rames ashtu dhe "goditjen" e tij ne masen dhe cilesine sipas "vijes" se Rames. Sec tregonte dikush nke histori: Ademi, qehajaj i Beut, vodhi dynjane. Kur e zune dhe po i benin gjyqin fshace, Beu u kerkonte me ngulm "popullit": flisni! Si e sa ta denojme??!! Si te thoni ju bej une! Por populli gek-mek! Deri sa nke plak qe qe gati me nje kembe per boten matane, mori guxim dhe tha: po cte flasim, cte themi, pushken ne sup prape e ka Ademi!!! Edhe Rama yne, kerkon te "godase" Ademet qehaxhinj te tij dhe ata e presin me qetesi e armatosur deri ne dhembe me para, pushtet, prona e domosdo pushke!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh