Mirlind Daku mori megafonin dhe i ofendoi, reagon Federata e Maqedonisë së Veriut: Sjellje e papranueshme, të kërkojë falje publike

Mirlind Daku mori megafonin dhe i ofendoi, reagon Federata e Maqedonisë së Veriut: Sjellje e papranueshme, të kërkojë falje publike

Mirlind Daku

Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut ka reaguar për Mirlind Dakun, sulmuesin e Kombëtares që pas ndeshjes 2-2 me Kroacinë mori megafonin dhe iu drejtua Tifozave Kuq e Zi, me thirrje nacionaliste, kjo sipas Federatës në vendin fqinj.

Të papranueshme, kështu i quan FFM-ja thirrjet në reagimin e Dakut, duke kërkuar një ndjesë publike.

"Shprehim shqetësimin tonë të thellë dhe dënojmë thirrjet nacionaliste të futbollistit të Shqipërisë Mirlind Daku drejtuar kundër shtetit të Maqedonisë pas ndeshjes së djeshme ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë në Kampionatin Europian.

Një sjelljee tillë është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat bazë të sportit dhe respektit të ndërsjellë që promovon futbolli.

Sporti, veçanërisht futbolli, është baza e një bashkëpunimi dhe respekti ndërmjet Kombësive të ndryshme. 

Retorika nacionaliste, megjithatë, i minon këto parime, duke nxitur ndarjen dhe armiqësinë midis tifozëve dhe shoqërive.

Parimet politike janë të përfshira në rregulloret e shoqatave ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA. Federata e Futbollit të Maqedonisë do t'i dërgojë një letër zyrtare UEFA-s për këtë sjellje skandaloze.

I bëjmë thirrje futbollistit shqiptar Mirlind Daku që të kërkojë falje publike për sjelljen e tij dhe për dëmin që ka shkaktuar.

Gjithashtu u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë këtë incident dhe të marrin masat e duhura disiplinore për të përforcuar standardet e sjelljes që priten nga të gjithë sportistët.

Angazhimi ynë për të promovuar unitetin, respektin dhe lojën e ndershme në sport mbetet parësor", thuhet në reagimin e FFM-së.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arjan: 21/06/2024 09:49

    Aj futbollist ne qoftese mund ta quajme keshtu .te na e tregoje me futboll Politiken e nacionalizmin e ban dikush tjeter .............

    Përgjigju
  • Montreali: 21/06/2024 07:22

    Meriton nje denim shembudhore qe te mesojne edhe te tjeret eshte shqetsuse kure keto thirrje i degjon nga nje sportist

    Përgjigju
    • Daku: 21/06/2024 13:34

      Shembullore jo shembudhor o serb muti

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë