Mirela Liço pas 25 vitesh
kthehet me koncert në TKOB

Mirela Liço pas 25 vitesh<br />kthehet me koncert në TKOB
TIRANE- Artistja kthehet në atdhe pas 25 vitesh. Mirela Liço violinistja e njohur durrësake, që ka punuar në orkestrat më të mira të Italisë, do të ngjitet pas një mungese të gjatë me një koncert për violinë në skenën e Teatrit të Operës.

Koncerti i saj vjen në në vijim të aktiviteteve artistike të sezonit artistik të TKOB dhe do të mbahet më 4 maj në orën 20.00, ku violinistja Liço do të interpretojë dy pjesë nga Felix Mendelssohn: uvertura “Hebridet" dhe koncert për violinë, Op 64.

Pjesë e programit do të jetë edhe Simfonia Nr 38 nga Mozart. Orkestra Simfonike e TOB do të drejtohet nga Maestro Giancarlo de Lorenzo, i cili rikthehet përsëri në drejtimin e orkestrës tonë pas suksesit me operën “La Traviata”. Uvertura “Hebridet” ka dy tema kryesore; notat e para parashtrojnë vizitën e kompozitorit në shpellë dhe më pas vijon me rrëfimin lirik i cili ka një fuqi sugjestionuese dhe tregon për bukurinë mahnitëse të pamjes që ai shikon dhe nxit lindjen e ndjenjave të vetmisë dhe meditimit.

Tema e dytë ndërkohë përshkruan lëvizjen e detit dhe përplasjen e valëve. Koncerti për violinë, Op. 64, është vepra orkestrale e fundit e madhe e Mendelssohn. Është një nga pjesët më të rëndësishme të repertorit për violinë dhe më të interpretuara në të gjitha kohërat.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni