Mirditë/ Iu gjet 17 kg kanabis dhe një armë zjarri në banesë, në pranga një 59-vjeçar

Mirditë/ Iu gjet 17 kg kanabis dhe një armë zjarri në banesë, në pranga një 59-vjeçar

Foto ilustruese

MIRDITË - Një 59-vjeçar në fshatin Kaçinar të Mirditës u arrestua nga policia pasi në banesën e tij iu gjetën 17 kg kanabis dhe një armë zjarri automatik.

Autoritetet finalizuan operacionin e koduar "Kaçinari" ku në bazë të informacioneve arritën të zbulojnë që 59-vjeçari Nikoll Gjeta mbante armë dhe kanabis në banesën e tij.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. Gj., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 17 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa dhe një armë zjarri automatik" - njofton policia.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Armëmbajtja pa leje"

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë