Mirela Milori Lë Zërin e
Amerikës për ABC News

Mirela Milori Lë Zërin e<br />Amerikës për ABC News
Spikerja e njohur e lajmeve Mirela Milori do të kthehet në Shqipëri, pas eksperiencës së saj disa vjeçare në Zërin e Amerikës. Kështu kemi mësuar nga burime të sigurta, të cilat kanë konfirmuar se gazetarja tashmë do të jetë pjesë e një ekrani shqiptar.

mirela milori

Mësohet se Milori do të kthehet për të qenë spikerja kryesore në “Abc neës”, pasi më parë, para largimit për në Amerikë ka qenë një nga figurat kryesore lajmeve në ekranin e TV Klan. Kohë më parë në një ng amediat e shkruara lidhur me rikthimin e saj gazetarja ka thënë se;

“Rikthimi im në Shqipëri nuk lidhet me çmimin e ofertës që mund të kem! Nuk orientohem nga paga në një ofertë pune! Klima e mirë në ekip dhe profesionalizmi janë dy elementët thelbësorë kur mendoj për ofertat e punës. Paga vjen mbas tyre”. Mirela është divorcuar nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka edhe një djalë të vogël 7 vjeçar.

Redaksia Online
(J.H/xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn