Mirela Kumbaro prezanton
drejtoreshën e Arkivit Q. të Filmit

Mirela Kumbaro prezanton<br />drejtoreshën e Arkivit Q. të Filmit<br>
Emërimi i Iris Elezit si drejtoreshë e Arkivit Qendror të Filmit do të ndryshojë edhe fokusin e Ministrisë se Kulturës për mënyrën si do të funskionojë ky institucion.

Kështu është shprehur ministrja Mirela Kumbaro gjatë prezantimit që i bëri Elezit përpara stafit të Arkivit:

“Jemi ne që duhet të bëhemi mjaftueshëm atraktivë, mjaftueshëm interesantë, mjaftueshëm provokues për të tërhequr grupmosha të ndryshme”, deklaroi ministrja Kumbaro.
Elezi që e mori detyrën pas dorëheqjes së Elvira Diamantit, ka folur për objektivat në deyrën e re.

Iris Elezi është regjisore e filmit “Bota” dhe është vlerësuar me një sërë çmimesh. Gjatë kohës që drejtonte Diamanti, Elezi ka qenë pjesëmarrëse në projektet e restaurimit të filmave shqiptarë së bashku me bashkëshortin e saj Thomas Logoreci.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari