Sipas burimeve zyrtare të policisë së Mirditës aksidenti ka ndodhur në orën 9-të të mëngjesit, në autostradën Milot - Kukës, në afërsi të fshatit Fang të rrethit të Mirditës.
Ndue Biba, banorë i këtij fshati ka qenë duke kaluar aksin rrugorë të kësaj në momentin që është përplasur nga autovetura.
Kanë qenë dëshmitarët okularë të ngjarjes që kanë njoftuar policinë mbi aksidentin duke përshpejtuar kështu kapjen e drejtuesit të mjetit. Pavarësisht numrit të lartë të postblloqeve, ky aks rrugor vazhdon të jetë problematik. Kjo edhe për shkak të mungesës së mbikalimeve për këmbësorët.
(d/Shqiptarja.com)