Mirel Josa e 'lë topin' te drejtuesit: Kam kërkuar përforcime, me Partizanin vlejnë tri pikët

Mirel Josa e 'lë topin' te drejtuesit: Kam kërkuar përforcime, me Partizanin vlejnë tri pikët

Mirel Josa, trajneri i Vllaznisë

Partizani dhe Vllaznia luajnë nesër në 16:00 në kompleksin e të kuqve në kryeqytet. Dueli vlen për javën e 16-të të Superligës, teksa para mediave ka folur trajneri i shkodranëve, Mirel Josa. 59-vjeçari ka treguar se ndaj kryesuesve të kampionatit vlejnë vetëm tri pikë.  

 “Partizani? Në fillimin e vitit duhet të përballemi me Partizanin, skuadrën kryesuese të kampionatit. E vetmja gjë që do ndryshoj është rikuperimi i Shehit i cili me shumë mundësi do të jetë në lojë nesër dhe pjesa tjetër e skuadrës do të jetë e njëjta. Luajmë me një rival që ka treguar ngritje gjatë pjesës së fundit të kampionatit", tha trajneri Josa.

Më pas trajneri Josa ceku edhe pjesën e renditjes, me trajnerin që kërkon mos lërë pikë rrugës. Gjithashtu edhe stërvitja në bar artificial është përmendur nga Josa.

"Renditja? Jemi në një pozicion të mesëm dhe na interesojnë pikët, është një ndeshje që të dy ekipet do të dëshirojnë ta fitojnë. Gjatë periudhës së fundit jemi stërvitur në fushë pothuajse të njëjtë me atë të Partizanit, është një gjë e re dhe do shkojmë të luajmë dhe të ambientohemi", vijoi Josa.

Më pas tekniku nuk mund të mos pyetej edhe për merkaton e janarit, me Vllazninë që ende nuk ka bërë asnjë afrim. Për Josën afrimet duhet të jenë të studiuara në një moment të tillë. Kësisoj, trajneri pranon se i ka bërë disa propozime klubit.

"Merkato? Jemi në një periudhë lëvizjesh lojtarësh, nuk dua të flas për lojtarë të veçantë, kam biseduar me klubin, Heriç është kontigjenti i klubit. Lojtarët e Vllaznisë më kanë dhënë besim, por duhet të rikuperon ashtu si Latifi i cili është stërvitur, por ka ndjerë dhimbje. Kemi punuar që të sjellim lojtarët të rinj, por varet nga marrëveshja që arrihet mes klubit dhe atyre. Unë kam bërë propozime për përforcime dhe klubi është në diskutime, nuk ia vlen të diskutohet kur s’ka asgjë konkrete. Unë skam përplasje me asnjë lojtar, nëse bën punën ashtu siç dua unë bujrum le të luajë, nëse jo, unë nuk mund të spekuloj në kurriz të skuadrës sepse është e gjitha që luan dhe jo një individ”, përfundoi trajneri kryeqytetas. Me 22 pikë, Vllaznia mban vendin e pestë në klasifikim.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë