Kategoria e Parë e futbollit ka zhvilluar raundin e 14-të. Të hënë u zhvilluan dy ndeshjet e fundi, me Vorën që mposhti Flamurtarin dhe merr kreun e renditjes. Besa dhe Pogradeci barazuan pa gola në Rrogozhinë.
Vora 3-2 Flamurtari
Ndeshja nisi mirë për vendasit, që gjetën avantazhin me Ruzgis. Takimi u ndërpre për disa minuta pas një përplasjeje midis dy tifozerive. Me rifillimin e lojës është sërish Ruzgis, që shënon golin e dytë për Vorën.
Flamurtari reagon dhe rihap ndeshjen me Oshafin, që shënon në minutat shtesë të pjesës së parë. Në pjesën e dytë është Beqja që shënon golin e barazimit për vlonjatët dhe kthen ekuilibrin.
Ruzgis shënon sërish një gol shumë të bukur, të tretin personal dhe i jep fitoren skuadrës së Bellait. Vora fiton 3-2 këtë duel direkt dhe tashmë ngjitet e vetme në krye të Kategorisë së Parë me 34 pikë.
Besa 0-0 Pogradeci
Kavajasit nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola ndaj Pogradecit, në sfidën e luajtur në Rrogozhinë. Besa protestoi për një gol të anuluar, me topin që e kishte kaluar vijën.
Besa me 32 pikë ndan vendin e dytë me Flamurtarin. Nga ana tjetër ky barazim e mban skuadrën liqenore në vendin e gjashtë me 19 pikë të grumbulluara.
Kategoria e Parë, java 14-të:
E shtunë, 30 nëntor 2024
Apolonia 2-3 Kukësi
Burreli 0-0 Korabi
Erzeni 1-1 Valbona
Lushnja 2-0 Kastrioti
E hënë, 02 dhjetor 2024
13:30 Besa 0-0 Pogradeci
13:30 Vora 3-2 Flamurtari
Renditja:
Komente

