LEZHE - Në Shkollat e mesme qarkut të Lezhës janë shkolluar nxënës nga Tirana, Saranda, Durrësi, Berati, Skrapari, Lushnja. Skandali është prezantuar nga drejtuesit e arkivit në Lezhë të cilët kanë konstatuar shkeljet gjatë kontrolleve të ushtruara.

Çudia më e madhe është në një shkollë të Mirditës ku dhjetëra nxënës nga Vermoshi deri në Konispol janë pajisur me dëftesa nga kjo shkollë.

Drejtori i Arkivës në Lezhë, Pashk Alia, thotë se ky është një skandal dhe drejtuesit e këtyre shkollave ndër vite duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore për këto shkelje, pasi kjo është e papranueshme.

"Na dalin se në shkollat periferike të Lezhës dhe të Mirëditës kanë mbaruar me dhjetëra mos të themi qindra nxënës nga Tirana, Durrësi, Lushnja, Skrapari, Puka, Tropoja, Lezha, Shkodra. Se si është e mundur që të tiranësit me qenë nevojshme me u shkolluar në shkollat e Mirëditës dhe të Lezhes, kjo është çeshtje tjetër." tha Alia

Drejtuesit e Arkivës në Lezhë kanë bërë të ditur se do të presin nga shkollat e qarkut dokumentacionin origjinal për shkeljet e vërejtura në të kundërt do ti drejtohen prokurorisë për hetimin e skandalit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)