Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa kur u prezantua te Besa F.C. në qershor 2024

Mirel Josa nuk është më trajner i Besës! Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i FC Besa përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksohet se trajneri Mirel Josa dhe klubi kanë marrë vendimin për të ndërprerë bashkëpunimin me konsensus të dyanshëm.

Në deklaratën e klubit, shkruhet:
"Faleminderit Mirel Josa! FC Besa dhe trajneri Mirel Josa kanë vendosur me konsensus të ndërpresin bashkëpunimin. FC Besa e falënderon trajnerin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe bashkëpunimi."

Josa e mori drejtimin e ekipit të Besës në fillim të sezonit dhe qëndroi në pankinën e skuadrës për 12 ndeshje. Gjatë kësaj periudhe, skuadra ka arritur rezultate të mira, duke fituar një mesatare prej 2.33 pikësh për ndeshje, dhe ka renditur ekipin në vendin e 3-të të Kategorisë së Parë. Kjo tregon një periudhë të suksesshme të trajnerit, edhe pse tani marrëdhënia ka përfunduar.

Për momentin, nuk është bërë e ditur emri i trajnerit të ri që do të marrë drejtimin e skuadrës.

1735140711_besamireljosa.JPG

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale