Miriam Cani sërish nuse
një princeshë e vërtetë!

Miriam Cani sërish nuse<br />një princeshë e vërtetë!
Fillim viti për këngëtaren Miriam Cani duket se ka qenë i mbarë.

Vetëm pak ditë më parë, Miriami ka veshur sërish fustanin e nusërisë duke qenë imazhi i linjës së fustaneve për koleksionin 2014 për një nga sallonet më të njohura të Tiranës.



Edhe pse, akoma nuk e dimë se kur do ta vesh fustanin e nusëris për kurorëzimin e martesës së saj me këngëtarin Alban Skënderaj, një lidhje tashmë e konsoliduar, tashmë fansat e saj kanë njohur një princeshë të vërtetë dhe plot sharmë.

“Backstage për Lili Sposa 2014”, shkruan këngëtarja në rrejtin social “facebook”, ndërsa ka publikuar disa imazhe nga foto-sesioni që mund të publikohet shpejt shoqëruar bashkë me një klip në “youtube” ku tregon me detaje emocionet e të qenit një nuse tipike shqiptare.



Vetëm një vit më parë, Miriam Cani u prezantua magjishëm edhe në fustanet e nusërisë të punuara nga “Lili Sposa” për vitin 2013.

Imazh i të njëjtës kompani ajo do të jetë sërish, ndërsa do të vesh fustanet e dizajnuara për vitin 2014.

Çifti Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, vitin që lamë pas kanë sjellë për publikun risi në tregun muzikor duke qenë çifti më “in” i skenës shqiptare përsa i përket tregut muzikor dhe imazhit të shumë komanive në Shqipëri.

Përveç të qenit një imazh perfekt, Miriam Cani po punon fortë për të sjellë në pranverë një sërë projektesh përsa i përket muzikës, projektet që pritet të finalizohen jashtë trojeve shqiptare.



Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

31/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin