Investimi më i madh infrastrukturor në vendin tonë, ai për rrugën e kombit rezulton një dështim. Çdo ditë segmente të ndryshme këtë kësaj rruge po rrezikojnë drejtuesit e mjeteve, pasi përgjatë rrugës vijojnë të shemben masive të dherave dhe gurëve.
Pak Kukësit, situata duket e rëndë edhe në segmentet e rrugës në zonën e Mirditës. Rrëshqitjet e malit kanë vënë në dyshim sigurinë e lëvizjes së mjeteve përgjatë këtij aksi nga Rrësheni deri në Tunelin e Kalimashit.
Ky shqetësim është ngritur në nivele alarmante nga firma kontraktuese për mirëmban e rrugës. Drejtori i kësaj firme Leonard Kiri thotë se nuk ka patur asnjë reagim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ndonëse janë njoftuar në vazhdimësi për gjendjen e rrugës.
Sipas tij nëse nuk do të ketë ndërhyrje, atëherë gjendja do të precipitojë.
Rrëshqitjet e dheut u shfaqen 1 vit më parë kur ndodhi një bllokim i rrugës, por tashmë gjeografia e këtij fenomeni është zgjeruar në përmasa alarmante.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO