‘Mirupafshim’ koronavirus, Praga feston ‘fitoren’ me një banket në urën ‘Charles’

‘Mirupafshim’ koronavirus, Praga feston ‘fitoren’ me një banket në urën ‘Charles’

Pas një ftese në rrjetet sociale, mijëra njerëz shtruan një banket të madh, rreth 500 m të gjatë, mbi urën historike ‘Charles’, në Pragë për të festuar ‘fundin’ e pandemisë në Çeki.

Përkundër paralajmërimit të OBSH-së se ‘më e keqja nuk ka ardhur ende’, pjesëmarrësit në festime nuk ruajtën as distancimin fizik dhe nuk ishin të pajisur me maska.

Ondrej Kobza, organizator i festës,  i tha agjencisë së lajmeve AFP se "Ne duam të festojmë fundin e krizës së koronavirusit duke i lejuar njerëzit të takohen dhe të tregojnë se nuk kanë frikë”.

Me 12 mijë infeksione dhe 350 vdekje për 10 milion banorë, Republika Çeke ka arritur të përmbajë Covid-19 duke imponuar masa të rrepta izolimi dhe bllokimi, të cilat u hoqën vetëm javën e kaluar, por në vend po regjistrohen ende raste të reja, të paktën 20 u raportuan dje në kryeqytet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare