Miriam Cani rikthehet në skenat gjermane

Miriam Cani rikthehet në skenat gjermane
Këngëtarja nga Elbasani, Miriam Cani ka performuar në kanalin prestigjoz ZDF, këngën e saj “Bring thë rain”. Këngëtarja ka qenë e ftuar në një event të përvitshëm i cili organizohet në Gjermani, ku është pritur shumë ngrohtë nga publiku gjerman.

Publiku e ka shoqëruar të gjithë performancën e Miriamit me duartrokitje, ndërkohë që vetë këngëtarja duket se e ka shijuar të gjithë performancën e saj që përbën edhe rikthimin në skenat gjermane pas një pauze të gjatë. Miriam Cani u bë e njohur për publikun gjerman që në moshën 18-vjeçare me pjesmarrjen e saj me grupin “Preuluders” me të cilin arriti të triumfonte në programin “Pop Stars”.

Prej disa vitesh Cani është zhvendosur në Shqipëri ku veç muzikës është marrë edhe me prezantimin dhe konurset muzikore. Për dy vjet Miriami ka qenë pjesë e jurisë së “Thë Voice of Albania” në Top Channel. Së shpejti pritet edhe një dasëm e këngëtares nga Elbasani me kantautorin e njohur Alban Skënderaj me të cilin bashkëjeton prej vitesh.

Ende nuk bëhet e ditur nëse rikthimi i Miriamit në Gjermani do të jetë i përkohëshëm apo do të shoqërohet edhe me këngë të tjera për vendin në të cilin Miriami hodhi bazat e karrierës së saj muzikore.

miriam cani

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!