Kuvend/ Miratohet me 76 vota pro Rezoluta anti-korrupsion e PS, Rama: SPAK nuk preket! 2 deputetë të opozitës kundër, të tjerët s'votojnë

TIRANË- Me 76 vota pro të socialistëve Kuvendit miratoi këtë të hënë Rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.

Rezoluta, e propozuar nga socialistët që më 7 maj bashkë me thirrjen për që ta votonte e gjithë politika, nuk mori asnjë votë opozitare. Rithemelimi, Partia Demokratike, Partia e Lirisë nuk morën pjesë në votim ndërsa nga rreshti opozitar dolën vetëm deputetët Agron Shehaj dhe Dashnor Sulaj që votuan kundër.

Para votimit kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, hodhi akuza ndaj Kryeministrit Rama.

‘Ti do të luftosh korrupsionin dhe krimin? Ti je mafioz! Je Pronari o Arben Ndokës.’- u shpreh Bardhi.

Në nisje të seancës plenare, Rama mbrojti pr/rezolutën duke e bërë të qartë se Komisioni i Posaçëm nuk ka lidhje me punën e prokurorisë së Posaçme dhe ftoi opozitën ta votojë. E ndërsa fliste deputetët e grupit të PD-së së Rithemelimit bënin zhurmë duke i rënë tavolinave, e kryeministri iu përgjigj me ironi.

Janë fantazuar qëllime të fshehta si vënia në kontroll e SPAK-ut apo është propaganduar se ne qenkemi kujtuar pas 10 vjetësh të luftojmë korrupsionin. Jo! Reforma ka dhe do të ketë mbështetjen e kësaj shumice. Prandaj ka ndodhur dhe reforma në drejtësi bashkë me lindjen e vetë SPAK-ut, i cili ka pasur, ka dhe do të ketë, të paktën deri sa të jem unë këtu, mbështetjen pa kushte të kësaj shumice. SPAK është ilaçi i hidhur që o e pi ose vdes. Kush e pi një herë po dhe një herë jo, jo nuk ka shans të vetëpastrohet por vetëm zgjat agoninë e tyre dhe tretet siç po treteni tek rrugica e shpresës. 

Rama hodhi poshtë akuzat e opozitës se me këtë rezolutë do të kapte SPAK dhe se lufta kundër korrupsionit është e pandalshme dhe se ata nuk e ndalin dot këtë nismë.

" Kjo nuk është një luftë vulgare për pushtet, por është një luftë për shtetbërjen demokratike, për institucione funksionale, për mekanizma shtetërorë, institucionalë, shoqërorë që shkojnë përtej “Lena-Prenave” dhe që ulin hap pas hapi, ndikimin e lartë të subjektivitetit njerëzor mbi çdo pjesë të makinerisë kushtetuese dhe ligjore, në funksionimin e Republikës, duke forcuar sundimin e ligjit mbi subjektet që veprojnë dhe ndërveprojnë mes veti apo me shtetin dhe mirëqeverisjen e tyre. Nuk e ndalin dot si nuk u ndal reforma në drejtësi nuk ndalet as kjo. Prandaj thirrja ime është votojeni draftin e rezolutës, po nuk e gjetët këtë forcë mos e bojkotini nesër komisonin hetimor, tha Rama.

Kryetari i grupit parlanetar të PD-së nënkryetari i grupit të Rithemelimit paralajmëroi abstenim të pr/rezolutës, ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha u largua nga salla e Kuvendit

Nëse e keni seriozisht hajde ta nisim te korrupsioni zgjedhor. Ta luftojmë siç i ka hije cdo vendi, opzoita do qëndrojë fort kundër cdo nisem. Në emër të grupit PD ne e cmojmë të panevojshme miratimin e një resolute për t’I caktuar vetes axhendën cfarë duhet të bëjmë, prandaj do të abstenojmë duke mos marrë pjesë në votim. Ne e kemi të qartë cfarë duhet të bëjmë, ndërsa ju që e keni nevojë ti konfirmoni vetes të luftojë korrupsionin me fjalë mund ta bëni" tha Bardhi

Përgjigjen ia dha ministrja Spiropali.

Kush je koleg kush je? Je ai që lufton për drejtësi, Gazi apo je ai që merr porositë për të folur këtu nga goja e rruga e shpresës. Kush je koleg kush je! Je ai që kërkoje hetime ndëshkim për babin e Xenit apo je apo djali birësuar i babës së Xenit.

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj tha se kjo reformë do të asistohet dhe monitorohet nga ndërkombëtarët.

Para futjes në sallën e Kuvendit, Basha paralajmëroi votën kundër, duke thënë se nuk e ngrenë kartonin kundër reformës në drejtësi. Kjo rezolutë sipas tij është një komplot kundër drejtësisë, sidomos ndaj SPAK. I pranishëm në Kuvend është edhe kryeministri Rama, i cili tha se kjo rezolutë mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE. 

Kjo projekt-rezolutë synon të rrisë sundimin e ligjit, luftojë korrupsionin dhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Miratimi i kësaj rezolute në parlament kërkon një shumicë të thjeshtë votash, çka do të thotë se mazhoranca mund ta miratojë lehtësisht vetëm me votat e saj. Opozita nuk pritet të japë votat, pasi edhe në Konferencën e Kryetarëve abstenoi. 

Pas miratimit të rezolutës mes palëve pritet të nisin diskutimet për ngritjen e një komisioni të posaçëm, që do të monitorojë punën e institucioneve, përfshirë edhe ato të drejtësisë për luftën kundër korrupsionit, të rekomandojë  propozojë ndryshime ligjore në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Projektrezoluta antikorrupsion

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:23
Miratimi i rezolutës anti-korrupsion, Meta: Poshtërim ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi

1716838060_meta.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një reagim në rrjete sociale e quan miratimin e projektrezolutës anti-korrupsion "poshtërim ndaj reformë në drejtësi".

"Ramaforma i ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë duke i kthyer në shtojca të mazhorancës aktuale që veprojnë vetëm me regji për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës përgjegjësit dhe përfituesit të korrupsionit të përbindshëm shtetëror. Rezoluta është një tjetër poshtërim i tij ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon vetëm me diktat dhe regji. Çdo veprim i drejtësisë të re ka qenë shumë i vonuar, selektiv dhe vetëm si presion i denoncimeve të forta dhe konkrete të opozitës", shkruan Rama.

Ora 17:48
Kuvend, miratohet me 76 vota pro dhe 2 kundër rezoluta antikorrupsion e PS

1716824868_76vota.jpg

Kuvendi ka miratuar me 76 vota pro rezolutën antikorrupsion të PS-së. Kundër votuan Agron Shehaj dhe Dashnor Sula. Të gjithë deputetët e tjerë të opozitë nuk morën pjesë në votim.

Ora 16:02
Erion Braçe lumë akuzash ndaj opozitës: Kapët drejtësinë kur ishit në pushtet, 'rruajtët' OSSH, CEZ, Albetrol, Porto Romanon dhe Klubin Partizani

 

Për deputetin e PS Erion Braçe, korrupsioni nuk luftohet me fjalë ashtu sikurse bënë opozita, por me ligj.

Gjatë fjalës ë tij në Kuvend, gjuhën e përdorur nga opozita ndaj SPAK, deputeti i PS Erion Braçe, e ka cilësuar si gjuhë që mund të përdoret nga kriminelët.

“Gjuha që përdoret këtu për SPAK është gjuhë për kriminel, jo gjuhë që mund të përdor një deputet. Nuk mundet deputeti që të përdor fuqinë që i jep mandati i deputetit për të bërë këto deklarata. Këtu ka deputet të vjetër, por kryetari i grupit të PD (Bardhi) është i ri në këtë sallë dhe do doja që ti thosha që të luftosh korrupsionin me gojë është ndryshe dhe ta luftosh atë më ligj është ndryshe”, tha ai.

 

Teksa hodhi një lum akuzash ndaj opozitës, ai u shpreh se PS ka denoncuar me prova, ndërsa familja politike duke iu referuar Sali Berishës, vodhi pasuritë e vendit.

“Ne kemi denoncuar me prova dhe me gojë dhe me kallëzime rruajtjen e OSSH.  Rruajtjen e CEZ që pasoi OSSH dhe këtu ka njerëz që e kanë mbrojtur CEZ ,sepse ishte aferë e një familje politike. Kemi denoncuar me fakte, rruajtjen edhe të borxheve të CEZ, borxhet u krijuan dhe rruajtja e borxheve u mor përsipër nga e njëjta familje politike dhe njerëz në këtë sallë e kanë mbrojtur deri në fund, ruajtjen e Alpetrol nga A-ja tek ZH-ja. Rruajtjen e 4 hidrocentraleve më prodhues në këtë vend, sepse brenda saj ishte një familje politike dhe biologjike. Ruajtjen e Porto Romanos, edhe atë me letra. Rruajtjen e Klubit Partizani. Por, për Klubin Partizanit, ky vit është një vit aq i mirë sa kohë që drejtësia po bënë përgjegjës atë që duhet. Po ashtu, rruajtjen e ‘Rrugës së Kombit’. E dini se në atë kohë edhe pse u denoncua nuk u hetua, sepse nuk u la drejtësia, ndaj kemi sot deputet që janë përgjegjës për këto akte, kapën drejtësinë. Kjo që po miratojmë sot është konsolidim i kulturës së re i barazisë para ligjit, reformim i institucioneve”, tha ai.

 

Ora 15:32
Rezoluta anti-korrupsion, Tritan Shehu del nga 'rreshti': Do të votoj kundër

 

Deputeti i Rithemelimit Tritan Shehu ka deklaruar se do të votojë kundër rezolutës së propozuar nga PS kundër korrupsionit, ndryshe nga kolegët e tij të opozitës që kanë paralajmëruar se do të abstenojnë.

‘Rama mban Berishën të burgosur. Po përpiqet me çdo mënyrë që të pengojnë integrimin në BE. Kemi të bëjmë me keqpërdorim të drejtësisë. Një drejtësi që keqpërdoret në këtë mënyrë nuk është drejtësi. Pa shembur regjimin nuk mund të kemi drejtësi. Prandaj vota ime është kundër sepse në këtë mënyrë kontribuoj vërtetë në luftën kundër korrupsionit. Nëse nuk themi të vërtetat, realisht do të zhytemi gjithnjë e më tepër në këtë situatë kaq të rendë.’- tha Tritan Shehu.

Ora 15:19
'Doni ta ktheni Shqipërinë në 'arrest shtëpie', Manja opozitës: Me ato bluza mbroni monumentin e korrupsionit, duken si tabela akulloresh

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ftoi opozitën të votojë projekt-rezolutën antikorrupsion në seancën e sotme, teksa ironizoi deputetët që vijnë në Kuvend me bluzen 'Free Berisha' që sipas Manjës është monument i korrupsionit në vend.

'Tani unë pyes, ju jeni këta që jeni këtu që lufton korrupsioni paradite në parlament me lloqe apo që shkoni pasdite tek rrugica pasdite. E dua një përgjigje. Ore kush jeni në fakt? Se ju shoh ca me kolla antikorrupsion, ca me bluza vesh që mbroni monumentin e korrupsionit. Sot nuk ju njoh se kush jeni. Edhe ti biesh tavolinave kur flasim dhe ju themi hajde ta bëjmë bashkë luftën ndaj korrupsioni edhe të vishni ato bluza si tabela akulloresh.

Na e keni ngatërruar shumë këto punë. Jeni me Shqipërinë në BE apo jeni me Shqipërinë arrest shtëpie? Dy rrugë ka. Kush ju dëgjon thonë keni luajtur mendsh? Budallenj janë shqiptarët? Mos i merrni kaq lehtë se erdhi 2025. Prapë do dilni këtu edhe do thoni Ulsiu i dosjes 184. Hajdeni të thellojmë reformat për të luftuar korrupsionin.

Na e propozoni Shqipërinë me arrest shtëpie edhe doni të na ktheni me arrest shtëpie. Kolegë të dashur na e ndani këtë punë. Keni çorodit të madh e të vogël. Përditë na pyesin a i njihni ata në sallë? Te ambasadat flasin ndryshe, këtu flasin ndryshe. Reflektoni deri në orën e votimit. Ne Shqipërinë nuk kemi ndërmend ta lëmë në duar te tij që lufton korrupsionin duke qenë monument korrupsionin.', tha Manja.

Ora 15:04
Blendi Klosi -opozitës: E morët përgjigjen nga pjesëmarrja e shqiptarëve në Milano! Ballkoni i ‘non gratës’ ju ka hedhur sirën

 

Deputeti socialist Blendi Klosi, i është përgjigjur akuzave të opozitës se 1 milion shqiptar janë larguar nga vendi gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Teksa ka folur sot në Kuvend për takimin e mbajtur në Milano (26 maj) me shqiptarët që jetojnë atje, ai tha se pjesëmarrja në atë takim tregoi të kundërtën.

“Mijëra shqiptar u mblodhën dje në Milano, u mblodhën së bashku nën himnin kombëtar dhe flamujt kuq e zi, me moton: “Krenar për Shqipërinë”. E morët përgjigjen për atë që u tha se 1 milion shqiptar janë larguar gjatë qeverisjes së Edi Ramës nga pjesëmarrja nga ai takim në Milano”, tha ai.

Klosi bëri thirrje që të votohet projektrezoluta e propozuar nga PS për të luftuar korrupsionin.

Ai hodhi akuza në drejtim të opozitës duke thënë se e vetmja gjë që bëjnë është të mos marrin pjesë dhe të bojkotojnë procese të rëndësishme.

“Sot PS dhe kryeministri Edi Rama i bënë thirrje Kuvendit që të marr pjesë në reformimin e shtetit shqiptar për të shkuar drejt një shteti europian, për të pasur më shumë luftë kundër korrupsionit dhe fenomenit të pandëshkueshmërisë. Kjo është thirrja që vjen sot në këtë parlament dhe kërkon vullnet politik nga klasa politike.  Lufta antikorrupsion është lufta e përbashkët dhe duhet që të ishte kali i betejës për opozitën. Refuzuat të merrni pjesë në reformën territoriale, të merrni pjesë në votim, bojkotuat parlamentin, bojkotuat reformën në drejtësi. Ballkoni i non gratës ju ka hedhur sirën dhe s’ keni mundësi që të merrni vendime”, tha ai.

Ora 15:02
Pr/ Rezoluta PS për antikorrupsion, Xhafaj: Ndërkombëtarët do na asistojnë dhe monitorojnë

 

Deputeti Fatmir Xhafaj një nga hartuesit e reformës në drejtësi tha se zbatimi i rezolutës antikorrupsion që propozon PS dhe që do të pasohet me ngritjen e një komision i posacëm hetimor do të monitorohet dhe asistohet edhe nga ndërkombëtarët

“Jam tejet optimist për mbështetjen e partnerëve tanë edhe për këtë rezolutë që i hap rrugë një procesi tjetër reformues, ose siç shprehet një nga partnerët tanë strategjik, reforma II. Sigurisht siç ngjau tek reforma në drejtësi ata do të na asistojnë e monitorojnë por në thelb kjo mbetet lufta dhe përgjegjësia jonë.

Sigurisht ky nuk është proces i lehtë, as betejë e thjeshtë edhe pse jemi të vonuar por është momenti për ta bërë këtë betejë e së bashku. Jam shpresëplotë që kolegë të opozitës do të gjejnë forcën për tju bashkuar këtij procesi reformues”

 

Ora 14:50
Rezoluta anti-korrupsion, Xhafaj: Edhe politika duhet të bëjë armëpushim kur flitet për një kauzë që mund të kurojë plagë 30-vjeçare

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në seancën plenare ku po prezantohet projektrezoluta e PS-së anti-korrupsion, ndër të tjera është shprehur se beteja për korrupsionin ka qenë një nga zotimet e tij në fushatën e vitit 2021.

Sipas tij, Shqipëria 2030 e gjeneratës evropiane nuk do jetë aq larg nëse rezultatet e këtij projekti do të ofrojnë stacione shprese. Ai shtoi se i vjen keq që reagimi i parë në lidhje me këtë rezolutë ka qenë balta, pasi sipas tij për kauza të tilla edhe politika bën armëpushim.

“Fushata e 2021 mbetet një moment i rëndësishëm i karrierës politike, ku derë më derë me zgjedhësit e mia dhe dritare më dritare mediatike, mbështeta kërkesën për votë për angazhimin publik për 3 beteja kyçe: Risia, anti-korrupsioni dhe Rinia.

Isha bindur se nëse vota e tyre do të më sillte sërish në këtë sallë do t’i përkushtohesha me gjithë energjinë këtyre betejave. Qysh në nisje të kësaj legjislature, fjalën e parë në këtë foltore ia kushtova pikërisht nevojës së domosdoshme të marrjes së hapave që synonin thellimin të mëtejshëm të reformave shtet formuese.

Kjo është arsyeja se pse e mbështes fort këtë rezolutën, e cila vlerëson nismat dhe mekanizmat e deritanishme dhe rezultatet e arritura dhe i hap rrugë reformave që qytetarët presin për ndryshim për të ardhmen që ata na kanë besuar, ku Shqipëria  2030 e gjeneratës së re evropiane nuk ngjan si destinacion i largët nëse çdo ditë rezultatet e këtij projekti do të afrojnë stacione shprese.

I keq ardhur që balta ka qenë reagimi i parë, pasi edhe politika duhet të bëjë armëpushim kur flitet për një kauzë që mund të kurojë plagë 30 vjeçare, duke u bashkuar dhe jo duke u ndarë , duke folur me zërin e arsyes dhe jo dëshpërimin politik, duke pasur vullnet për punë dhe jo luftë ndaj njëri tjetrit, tymi i së cilës ka sjellë verbëri për të parë hallet e vërteta të qytetarëve”, deklaroi Xhafa.

Ora 14:32
'Votoni projekt-rezolutën', Balla opozitës: Mjaft e valëvitët fotografinë e personit non-grata! Shpëtojini porosisë së tij

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla i bëri thirrje opozitës të votojë pro rezolutës të propozuar nga Partia Socialiste për të luftuar korrupsionin. Balla ironizoi deputetët opozitarë që sipas tij kanë marrë porosi nga Berisha të votojnë kundër dhe krijuan edhe kaosin gjatë fjalës së kryeministrit më herët.

Ministri renditi disa suksese të policisë së shtetit sa i përket rendit dhe sigurisë, ndërsa bëri me dije se së shpejti do të krijohet edhe e-wallet dhe identiteti digjital.

'Nuk ka pamje më qesharake për opozitën kur kuvendi është në një seancë të rrallë për reformat kundër korrupsionit, dhe kur kolegët e opozitës valëvisin fotografinë e shëmtuar të një personi non grata nga Britania dhe SHBA për akte që minojnë demokracinë. I njëjti me atë foto është sot nën akuzë zyrtare për korrupsion. Prandaj dua ti them sot qytetarëve shqiptarë se jemi në një moment të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Rezultatet deri tani janë vetëm fillimi në revanshin ndaj korrupsionit.

Disa prej jush janë ende në kohë të ndajnë veten nga epoka e vjetër. Na duhet ta thellojmë këtë revansh të nisur, e natyrshëm duke ndarë ndërgjegjësimin se kjo i shërben si vlerë e shtuar procesit të anëtarësimit të vendit në BE. Këtu ka prej jush që bashkëndajnë vlerësimin tonë, se nuk mund të ketë as politikanë të paprekshëm dhe as të fortë lagjesh mbi ligjin dhe qytetarët. Nuk ka qenë e largët dita kur prej të dy racave i shmangeshin drejtësisë, i ndalonte policia, por gjykata i nxirrte nga dera e pasme pas pagesës si në një treg të gjallë. Është jetike për vendin lufta nga krimit, e mbi të gjitha lufta ndaj pandëshkueshëmërisë.

Duke vendosur në fokus interesin e shoqërisë shqiptar ku rol merr edhe policia. Lufta ndaj krimit janë prioriteti ynë. Goditjet ndaj grupeve do vijojnë çdo ditë. Bashkëpunimi me SPAK po çmonton grupe kriminale. Iniciativa globale kundër korrupsionit dhe krimit në raportin e 2023 ka vënë në dukje se kemi shënuar progresin më të madh krahasuara me vendet e BP. Duke e nxjerrë Shqipërinë nga vendet e para të nivelit të lartë të krimit të organizuar. Goditja  pandëshkueshmërisë duhet të vijojë brenda policisë së shtetit. Ky proces varet nga bashkëpunimi me SPAK, me sistemin gjyqësor.

Vetëm në dy vite, nga maji 2022 e deri tani janë plot 11.5 milion certifikata elektronike lëshuar tek qytetarët duke i kursyer miliona, kohë për të përfituar këto shërbime. 80% e shërbimeve janë online. Kjo risi ofron shërbime online pa takuar nëpunës të shërbimeve publike. Jemi në një proces të rëndësishëm transformim digjital. Shumë shpejt do kenë mundësi që qytetarët shqiptarët të kenë identitet digjital, apo ajo që quhet e-wallet, përmbledhje e të gjitha dokumenteve digjitale të gjitha në telefon.

Edhe projekti Smart City, 20 qytetet kryesore të vendit. Po punojmë me qeverinë e UAE, të cilët i falenderoj që na jep mundësi jo vetëm për siguri publike, por edhe ngritjen në nivel tjetër të rolit të policisë së shtetit.

Me shpresë se do arrini ti shpëtoni porosisë që keni marrë nga fotografia që keni marrë, deri në orën 5 të votoni rezolutën.', tha Balla.

Ora 14:20
Replikat/ ‘Je djali i adoptuar i babait të Zenit’, Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Do doje të ishe vajza e babait të Surrelit! Mos je kunata e Gjokës, apo vajza e Mërtirit dhe Zotos?

 

Rezoluta e anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste ka krijuar debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës. Gazment Bardhi nga foltorja e Kuvendit tha se Rithemelimi do ta abstenojë votimin për pr.rezolutën, ndërsa përgjigja i erdhi nga ministrja Elisa Spiropali e cila i tha se vjen në Kuvend dhe flet për korrupsionin, ndërsa shkon poshtë ballkonit të Sali Berishës.

Spiropali e pyeti Bardhin “Je ai që kërkon hetim për babin e Zenit, apo je djali i adoptuar i babait të Zenit.”

“Sa herë të shoh dhe të dëgjoj pyes veten kush je, je ai që lufton me fjalë korrupsioni këtu apo ai që i shkon poshtë ballkonit doktorit. Po lufton për drejtësi apo merr porositë për të folur këtu nga rruga e shtresës. Je ai që kërkon hetim për babin e Zenit, apo je djali i adoptuar i babait të Zenit. Të ndryshosh mendje nuk është mëkat Gazi, por të kesh dy mendje është hall i madh. Sado ta kuptoj hallin, nuk ta qaj dot. Ne dhe ju, dy kampe që edhe për datat në kalendar nuk biem dakord.

Edhe për rezolutën që sollëm sot, ju abstenoni. Jeni në të drejtën tuaj të bëni veprime të shtrembra dhe të gabuarën. Ju gabuat për djegien e mandateve dhe sot pasoni fajet dhe gabuat rëndë kur u vetë përjashtuar nga reforma territoriale apo reforma në drejtësi”, tha Spiropali.

Në përgjigje, Bardhi i tha ministres Spiropali se do donte të ishte vajza e babait të Surrelit, por se ca të tjera janë para saj. Më pas Bardhi e pyeti Spiropalin nëse është motra e Olsi Ramës, kunata e Pëllumb Gjokës, apo vajza e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.

“Se luftojmë korrupsionin me pushkë uji apo me fjalë. Meqë më pyete se kush jam. Unë jam Gazment Bardhi zonja ministre, djali i Durimit dhe i Vjollcës. Do të doje që të ishte vajza e babait të Surrelit, por je shumë larg, janë ca të tjera para teje. Po të pyes mos je gjë motra e Olsit, Arben Ndokës. Motra e Bajrave të Shkodrës, kunata e Pëllumb Gjokë, vajza e Mirel Mërtit apo Klodian Zotos. Gjeje përgjigjen se kush je”, tha Bardhi.

 

Ora 14:04
Spiropali fton opozitën: Votojeni projekt-rezolutën antikorrupsion! Mendoni si europianë, suksesi në 2030 do jetë i të gjithëve

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e parlamentit ripërsëriti ofertën për deputetët e opozitës të votojnë projekt-rezolutë antikorrupsion të propozuar nga Partia Socialiste.

Spiropali u ka bërë thirrje opozitarëve të lënë pas politikën e vjetër dhe të mendojnë si europian për Shqipërinë 2030 të anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

'Kundër saj keni qenë edhe para se ta lexoni. Shumë modestisht po ju ftoj të bëj të kundërtën, në rrugën e mundimshme të shtetit shqiptar për anëtarësim në BE brenda 2030 ka hapësirë për të gjithë aktorët në vend. Suksesi politik do të ishte i të gjithëve, dështimi vetëm i yni. Ftesë për reflektim. Edhe pse ka kohë. kur tam tamet e sherreve në vend të debatit serioz, ju keni paguar dhe keni paguar çmim të lartë politik për veten. Por edhe kosto për gjithë shoqërinë shqiptare.

Ju gabuat kur bojkotuat mandatet dhe sot ia vini fajin njëri-tjetrit. Në harkun e pak viteve këto duhet të kishin vlerën e mësimit për ju të gjithë. Pavarësisht se si do votoni, besoj se përtej kartonit, rezoluta për Shqipërinë 2030, nuk është ndryshim kursi i vendit, as një orientim i ri në reformat paralele që janë ndërmarrë. Është dhe një premtim për çuarjen në një nivel tjetër përpjekjet për mirëqeverisje dhe antikorrupsion. Për ta ngritur flamurin e Shqipërisë në Be brenda 2030. Ndarja e propozuar, është se ne pushteti është pjesë e korruptuar dhe pjesa e ndershme është ajo që e lufton. Por tek ne, bën pjesë një kategori e madhe identitetesh. Ka të majtë dhe të djathtë, ka pushtet dhe opozitë.

Ka që luftojnë korrupsionin por ka edhe mbartës të korrupsionit. Korrupsioni është një vrasës i shumëfishtë që dredh e denatyron shoqërinë. Dredh denatyron standartet normale të shoqërisë. Shpresa tek SPAK nuk mjafton. Këtu nis e ndërlikohet biseda e debati me ju. Tek ne nuk ka asnjë dilemë, asnjë dorë a këmbë që del nga rreshti i filozofisë tonë, që drejtësinë e bën një pushtet tjetër të cilën e mbështesim pa kushtëzim. Ne nuk ndërhymë dhe nuk pengojmë.

Të gjithë bashkë nga mëngjesi në mbrëmje merreni me avokatinë që janë ata dhe me prokurorin e atyre që mendojnë se janë ne. Ju i trokisni në derë SPAK i lini pirgje me dosje tek dera. Dhe e shpallni organizatë kriminale sa herë që hetohet ati juaj i penxheres. Mbajeni dhe mos iu ndani. Bie dakord me atë nuk e thoni se do shihemi vitin tjetër në gjendje ku ju do jeni në mandatin e katërt në opozitë pa xhamin e thyer të penxheres së doktorit. Nevoja për implementim me anë të një komisioni të posaçëm parlamentar, duhet një plan kombëtar për të gjithë fushat.

Duke besuar në rëndësinë e parlamentit se jemi republikë parlamentare, ne vendosë politikisht që parlamenti të jetë aktor kryesor në këtë marrëveshje për ta ngritur parlamentin në një nivel tjetër. Është jetike që parlamenti të luajë edhe më fort rolin e tij mbikqyrës. Parlamenti në këtë vit të fundit duhet të ngrihet në rolin e tij kushtetues. Nuk shkon qeveria në Evropë, integrohet shoqëria. ju ftoj qoftë edhe një çast të vetëm kur të ngrini kartonin mendoni si qytetarë të Evropës', tha Spiropali.

Ora 13:46
'Arben Ndoka ditën votonte ligjet e reformës në drejtësi, natën porosiste vrasje', Bardhi: Korrupsioni s’luftohet me fjalë dhe rezoluta, do abstenojmë

 

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Rithemelimi do të abstenojë pr.rezolutën anti-korrupsion të Partisë Socialiste. 

Mes të tjerash, Bardhi tha se korrupsioni nuk luftohet me fjalë dhe rezoluta. Ndërsa u ndal edhe në rastin e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK. Bardhi tha se ditën votonte ligjet për reformën në drejtësi, natën porosiste vrasje. 

E vetmja gjë pozitive që mund të veçoj në këtë qeveri dhe nga ky kryeministër ditën e sotme, edhe pse iu deshën më shumë se 4000 ditë ta kuptonte, është pranimi prej tij se na u dashka më në fund një përpjekje e veçantë, ndryshe dhe e vendosur kundër korrupsionit të kësaj qeverie. Lufta ndaj korrupsionit të përhapur që është rrënjosur si asnjë herë më parë nën administratën e kryeministrit Edi Rama, duhet të trajtohet nga Kuvendi si prioritet kombëtar, sepse kjo është një çështje e një rëndësie kritike për të ardhmen e Shqipërisë:

Por një nismë e tillë do të ishte e besueshme, diçka pozitive për vendin, do të ishte serioze, vetëm nëse ata që e propozojnë, janë vetë seriozë dhe të gatshëm për ta luftuar korrupsionin.

Grupi Parlamentar i PD ka mbështetur dhe mbështet fuqimisht luftën ndaj korrupsionit, mirëqeverisjen dhe shtetin ligjor. Jemi ne që kemi bërë 11 vite betejë për këtë, me qeverinë më të korruptuar të këtyre 34 viteve, më e korruptuara në Rajon e Europë.

· Jemi ne që kemi denoncuar me fakte aferën korruptive të inceneratorëve. Edi Rama i doli në mbrojtje.
· Jemi ne që kemi denoncuar aferën me kontratat korruptive në sektorin e shëndetësisë. Edi Rama i doli në mbrojtje.
· Jemi ne që kemi denoncuar korrupsionin në Bashkinë e Tiranës. Edi Rama i doli në mbrojtje.
· Jemi ne që kemi denoncuar korrupsionin në Policinë e Shtetit që solli kanabizimin e vendit. Edi Rama i doli në mbrojtje.
· Jemi ne që luftojmë për tolerancë zero ndaj korrupsionit zgjedhor. Edi Rama është arkitekti i tij.
· Jemi ne që luftojmë kundër qeverisjes dhe fuqizimit nga qeverisja të krimit të organizuar, si mundësia e vetme që lejon mirëqeverisjen dhe respektin ndaj shtetit ligjor. Edi Rama është arkitekti i kriminalizimit të institucioneve, duke vënë në rrezik serioz funksionimim demokratik të institucioneve publike.

Të luftosh korrupsionin nuk ka nevojë as për fjalë dhe as për rezoluta. Ka nevojë për akte, për veprime. Edi Rama kishte 11 vite kohë të na tregonte të paktën një akt, një veprim, që ka vullnet për të luftuar korrupsionin, ka vullnet për të mirëqeverisur, ka vullnet për të respektuar shtetin ligjor.

Por për fat të keq, si çdo gjë tjetër, edhe luftën ndaj korrupsionit e konsideron çështje të propagandës së ditës apo PR, e lufton me fjalë, ndërkohë që veprat i ka krejt të kundërta. Dhe për propagandë dhe fjalë, Shqipëria ka humbur 11 vite, sepse Edi Rama tjetër thotë, tjetër premton, dhe komplet tjetër gjë bën.

Gjatë 11 viteve të fundit, qeveria e Edi Ramës ka demonstruar vazhdimisht se nuk është ajo fanar i përparimit dhe transparencës që pretendon të jetë, por përkundrazi një regjim që frymëzon dhe përjetëson korrupsionin në të gjitha nivelet e shoqërisë. Prandaj ndërsa Edi Rama propozon rezolutë për të luftuar korrupsionin, ne duhet të shqyrtojmë me kujdes rekordin e tij dhe të pyesim nëse qëllimet e tij përputhen me veprimet dhe politikat që kanë karakterizuar mandatin e tij.

Që nga marrja e detyrës në vitin 2013, Rama ka drejtuar një qeveri që është akuzuar vazhdimisht për korrupsion, nepotizëm dhe shpërdorim të fondeve publike. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i Transparency International e rendit Shqipërinë vazhdimisht ndër vendet më të korruptuara në Evropë. Pavarësisht kësaj, qeveria e Ramës ka bërë pak për të adresuar këto shqetësime, shpesh duke ndërmarrë hapa që përkeqësojnë, në vend që të zbusin problemin.

Administrata e Ramës ka qenë gjithashtu e mbushur me skandale që përfshijnë PPP dhe koncesione qeveritare. Këto marrëveshje, shpesh të mbuluara me “Sekret”, janë marrëveshje me mungesë transparence dhe për përfitimin e një rrethi të ngushtë biznesesh me lidhje të ngushta me qeverinë. Ky model i dhënies së kontratave fitimprurëse firmave të lidhura politikisht minon konkurrencën e ndershme dhe gërryen besimin publik në qeverisje. Ky model nuk ka asnjë lidhje me mirëqeverisjen apo aq më pak me shtetin ligjor.

Kur të gjithë ngrinin zërin për inceneratorët, Edi Rama na nxorri një video se sa mbetje digjeshin nëpër vendet e Europës dhe sa mirë ishte kjo për ambientin, duke vënë qeverinë e tij, dhe paratë publike në dispozicion të reklamave për përfitimin e Klodian Zotos dhe Mërtirit. Mori grupin e tij parlamentar dhe e dërgoj si mburojë në sheshin e krimit, nga një incenerator tek tjetri. Kur ne flisnim për koncesionet në shëndetësi, Antropologu i shquar i shekullit 21, Edi Rama, na tregonte se sa i gjatë duhet të ishe për të qenë hajdut. Aq sa Ilir Beqja dmth, pak a shumë gjatësia e Edi Ramës. Më tej doli edhe si gjinekolog me vegla operacionesh lindje në dorë, studio më studio. Ai nuk e kuptoi kurrë që është aty jo për të mbrojtur hajdutët, por për të ruajtur lekët e shqiptarëve, një detyrë që thellësisht dhe solemnisht e shpërdoroi me dëme të mëdha.

Po si ka mundësi, një Kryeministër që pretendon se është duar jashtë nga këto afera korruptive, nuk bëri kurrë një verifikim për hir të qytetarëve, për hir të transparencës dhe për hir të gjithë atyre që minimalisht shprehnin dyshim? Asgjë, përveçse i la të vidhnin deri në fund dhe kur ranë në rrjetën e drejtësisë, tani po i sheh kur bien si mollët e kalbura.

Po ka hipokrizi më të madhe sesa të thotë Edi Rama se ka vullnet për të bërë reforma që sigurojnë mirëqeverisjen e vendit. Po a nuk është ky i njëjti individ që për “mirëqeverisje” i ofroi qytetarëve të Lezhës qeverisjen nga Arben Ndoka, qytetarëve të Krujës qeverisjen nga Rrahman Rrahja, e kështu me rradhë në çdo qytetet, të cilët pasi qeverisnin me delegim nga Edi Rama gjatë ditës, në darkë bënin planet sesi të vrisnin njëri- tjetrin apo qytetarët që qeverisnin. Dhe ky hesht, nuk thotë dot asnjë fjalë, asnjë ndjesë për qytetarët që në vend të përfaqësuesve të tyre u ofrojë përfaqësues të krimit të organizuar për ti qeverisur, madje “drejtues të grupeve të strukturuara kriminale”.

A nuk ishte propozuesi i kësaj Rezolute, që korruptoi një zyrtar të huaj, ish agjentin e FBI McGonigal, për llogari të pushtetit të tij? Po si mund të besohet Edi Rama kur thotë se do të përmirësojë procesin legjislativ për të parandaluar konfliktin e interesit dhe lobimin për interesa private gjatë ligjbërjes, ndërkohë që pasi ka depozituar draft rezolutën, ekzaktësisht një javë më parë, brenda 24 orëve propozoi ndryshimet në ligjin për privaitizimin e pronave shtetërore, për llogari të klientëve të tij. A nuk është ky po i njëjti që shtyu 5 herë ligjin për investimet strategjike për llogari të Pëllumb Gjokës? Edhe ky ditën me firmë të Edi Ramës bëhej investitor strategjik, ndërkohë që natën porosite vrasje. E keni dëgjuar të thotë, gabova, me firmën time fuqizova një eksponent të krimit të organizuar.

Nuk e thotë dot, sepse me ta ka qeverisur, për shkak se me ta ka fituar zgjedhjet, sipas parimit “të vjedhim Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet, dhe të vjedhim zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë”. Duke minuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, Edi Rama ka gërryer themelin e demokracisë dhe ka përjetësuar një sistem ku korrupsioni nuk është thjesht i toleruar, por aktivisht i përdorur si një mjet politik.”, tha ai.

Ora 13:35
'Keni ende shumë për të parë', Rama-opozitës: Votoni rezolutën anti-korrupsion e mos e bojkotoni, askush s’e ndal

Nga Kuvendi, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës që të votojë pr.rezolutën e PS anti-korrupsion. Nëse nuk gjejnë forcën për ta votuar, Rama ‘këshilloi’ opozitën që mos bojkotojë komisionin e posaçëm që do ngrihet menjëherë.

Nisma që merr jetë me këtë rezolutë buron nga nevoja e thellimit të kësaj lufte. Kolegët e grupit parlamentar dhe të qeverisë me siguri do japin plot detaje mbi këtë plan të ri reformimi prandaj do ta mbyll me dy nënvizime: I pari për gjithë shqiptarët, jemi të vetëdijshëm që korrupsioni është kancer i trashëguar, të cilin kundërvënia jonë me vizion me reforma dhe me heqjen dorë nga kontrolli politik i drejtësisë kaq nisur të zmbrapsë, por ende nuk e ka mundur. Korrupsioni është fenomen shqetësues, ja pse ne dhe jo dikush tjetër vijmë sot në këtë parlament me këtë nismë që dëshmon se kjo forcë politike në qeveri jo vetëm që nuk ka asnjë vetëkënaqësi po ka një të atillë fuqie të brendshme për ndryshimin e vendit.

Të dytin e kam për deputetët jashtë perimetrit të PS, ashtu siç nuk u ndal reforma në drejtësi as kjo nisëm e re nuk ndalet. Thirrja ime është votojeni dhe po nuk e gjetët këtë forcë mos e bojkotoni nesër komisionin që do ngrihet menjëherë. Sa herë që u kam thënë këtë sallë, kthejuni memorie, 10 vjet e kusur, mos  e bëni këtë, mos e bëni atë, këtë bëjeni, shikoni e bëjeni këtë, ka dalë siç u kam thënë jo siç keni bërë apo s’keni bërë ju. E dini pse? Për një arsye të thjeshtë. Jo se unë jam më i zgjuar apo më i zoti se ju, pro sepse ju s’keni dashur kurrë ta mësoni se vendimmarrjet me shikimin deri tek hunda jote, rrugën që duket shumë e shkurtër ta bëjnë pafundësisht të gjatë, prandaj ne jemi këtu dhe ju jeni aty. Shëndet me mend në kokë uroj, se keni akoma shumë për të parë, kur flamuri i Shqipërisë do jetë gati për tu ngulur në oborrin e shteteve europiane në Bruksel.

Ora 13:34
Jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vitesh' Rama ironizon opozitën: SPAK, ilaç i hidhur ose e pi, ose vdes! Po treteni tek rrugica e shpresës!

Kryeminstri Edi Rama paraqiti në parlament projekt-rezolutën për luftën ndaj korrupsionit, ku hodhi poshtë akuzat e opozitës se me këtë rezolutë do të kapet SPAK. Rama tha se në 10 vite mazhoranca që drejton është në luftë ndaj korrupsionit si asnjëherë më parë. Madje ironizoi dhe opozitën. 

'Kjo rezolutë është çfarë i duhet nga  ky parlament sot republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptare për të mbështetur anëtarësimin në BE në vitin 2030. Kjo nisëm që merr jetë me këtë rezolutë nuk ka të bëjë me asgjëkund me komentet që janë bërë. Janë fantazuar vënia në kontroll e SPAK apo se ne jemi kujtuar pas 10 vjetësh të luftojmë korrupsioni.

Jemi në luftë me korrupsionin që prej 10 vjetësh. Reforma ka dhe do të ketë mbështetjen e kësaj shumice. SPAK është ilaçi i hidhur që o e pi ose vdes. Kush e pi një herë po dhe një herë jo, jo nuk ka shans të vetëpastrohet por vetëm zgjat agoninë e tyre dhe tretet siç po treteni tek rrugica e shpresës. Pikërisht se ne jemi futur në luftë me korrupsionin prej 10 vjetësh  ka ndodhur transformimi i rrënjësor i shërbimeve publike me digjitalizmin bashkë me rradhët e pafund dhe bakshishet. Edhe reforma e prokurimeve publike dhe ngjitja e Shqipërisë nga vendi i fundit në të parën në të pikëzimin rajonal në këtë fushë. Prandaj ka ndodhur edhe çelja e negociatave për anëtarësi në BE.

Lufta e nisur seriozisht 10 vjet më parë kundër korrupsioni është e vërtetë dhe pa kthim. Kush rri e numëro u thirr ky e u thirr ai , u dënua ky e u dënua ai. Duke e kthyer opozitën në një llogore baltosje me iluzionin se do na kthejë ne popullin kundër thjesht do zhytet në atë baltë, do zvogëlohet nga pafuqia. Ata që nuk e kuptojnë se pa vizioni tonë nuk do kishte ndodhur asgjë nga këto dhe nuk do kishte asnjë zyrtarë përpara drejtësisë, ose nuk duan ta pranojnë se është kthyer rrota e historisë së këtij vendi, ose nuk e kuptojnë dot që Shqipëria nuk u bë nga ata por nga ne. Dhe flasin pa pushim shoqëruar me shpullat ndaj tavolinës. Deri para 10 vjetësh kishte zgjedhjet gjysëm të lira dhe liri vjedhje nga të katër anët, nuk e kanë idenë se sa larg kësaj lufte janë. Është luftë për shtet-bërje demokratike.' tha Rama.

Ora 13:24
Çuçi prezanton pr.rezolutën anti-korrupsion: Me reformën në drejtësi rrëzuam mitin e pandëshkueshmërisë, të ecim para me reformat për integrimin e BE

 

Kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi prezantoi në Kuvend projektrezolutën anti-korrupsion të PS, e cila kalon sot për votim. Çuçi tha se me reformën në drejtësi kanë rrëzuar ‘monumentin’ e kulturës së pandëshkueshmërisë. Por sipas tij, drejtësia e re, nuk mund t’ia dalë e vetme në luftën kundër korrupsionit, e prandaj vijon puna për reformimin e qeverisjes

Askush më parë, asnjë forcë me peshë, nuk i ka hyrë detit me këmbë për ta pavarësuar drejtësinë nga pushteti politik. Falë kësaj reforme Shqipëria s’do kishte asnjë shans të shihte atë që po sheh, rrëzimin e monumentit të kulturës së pandëshkueshmërisë. I kemi hapur krijimin e një Prokurorie dhe Gjykate të Posaçme për të dresuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Gjithçka që kemi bërë, e kemi për asnjë arsye tjetër veçse fuqizimin e shtetit shqiptar. Askush s’mund ta mohojë që drejtësia vepron e pavarur mbi pushtetin politik. Drejtësia e re nuk mund të jetë e vetmja për çrrënjosjen e këtij fenomeni. Mazhoranca ka filluar dhe vijon pa ndërprerje reformimin e qeverisjes, se besojmë se lufta kundër korrupsionin është shtetbërja përmes sistemeve që mbrojnë qytetarët  e paranë publike nga ky fenomen. Kemi bërë shumë dhe kemi arritur jo pak. Këtë e thotë mbi të gjitha vendimi i BE për çeljen e negociatave. Nuk çelte kurrë negociatat e anëtarësimit nëse Shqipëria s’do kishte ndryshuar si dita me natën, krahasimisht me atë çfarë ishte kur nuk jepnin as statutin e vendit kandidat.

Lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë kurdo dhe kudo. Kjo është domosdoshmëri që buron nga screeninig dhe nga gjithë detyrat e procesit të anëtarësimit. Në BE nuk do integrohet qeveria. Detyra për të gjithë, është lufta kundër korrupsionit përmes vetëreformimit dhe harmonizimit të përpjekjeve. Shpresoj që me miratimin e rezolutës dhe me dëshirën për ta miratuar të gjithë, sot i hapim rrugën ngritjen e një komisioni të posaçëm me aleatët SHBA e BE, grupet e interesit, për të adresuar jo më dallimet tona, as interesat tona partiake, por procesin e mëtejshëm të shtetbërjes europiane, duke analizuar të gjitha hallkat e shtetit në këtë fazë dhe identifikuar hapat dhe masat që duhen marrë për reformimin e shtetit shqiptar.

Ora 13:07
Projekt-rezoluta e PS-së për luftën ndaj korrupsionit, Basha: Shfaqje elektorale, pse vjen 10 muaj para zgjedhjeve dhe pas 11 vitesh qeverisje?

 

Përpara nisjes së seancës plenare të ditës së sotme në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dha një prononcim për gazetarët.

Basha komentoi propozimin e Partisë Socialiste për një rezolutë për të lufutar korrupsionin, e cila pritet të kalojë sot për votim në parlament. Basha ngre pikëpyetjet e tij lidhur me këtë rezolutë.

'Çfarë kërkon kjo rezolutë? Çfa5rë garancish ofrojnë ata që e propozojnë? Çfarë kërkohet të arrihet? Përgjigja mbetet mister. Kjo qevreri ka 11 vite. Ka arritur rekorde më të ulët në luftën ndaj korrupsionit. Qëndrimet e PD-së janë të qarta dhe të prera. Në luftë kundër korrupsionit, PD ka hedhur votën pro dhe hapa konkret. Por PD nuk do ngrejë kartona  as nuk do mbështes. Do denoncoj çdo përpjekje kundër drejtësisë dhe SPAK, që është i vetmi institucion që po luftën korrupsioni. Ne presim që ata që kanë propozuar rezolutën të shprehin se nuk është rezolutë elektorale. Pse 11 muaj para zgjedhjeve vijnë me një propozim të tillë?

Ne kërkojmë fuqizimin e SPAK dhe kërkojmë votat e PS. Ne kërkojmë që politikanët shqiptarë ti nënshtrohen vettingut të përvitshëm të pasurisë së tyre. Ne kërkojmë si fillim të hiqet imuniteti i deputetëve që të jenë njësoj para ligjit si qytetarët shqiptarë. Kërkojmë që PS të sjellë në komisionet parlamentar dhe të votoj për hir të një interesi publik. Shqiptarët meritojnë vetingun e përvitshëm. Kemi dy realitete bardh e zi që kujtohet pas 11 vjetësh një rezolutë që askush nuk e di çfarë është kjo rezolutë.

Çfarë ofron kjo rezolutë në luftën kundër korrupsionit? Çfarë të diskutojmë kur nuk ka propozime? Kam sjellë propozime konkrete. Nuk ka asnjë propozim konkret. Është një shfaqje elektorale, në rastin më të keq i kundërvihet reformës në drejtësi. Akte që vijnë pa konsultim mbarojnë pa konsultim. PS e shikon si një akt puro elektoral. Është cinike që këta në këto 10 muaj duan të luftojnë korrupsionin. Po përpiqet që të krijojë një shoqëri tjetër përpara zgjedhjeve. Shkon te ata që janë të suksesshëm në diasporë për të marrë suksesin e tyre.

Kërkon të marrë sukseset e SPAK. SPAK u krijua për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie. Një pyetje nuk i përgjigjen dot, me çfarë mekanizmash do ta luftoni korrupsionin kur e keni bërë mal në këto 11 vite qeverisje.', tha Basha.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 28/05/2024 13:40

    Per vrasjen e Santo: Mali i Zi ka sekuestruar një anije që vinte nga Ekuadori dhe kishte destinacion Shqipërinë, pasi në të janë gjetur 250 kilogramë kokainë. Anija transportonte banane, por mes tyre është sekuestruar edhe droga që kap vlerën e miliona eurove. Anija në të cilën transportohej droga ishte me flamur italian dhe transportonte kontejnerë në emër të kompanisë shqiptare “Rrapo”. Vladan Jokoviç, drejtori i Doganave të Malit të Zi, tha se kokaina me vlerën e 12.5 milionë eurove është kapur të mërkurën e 4 qershorit në jug të portit Bar, i njohur si pikë transit për drogën nga Amerika e Jugut drejt Europës. Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur në historinë e Malit të Zi. Kompania shqiptare Rrapo, për llogari të së cilës bëhej transporti, është regjistruar në mars të vit të hskuar në emër të Nazike Rrapajt, shkruajnë mediat malazeze

    Përgjigju
  • Ben: 28/05/2024 09:31

    kontrolloni pak edhe kete Besnik Recin te perfshire ne atentate sebashku me te atin Xhelalin ish polic i vrare, i dyshuari kryesor per atentatet ndaj Klinsman dhe Blerim Precit dhe Ylli Brahimit te lidhur me njeri tjetrin jo vetem per nga ngjarjet po edhe nga bizneset e Yllit me Blerimin

    Përgjigju
  • Qytetar: 28/05/2024 08:42

    Perfundimisht ky vend nuk ka per tu bere asnjehere

    Përgjigju
  • Iris: 28/05/2024 03:01

    Ky pr/ligj eshte nje kek i hidhur qe serviret i sheqerosur siper.Djalli fshihet ne emertimin e tij dhe detajet.Fillon qe nga titulli /Antikorrupsion/ dhe duke pare reagimin e personave qe njihen per korrupsion ose qe qendrojne pas personave te korruptuar si Meta,Berisha,Bardhi qe preken nga ky ligj sido qe te jete,populli sic del dhe nga sontazhet del pro.Po mire i dashur popull shqiptar,jam O.K me /pro-ne/tuaj qe te luftohet korrupsioni,por perse SPAK duhet te monitorohet me komision qe te luftoje korrupsionin?! SPAK eshte i pavarur dhe korrupsioni mund te luftohet nga cdo gjykates e prokuror me integritet,i cfaredo niveli drejtesie!

    Përgjigju
  • Dea: 28/05/2024 01:55

    PKR nuk preket! Thuhej vite me pare. Por sapo pa qe ishte serioz moskontrolli i saj, Rama e minoi dhe hodhi me ere. Dhe per mbi 5 vite sabotoi gjithe ndjekjet penale e spastroi cdo risk potencial ne gjyqesor e akuze!

    Përgjigju
    • Beni: 28/05/2024 08:56

      Vis Martinaj ka qene interesuar vete per arsyet e vrasjes se Bujar Likes dhe Paulin Gjergjit ne Mamurras, interesante intervista e Ilir Likes nga burgu, individi qe maskohet pas A.L (E.L) duke e akuzuar per zhdukjen e Vis Martinaj

  • Polic #: 27/05/2024 23:43

    Xhafa nuk duhet të përzihet me punët e korrupsionit sepse është i pabesueshëm!! Me vëllanë në kërkim ndërkombëtar detyronte policët të deklaronin rrogën që nga 1990...

    Përgjigju
  • LORA: 27/05/2024 19:41

    Lajm i mire. Pres rezultate te besushme.

    Përgjigju
    • Turi: 28/05/2024 04:38

      Lora kishe kohë pa komentuar, e mbarove lejen e lindjes xhan. Ahahhahah. Ngrihen hajdutët qe qeverisin ka 12 vjet dhe me të gjitha pushtetet në adminiatrim të luftojnë korrupsionin qe bëjnë vetë, dhe fajin e ka ajo palo opozitë qe ka çelsat e kashtës e bën kot gam gam

  • zigur: 27/05/2024 13:34

    U zgjua nga gjumi Lul BRAVA por i ka humbur vula se ja ka mare NON GRATA.

    Përgjigju
    • Beni: 27/05/2024 14:15

      po bohet gati per molotov te financuar nga paret e Fatjonit

  • Ben: 27/05/2024 10:02

    po merr fund metamorfoza e sali martinajt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat