Mirditë, Rama e Veliaj në shkollën
profesionale: Zanati, e ardhmja!

MIRDITE - Kryeministri Edi Rama ishte sot në Mirditë në kuadër të 70 vjetorit të çlirimit të kësaj zone, ku në vijim të axhendës së tij vizitoi Qendrën profesionale “Shën Iozefi Punëtor”, e cila është ndërtuar me ndihmën e Caritas dhe mbështetur nga Dioqeza, për të ndihmuar të rinjtë të rrisin shanset  e tyre për punësim.

Kryeministri i shoqëruar nga Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj dhe nga  drejtuesit katolikë të shkollës pa nga afër mjediset e brendshme, të kësaj shkolle.

Në fjalën e tij Kryeministri u shpreh se qeveria po zbaton një politikë krejt të re për arsimin, teksa  garantoi stafin drejtues të shkollës se qeveria do të mbështesë çdo projekt të tyre për të përsosur edhe më tej nivelin e kësaj shkolle dhe të shkollave të tjera simotra.

“Ne kemi hapur një derë të re dhe një politike krejt të re për arsimin, në një kohë kur si asnjëherë tek arsimi profesional besojmë se qëndron baza e një Shqipërie që punëson dhe që krijon mundësi reale për te reja dhe të rinj që jetojnë me punë të ndershme.” u shpreh kryeministri

edi rama

Rama theksoi se një nxitje të madhe për qeverinë për të shtuar investimet përbën edhe fakti që të rinjtë shqiptarë po orientohen dhe tërhiqen gjithnjë e më tepër drejt arsimit profesional, duke e cilësuar këtë si një mundësi reale për punësimin e tyre në të ardhmen.

“E fakti që kemi këtë vit një rritje të konsiderueshme të kërkesave për arsimin profesional, aq sa ka qene  e pamundur të plotësohen të gjitha kërkesat , ndërkohë që numri i atyre që kanë hyrë në arsimin profesional është disafishuar vetëm brenda vitit të parë, na mjafton të vazhdojmë më tutje me më shumë akoma investime, me më shumë akoma bashkëpunime, me më shumë akoma ndërveprim dhe struktura si këto.” tha Rama

edi rama

Ndërsa Ministri i Mirëqenies sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, e cilësoi shkollën e mesme “Shën Iozefi Punëtor”, si një oaz ekselence dhe premtoi mbështetjen e institucionit që ai drejton ndaj çdo ideje dhe projekti të paraqitur nga drejtuesit e saj.

“Jemi shumë të përkushtuar dhe të hapur ndaj ideve tuaja se si disa gjëra mund t’i bëjmë më mirë dhe më e rëndësishmja se si të sigurohemi se kush diplomohet në këtë shkollë të ketë një punë të garantuar. Falë edhe investimeve të qeverisë, ne kemi shumë nevojë për mekanikë, kemi shumë nevojë për të rinj që kuptojnë nga kompjuterët, nga teknologjia e informacionit, dizajni i softuerëve, kemi shumë nevojë për zanatet që ju mësoni këtu.” tha ministri Veliaj

edi rama dhe veliaj

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati