MIRDITE - Fshatrat e Mirditës prej javësh kanë hasur në mungesë të energjisë elektrike e kjo për shkak të vjedhjes së linjës elektrike nga kryeplaku i fshatit Mashter-Kore dhe një tjetër personi me të cilin ai bashkëpunonte.
Dedin Koka, 41 vjeç, kryeplak i fshatit Mashter-Kore në Mirditë dhe Viktor Ndoin 39 vjeç janë arrestuar sot në flagrancë nga policia pasi në bashkëpunim me një tjetër person po vidhnin linjën elektrike të fshatit Nenshet.
Dy personat e arrestuar kanë edhe histori të mëparshme të vjedhjeve. Kryeplaku së bashku me Viktor Ndoin 39 vjeç, herë pas here kishin vjedhur naftën e gjeneratorëve të operatorëve celularë.
Sipas policisë ata janë autorë të shumë vjedhjeve, të cilët me veprimet e tyre kanë lënë pa energji për javë të tëra fshatra të zonës së Oroshit në Mirditë, po ashtu edhe pa sinjal operatorët celularë.
Ndaj tyre është marrë masa e arrestit në flagrancë dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com