Miriam Cani, mbështet Rona Nishliun në Eurosong

Miriam Cani, mbështet Rona Nishliun në Eurosong
Pas performancës së Rona Nishliut në Eurovizion, komentet kanë qenë të shumta dhe të shumëllojshme. Një prej tyre ka qenë edhe këngëtarja, Miriam Cani. Në faqen zyrtare në Facebook, Cani ka shprehur komplimeta për Nishliun dhe ka kritikuar ata qe e nuk e kanë vlerësaur performancën e saj. “Duke lexuar pak përshtypjet e kombit tonë për këngën e Eurovisionit, më vjen realisht keq dhe më duket e pabesueshme që në këtë rast armiku më i MADH i vendit tonë jemi VETË NE!”. “Komplimente nga shtetet e huaja dhe sulmi vjen nga vendi ynë! Sa kohe do duhet të hapen sytë… shumë kohë…”, ka shkruar Mirjami. “Looku i Ronës? Moderne dhe perëndimore… Ky quhet stil unik… Interpretimi? Të lë pa fjalë.. Një artiste që në kohën e sotme quhet ARTISTE!!!!!!!!!”, ka shkruar më tej këngëtarja shqiptare.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën