Mirela Oktrova ekspozon
fotot nga lufta e Kosovës

Mirela Oktrova ekspozon <br />fotot nga lufta e Kosovës
TIRANE - Ekspozita “Fate në Luftë”, kushtuar luftës së Kosovës dhe tmerrit që ajo la pas, vjen nëe Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë përmes objektivit të autores, Mirela Oktrova. Në përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO në Kosovë, 12 qershor 1999, Oktrova raportonte për median prestigjioze gjermane Deutche Velle nga kampet e refugjatëve të Kosovës dhe Maqedonisë.

Rreth 100 fotografi pikërisht nga ajo kohë prezantohen në ekspozitën e çelur së fundi nga Mirela Oktrova. Vet autorja shprehet se nuk pretendon për fotografi artistike më tepër sesa për të sjellë dëshmi rrëqethëse që kujtojnë tmerrin e përjetuar nga shqiptarët në luftën e Kosovës si dhe ankthin pas saj.

Mirela Oktrova mban titullin doktor i shkencave dhe ka dhënë ndër vite një kontribut të madh në fushën e gazetarisë së shkruar dhe asaj televizive, skenarëve dhe filmave dokumentare e deri tek botimet e ndryshme me karakter studimor sa i takon gazetarisë radiofonike, televizive dhe shtypit në Shqipëri dhe në Kosovë.

(dhh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)