Sipas informacioneve nga shërbimi zjarrfikës të qarkut të Lezhës, flakët kanë rrethuar disa shtëpi banimi dhe vëmendja është përqendruar për të penguar depërtimin e tyre drejt banesave.
Për përballimin e situatës është kërkuar ndihmë edhe nga Lezha e Laçi, ndërsa për shuarjen e flakëve janë angazhuar edhe banorë të zonës.
Një tjetër vatër zjarri ka djegur rreth 15 hektarë me pyje në komunën e Zejmenit në Lezhë, ndërsa bëhet e ditur se për shuarjen e flakëve janë angazhuar punonjës të shërbimit pyjor.
(eh/Gre.M/Shqiptarja.com)
