MIRDITE- Një këmbësor ka humbur jetën në Mirditë pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:00 në aksin Rrëshen-Kalimash, në vendin e quajtur Gziq. Si pasojë e goditjes, 77-vjeçari Nikoll Tuci ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë pakujdesia e 77-vjeçarit, i cili ka tentuar të kalojë rrugën.
Sipas policisë mjeti tip “Honda” me targa SG 334 640, drejtohej nga shtetasi Shaqir Krasniqi.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com