MIRDITE - Qindra hektarë pyje në Mirditë vazhdojnë të digjen si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë këtë zonë prej 4 ditësh, ndërsa bëhet e ditur se intensiteti i tyre është mjaft i lartë. Zona problematike janë Selita, Kaçinari, Oroshi dhe Nenshejti, pasi ndërhyrja në to është e vështirë për shkak të terrenit malor.
Burime nga shërbimi zjarrfikës në qarkun e Lezhës bëjnë të ditur se është shmangur depërtimi i flakëve drejt banesave, por shuarja e flakëve duket mjaft e vështirë. Për të përballuar situatën janë angazhuar punonjës të shërbimit pyjor, administratat lokale dhe shërbimi zjarrfikës, por pa mundur që të venë nën kontroll flakët.
Vetëm vatra e zjarrit në Berzane të komunës Zejmen në Lezhë është shuar thuajse plotësisht, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar në zonën e Mirditës.
Rënia e këtyre vatrave të zjarrit nuk ka qenë e rastësishme për drejtuesit e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë kërkuar reagimin e policisë për gjetjen e fajtorëve. Nga drejtoria e policisë në Lezhë është bërë e ditur se blutë e Mirditës kanë shoqëruar 4 persona si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, ndaj të cilëve po kryhen hetime.
Nga zjarret janë përshkuar deri tani rreth 200 hektarë me pyje e shkurre, dhe kjo sipërfaqe mund të zgjerohet akoma më shumë, pasi flakët vazhdojnë të jenë me intensitet në zonën e Mirditës.
(eh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com