Tritol në makinë, plagoset vëllai i kreut të bandës së Mirditës! Prej 20 vitesh asnjë gjurmë prej tij, në 2000 u dënua përjetë për vrasjen e një polici

MIRDITË- Një 47-vjeçar në Mirditë mbeti i plagosur, pasi u sulmua me lëndë plasëse. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës ne fshatin Malaj, ndërsa në shënjestër ishte Lodovik Syziu 47-vjeç, vëllai i kreut të bandës së Mirditës, Dritan Syziu. Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e pasme të automjetit të parkuar pranë banesës së 47-vjeçarit dhe shpërtheu sapo ky i fundit ndezi makinën.

Nga shpërthimi Lodovik Syziu mori fraktura në disa pjesë të trupit dhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Rrëshenit, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën. Autorët dhe motivet e ngjarjes ende nuk dihen, por policia po heton në dy pista, të shkuarën kriminale të vëllait, por edhe ndonjë konflikt të 47-vjeçarit me banorë të zonës.

Në dëshminë e parë të dhënë pasi ka marrë ndihmën mjekësore, Ledovik Syziu ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për autoret apo shkaqet, por ndërkohë janë thirrur për t’u marrë në pyetje edhe familjarë të tij me qëllimin për të mësuar për ndonjë incident që mund të ketë patur i plagosuri.

Kush është Dritan Syziu?

Dritan Syziu, njihej ndryshe edhe si kreu i bandës së Mirditës I dyshuar si autor i disa ngjarjeve në Mirditë në vitin 1997, ndërsa prej tij prej gati rreth 20 vitesh nuk ka asnjë gjurmë. Syziu është dënuar me burgim të përjetshëm pasi për një ngjarje që ka ndodhur më 28 qershor të vitit 2000, ku mbeti i vrarë punonjësi i policisë, Gjon Paçuku. Këtë vrasje ai e ka kryer në bashkëpunim me 5 persona të tjerë.

Vrasja

Ishin orët e para të mëngjesit  të 28 qershorit të vitit 2000 kur 6 të pandehurit e bandës së Mirditës, Dritan Syziu, Nikollë Syziu, Bardhok Syziu, Tonin Gjoka e Arjan Reçi vendosën që të grabisnin disa pjesë këmbimi për makina të një parkingu pranë ish-SMT-së së qytetit. Autorët pikasen nga roja dhe ky i fundit njofton Policinë. Menjëherë në vendngjarje erdhën efektivat e policisë, të cilët mendonin se kishin të bënin me një vjedhje modeste. Pasi kanë parkuar makinën jashtë ish-SMT-së, u kanë kërkuar anëtarëve të bandës që të dorëzohen. Por autorët kanë qëlluar me armë në drejtim të Policëve dhe aty mbeti i vrarë efektivi Gjon Pacuku dhe u plagosën Nikollë Marku, Bardhosh Jaku e Ndue Çupi.

1719739619_x.jpg

 

Lodovik Syziu dhe kreu i bandës së Mirditës, Dritan Syziu

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vigjilje Krishtlindjes/ Besimtarët kremtojnë lindjen e Krishtit në kishën e Shna Ndout në Laç

Vigjilje Krishtlindjes/ Besimtarët kremtojnë lindjen e Krishtit në kishën e Shna Ndout në Laç