MIRDITE- Një sasi eksplozivi është vendosur gjatë orëve të natës në rezervuarin e Komunës Kaçinar në rrethin e Mirditës. Shpërthimi shkaktoi dëmë të mëdha dhe duke lënë pa furnizim me ujë të pijshëm të gjithë fshatrat e kësaj njësie vendore. Lënda plasëse dyshohet të jetë e llojit tritol, ndërsa policia nuk ka ende asnjë të arrestuar mbi këtë vepër penale.

POLICIA : S’KA KARBURANT TE SHKOJE NE VENDNGJARJE
Kreu i Komunës së Kaçinarit, Petrit Bardhi i kontaktuar nga TV A1 Report tha se, kjo ngjarje tregon se kriminaliteti mbetet fenomen i rrezikshëm dhe kërkoj ndërhyrjen e Prokurorisë dhe të policisë për vënien para drejtësisë të autorevë të kësaj vepre. Zoti Bardhi shtoi me tej se mbi kete ngjarje ka njoftuar policine e qarkut të Lezhës por qe kjo e fundit i ka kthyer përgjigje se nuk ka karburant që të shkohet gjer atje.

7 FSHATRA PA UJE TE PIJSHEM

Burime nga vendi i ngjarjes tregojnë se shpërthimi ka qënë i fuqishëm por fatmirësisht nuk ka sjellë dëme ne njerëz. Si pasojë e këtij akti kriminal kanë mbetur pa ujë të pijshëm 2133 banorë të shpërndarë në 7 fshatra ndërsa po hetohet në disa pista për gjetjen e autorëve, të cilët nuk kanë kursyer as marrjen e një depozite prej 10 kuintalesh metali. Ujësjellësi i zonës ishte ndërtuar vetëm para 7 vitesh, por që herë pas herë sipas kryekomunarit ka pasur konflikte pronësie mbi këtë vepër.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)