Mirditë/ 68-vjeçari u vra me breshëri plumbash në banesë, 10 të shoqëruar! Autori ende i paidentifikuar

Mirditë/ 68-vjeçari u vra me breshëri plumbash në banesë, 10 të shoqëruar! Autori ende i paidentifikuar

Viktima Frederik Radi

MIRDITË- Vrasja e 68-vjeçarit Frederik Radi në Lajthizë të Mirditës, vijon të mbetet pa autor. Përgjatë 24 orëve janë shoqëruar dhe marrë ne pyetje nga policia mbi 10 persona kryesisht banorë të fshatit, ku ndodhi krimi por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të shkuar ne drejt zbardhjes së ngjarjes.

Dyshimet janë se krimi mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë konflikti që mund te ketë patur viktima me ndonjë banor të fshatit për çështje pronësie, por pa arritur që të provohet ende diçka e tillë.

68-vjeçari u gjet i vrarë më 20 gusht nga vajza e tij në banesën në Lajthizë, i cili po kalonte muajt e verës në vendlindje. Ai është qëlluar me breshëri plumbash nga dritarja e dhomës ku flinte. Vajza Leonora Radi kishte humbur kontaktet prej 2 ditësh me të atin dhe ishte nisur drejt fshatit Lajthizë, por e gjeti atë të vrarë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Veliaj inspekton punimet në Kombinat, 300 familjet e dëmtuara nga tërmeti gati të marrin banesat e reja: Partiçkat dhe gjyqtarët na penguan, por s’na bllokojnë dot punët!

Veliaj inspekton punimet në Kombinat, 300 familjet e dëmtuara nga tërmeti gati të marrin banesat e reja: Partiçkat dhe gjyqtarët na penguan, por s’na bllokojnë dot punët!