Miriam Cani nxjerr detaje nga puna me Ajola Xoxën: Ajo është artiste në shpirt

Miriam Cani nxjerr detaje nga puna me Ajola Xoxën: Ajo është artiste në shpirt

Miriam Cani është një nga këngëtaret e dashura të publikut shqiptare edhe pse ajo ka preferuar të mos jetë shumë aktive në  muzikë, po aq sa partneri i saj Alban Skënderaj. Kohët e fundit Miriami i është dedikuar televizionit.

Megjithatë ajo kujdeset që prodhimet e saj muzikore të jenë të kuruara deri në detaje.

Këngëtarja Miriam Cani ka treguar në një intervistë për ‘Revistën Class’ ndër të tjera dhe për bashkëpunimin e saj me Ajola Xoxën, e cila ishte regjizorja e klipit ‘Meteor’

‘Bashkëpunimi me Ajolën ka qenë shumë i bukur dhe padyshim një nga projektet e mia më të veçanta në Shqipëri. Ajola është artiste në shpirt dhe në mendje dhe ka punuar me shumë pasion dhe frymëzim mbi këtë projekt. Më ka bërë si rrallë herë këtu në Shqipëri të bëj vetëm "punën e artistit". Është marrë me çdo detaj dhe ka qenë super e përpiktë gjatë realizimit të klipit ndaj dhe rezultati ka qenë i shkëlqyer. Jam ndjerë shumë e qetë gjatë punës me të dhe për një artist kjo është një nga gjërat më të rëndësishme për të sjellë rezultatet maksimale në performancë. Do mbetet gjithmonë një nga projektet e mia më të veçanta.’ është shprehur Miriam Cani.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj Kevin Hajrullës, autorët lëvizën me makinë me targa italiane të vjedhura! S’u gjetën në mjetin e djegur

Atentati ndaj Kevin Hajrullës, autorët lëvizën me makinë me targa italiane të vjedhura! S’u gjetën në mjetin e djegur