MIRDITË - Zona e Kthellës në Mirditë tashmë do të jetë Park Natyror Rajonal. Larmia natyrore, shpellat karakteristike, monumentet e shumta natyre qe ndodhen në këtë zonë si dhe si dhe zakonet e bukura unike Mirditore ka nxitur qarkun e Lezhës për marrjen e këtij vendimi. Në inaugurimin e Parkut Natyror të Kthellës kanë marrë pjesë autoritet vendore, si dhe përfaqësues të shoqatave mjedisore të cilët e kanë vlerësuar peizazhin që të ofron kjo zonë si unike në të gjithë vendin tonë.

Drejtori i Kulturës në Mirditë Gjergj Marku i ka konsideruar sipërfaqet pyjore të Mirditës si tepër të veçanta, duke tërhequr vëmendjen e shumë turistëve vendas dhe të huaj.

mirdite
mirdite
 Foto të tjera 
mirdite
mirdite
Në Kthellë është prezantuar edhe Folku, gastronomia si dhe kultura e kësaj zonë të cilët janë një simbioze e bukur me Parkun Rajonal, që sëbashku tentojnë të kenë një tërheqje më të madhe të vizitorëve dhe turistëve.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)